Nora e Kelmendit ishte një fisnike shqiptare e shekullit të 17-të që është shndërruar tashmë në legjendë për bukurinë dhe trimërinë e saj.[1]

Ajo njihet edhe si "Helena e Shqipërisë" për bukurinë si dhe për faktin që shkaktoi një luftë të madhe. Eshtë quajtur gjithashtu Brünhilde shqiptare, pasi ajo vetë luftëtarja grua më e rëndësishme e historisë së Shqipërisë.[2] Ekzistojnë dy versione të Norës legjendare: të dyja përfundojnë me Norën që vret një Pasha të Ushtrisë Osmanë, i cili kishte premtuar se do ta bënte Malësinë hi në qoftë se Nora nuk do bëhej gruaja e tij.[3]

Legjenda Redakto

Ngjarjet ndodhin rreth vitit 1637,[4] ndërsa sipas burimesh më të vjetra gjatë përplasjes së fisit Kelmendi me Osmanët në 1638 ose 1639.[5] I ati i Norës, një luftëtar fisnik, donte një djalë që ta ndihmonte atë të luftonte kundër Perandorisë Osmane. Kur Nora lindi, ai e braktisi atë në një jetimore. Motra e tij (halla e Norës), duke i ditur veprimet e të vëllait e adoptoi Norën dhe e rriti atë si një djalë. I ati i Norës nga dëshira për ta trajnuar e për ta bërë luftëtar, dhe duke menduar që ky ishte djali i adoptuar i të motrës, vendosi ta trajnojë si luftëtar, pa e ditur që po trajnonte të bijën e vet. Kur Nora u rrit, ajo u bë vajza më e bukur e Malsisë. Thuhej se ajo ishte aq e bukur sa një Zanë e vërtetë mali. Fama e bukurisë së saj u përhap nëpër tërë vendin. Një pasha që banonte në RozafatShkodrës, dëgjoi për të. Një ditë, Nora zbriti në qytet me prindërit e saj. E pashai doli nga kalaja dhe ra në dashuri me Norën sapo ia vuri sytë.[6][7]

Duke qenë nga Bosnja, e clia ka tradita të ngjashme me ato të Shqipërisë, pashai donte të martohej me ligjet shqiptare të Kanunit, që do të thoshte që ai do të dërgonte një njeri i besuar te shtëpia e Norës e të kërkonte dorën e saj. Megjithatë, familja e Norës u përgjigj se Kanuni shqiptar nuk i lejon martesat e vajzave me jo-Shqiptarë. E pashai nuk ishte e mësuar me të tillë refuzime dhe ndërkaq mbante një harem të madh. Ai turfulloi: "Ose Nora do të bëhet gruaja ime, ose unë do ta djeg gjithë Malsinë e do e bëj shkrumb e hi." E pashai pastaj udhëhoqi ushtrinë e tij dhe e rrethoi Malsinë. Nora kishte provuar të ishte luftëtare, por tani ajo kishte për detyrë të provonte se ishte edhe e mençur, dhe për këtë duhet të kursente Malsinë nga shkatërrimi. Kështu që ajo hartoi një plan për të vrarë pashain boshnjak.[6][7]

Ka dy versione të ngjarjes. Në versionin e parë, Nora pretendon se do të martohet me pashain pa lejen e familjes së saj. E veshur me xhubletë, ajo shkon në çadrën e pashait. Pashai, sapo sheh Norën, bie në gjunjë dhe filloi të lutet, duke besuar se Nora ishte një dhuratë e vërtetë nga Allahu i Plotfuqishëm për shërbimet e tij për Atë. E pashai urdhëron trupat e tij të pushojnë dhe të përgatiten për t'u kthyer në Shkodër. Ushtarët, gjithe qejf, hedhin armët e tyre dhe fillojnë e festojnë duke futur hundët e tyre nëpër thesa me hashash. Kur cdo gje ishte e qetë rreth çadrës së pashait, Nora nxjerr kamën që babai i saj i kishte dhënë me vete dhe që kish kaluar nëpër shumë breza të familjes (kjo kamë kishte fuqi magjike, sepse asnjë njeri që e kish mbajtur në dorë s'kish vdekur nga plagët e shkaktuara nga kundërshtarët — shumë e pazakontë në atë kohë dhe në atë rajon të trazuar) dhe ia ngul atë pashait, e shkelmon në pjesën e pasme të kokës, dhe ia zë frymën, kështu që ai nuk mund të bërtiste. E pashai ra mbi tij tapetin Persian. Në këtë pikë Nora nuk mund ta godiste më me thikë, pasi për shqiptarët është turp të godasin dikë që nuk është në këmbë. Nora ikën dhe, siç ish planifikuar, ushtria e Malsisë sulmon Osmanët, dhe fiton përkohësisht mbi ta. Kurse pashai i mbijetoi plagët e tij, mblodhi ushtarët dhe ndoqi Norën deri në shtëpi, ku Nora e vret në duel.[6][7]

Në një version të dytë të legjendës, Nora nuk shkon në çadër. Kur ushtritë luftojnë, disa nga Osmanët shkëputen nga trupi i ushtrinë për të sulmuar fshatrat. Nora udhëheq një ushtri prej 300 grash kundër Osmanëve qe ishin duke djegur, plackitur e dhunuar, i del përpara pashait dhe e vret në një duel. Në të dyja versionet, Nora vret pashain në një duel të drejtë. Në dy versionet emri i pashait është Vutsi Pasha nga Bosnja.[6][7]

Ngjarjet historike Redakto

Burimet historike japin një version më pak folklorik dhe përqendrohen më shumë në betejën e vazhdueshme prej mbi një dekadë mes Osmanëve dhe malësorëve të Kelmendit, fillimisht për shkak të bashkëpunimit të tyre me malazezët, dhe famës së tyre si malësorët më kokëfortë në mes të fiseve shqiptare, në vend të portretit të Norës apo heroinave të tjera, edhe pse keto burime përmendin se gratë kanë luftuar bashkë me burrat. Sipas Pjetër Bogdanit, në Cuneus Prophetarum, ishin rreth 500 kelmendas që sulmuan ushtrinë Osmane prej 12,000 forcash. François Lenormant në veprën Turcs et Monténégrins (Paris, 1866) përmend një ushtri Osmane prej 30,000 burrash kundër 900 kelmendasve, ndërsa konflikti fillon në vitin 1624 dhe kulmon në vitin 1638.[8] Një tjetër përshkrim vjen nga Ati F. Arcangelo da Salto, teolog dhe këshilltar i Savojës dhe konsulent nga selia e Shenjtë, që përmend rreth 700 kelmendas, dhe 4,000 viktima Osmane, në botimin Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuolo Riformato, vol.II, Venecia, tetor 1722.[9]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Edi Shukriu (2000). Gra të shquara shqiptare. Vëll. 1. Prishtina: Teuta. fq. 36. OCLC 630465842. Marrë më 9 nëntor 2013.
  2. ^ Rad ... Kongresa Saveza folklorista Jugoslavije., 1980 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Antonia Young (1 gusht 2001). Women Who Become Men: Albanian Sworn Virgins. Dress, Body, Culture. Berg Publishers. fq. 113. ISBN 978-1859733400. Marrë më 9 nëntor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Österreichische Osthefte, 1992 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Cuneus Prophetarum, 1685, Cusc mundetè me i raam mboh se ma i vobek kjè Vucia Pascia , issiλi pèr tè mbèleξè gni uscterij 12. mije vettesc , nuk' i mbastuenè sciumè miliogn aar , se Kelmendasitè tanè , te sijtè me gniεaan' ;Eja cusc ansctè trim, mbèleξ unè affere 500. vettèvraanè Vucie Pascenè , vjetit se Chrisctit 1639. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d Robert Elsie (30 maj 2015). The Tribes of Albania: History, Society and Culture. I.B.Tauris. fq. 35–. ISBN 978-1-78453-401-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Antonia Young (1 gusht 2001). Women Who Become Men: Albanian Sworn Virgins. Bloomsbury Academic. fq. 113. ISBN 978-1-85973-340-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ François Lenormant (1866). Turcs et Monténégrins. Paris. fq. 124–128. Marrë më 11 nëntor 2013. Pendant que la gouverneur de Scutari réduisant ainsi a l'obeissance une partie de la population tserno-gortse, le pahca d'Ipek, uni a moudir de Goussinie, attaquait leurs allies schkypetars les Clementi. Repousse. il implora de la Porte les mouens d'ecraser les montagnards de des bords du Zem. L'annee suivante, en 1624, la crainte qu insiraient les Montenegrins etant calmee, un ordre de Constantinople fit marcher simultanement contre les Clementi les Pacha de Scutari et d'Ipek. ainsi que le vizir de Bosnie, a la tete d'une armee de 30,000 hommes. Les troupes ottomanes se rasemblerent aupres de Scutari et s'avancerent en remontant la vallee du Zem. Feignant, par une ruse de guerre, d'etre epouvantes a la vue du nombre de leurs ennemis, les montagnards de cette intrepide tribu prirent la fuite et attirerent les Turcs jusqu'a un endroit appele Jamara, ou se reunissent las deux branches du Zem et ou l'armee du Sultan se trouva tout a coup arretee par un pont que les Clementi avaient coupe.
    ...
    les muslumans se debanderent bien vite et se sauverent a toutes jambes pendant plusieurs lieues, laissant 6,000 morts sur le champ de bataille. Le vizir de Bosnie avait donne le premier l'example de la fuite. Quant aux Clementi, leur perte avait ete presque nulle. Les traditions du pays pretendent meme qu'ils n'avaient eu que 900 hommes engages dans ce combat, avec un certain nombre de femmes, de vieillards er d'enfants.
    ...
    Ceux-ci resterent plusieurs annees sans ceder, Mais a la fin leurs provisions s'epuiserent; leurs bestiaux furent tous devores ils en vinrent a se nourrir d'herbes sauvages et de l'ecorce des arbres. Malgre tant de souffrances ils resistaient encore en 1638, lorsque le Sultan Mourad IV debarrasse de la guerre avec la Perse apres la prise de Bagdad, chargea d'en finir avec eux Doudje-Pacha, ancien bostandji-bachi, nomme governeur de la Bosnie.
    {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)line feed character in |quote= at position 1001
  9. ^ Leggendario Francescano, Istorie De Santi, Beati, Venerabili Ed Altri Uomini Illustri, Che Fiorirono Nelli Tre Ordini Istituiti Dal Serafico Padre San Francesco raccolto e disposto secondo i giorni de mesi in quattro tomi dal padre F.Benedetto Mazzara {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime Redakto