Nitrati i natriumit ()është komponim kimik me formulë NaNO3. Kjo kripë nitrate e metalit alkalin njihet edhe si Shalitra e Kilit (sepse rezerva të mëdha të kësaj kripe gjenden në Kili) , që dallon nga shalitra e zakonshme, Nitrati i Kaliumit. Minerali i tij njihet si nitratina, nitratiti ose nitri.

nitrati i natriumit
Formula kimike:
NaNO3
Masa molare:
84.9947 g/mol
Duket:
Pluhur i bardhë ose kristal pangjyrë
Shija:
Ëmbël
Dendësiteti:
2.257 g/cm3, i ngurtë
Pika e shkrirjes:
308 °C
Pika e vlimit:
380 °C
Tretshmëria në ujë:
73 g/100 mL (0 °C)
91.2 g/100 mL (25 °C)
180 g/100 mL (100 °C)


Nitrati i natriumit është kipë e ngurtë me ngjyrë të bardhë dhe është shumë i tretshëm në ujë. Përfitohet lehtë nga joni nitrat (NO3-), që përdoret në shumë reaksione kimike, i cili është prodhuar në industri për krijimin e fertilizerëve, mjeteve piroteknike, bombave tymore, xhamave, mbrojtësve të ushqimit (veçanërisht mishit) dhe lëndëve të ngurta për raketa. Për këto qëllime është nxjerrë kjo kripë.

Historia

Redakto

Dërgimi i parë i shalitrës peruviane në Evropë, kishte mbërritur në Angli mes viteve 1820-1825, menjëherë pas pavarësimit të vendit nga Spanja, por s'kishte blerës, kështu që ishte hedhur në det për t'iu shmangur taksave doganore[1][2]. Me kohë, nxjerrja e shalitrës jug-amerikane u bë biznes fitimprurës (më 1859, vetëm Anglia kishte marrë 47,000 tonë). Kili luftonte kundër aleatëve të Perusë dhe Bolivisë, në Luftën e Pacifikut (1879-1884) dhe mori rezervat më të pasura me shalitër. Më 1919, Ralph Walter Graystone Wyckoff përcaktoi strukturën kristalore të këtij minerali duke përdorur Rrezet X.

Përfitimi

Redakto

Grumbujt më të mëdhenjë të nitratit të tillë natyror janë gjetur në Kili dhe në Peru, ku kripërat nitrate janë të lidhur me rezervat minerale dhe njihen me emrin mineralet kalishe[3].

 
struktura molekulare e nitratit të natriumit

Nitrati i natriumit, në industri përfitohet duke i shtuar acidit nitrik, karbonat natriumi ose bikarbonat natriumi:

2 HNO3 + Na2CO3 → 2 NaNO3 + H2O + CO2
HNO3 + NaHCO3 → NaNO3 + H2O + CO2

ose duke i shtuar hidroksid natriumi (reaksioni është shumë ekzotermik):

HNO3 + NaOH → NaNO3 + H2O

Ose vetëm kur natriumi reagon me acid nitrik:

2 HNO3 + 2 Na → 2 NaNO3 + H2

Reaksioni është i rrezikshëm.

Përdorimi

Redakto

Nitrati i natriumit mund të kombinohet me acidin sulfurik dhe acidin nitrik të distiluar. Në presion të ulët dhe në temperaturë të ulët ka zbërthim të ulët. 2 mole acid nitrik me 1 mol acid sulfurik japin temperatura shumë të larta, zbërthim shumë të shpejtë dhe krijohet një sulfat neutral i ngurtë që vështirë largohet.

Nitrati i natriumit gjithashtu është një aditiv ushqimi, që përdoret si mbrojtës dhe rregullues ngjyre te mishi i konzervuar. Nitrati i natriumit duhet të dallohet nga nitriti i natriumit, që edhe ai është aditiv ushqimi.

Problemet shëndetësore

Redakto

Studimet kanë treguar një lidhje mes rritjes së niveleve të nitrateve dhe rritjes së vdekjeve nga sëmundjet e rënda si: sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e diabetit, kanceri i stomakut dhe sëmundja e Parkinsonit: me gjasë duke ndikuar te nitro-aminat e ADN-së[4].

Shih edhe

Redakto

  Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

Referime

Redakto
  1. ^ S. H. Baekeland "Några sidor af den kemiska industrien" (1914) Svensk Kemisk Tidskrift, p. 140.
  2. ^ Friedrich Georg Wieck, Uppfinningarnas bok (1873, Swedish translation of Buch der Erfindungen), vol. 4, p. 473.
  3. ^ Stephen R. Bown, A Most Damnable Invention: Dynamite, Nitrates, and the Making of the Modern World, Macmillan, 2005, ISBN 0-312-32913-X, p. 157.
  4. ^ De La Monte, SM; Neusner, A; Chu, J; Lawton, M (2009). "Epidemilogical trends strongly suggest exposures as etiologic agents in the pathogenesis of sporadic Alzheimer's disease, diabetes mellitus, and non-alcoholic steatohepatitis". Journal of Alzheimer's Disease. 17 (3): 519–29. doi:10.3233/JAD-2009-1070. PMC 4551511. PMID 19363256. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)