Nuri Mazari
Nuri Mazari (5 Maj 1979 – 11 Korrik 2005) i njohur si Komandant Struga, ishte një ushtar dhe luftëtar shqiptar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Lindi më 5 Maj 1979 në fshatin Dollogozhdë të Komunës së Strugës dhe u vra më 11 Korrik 2005 në të njëjtin fshat në rrethana misterioze.
Nuri Mazari | |
---|---|
Pseudonimi/et | "Komandant Struga" |
Lindur më | 5 Maj 1979 Dollogozhdë, Komuna e Strugës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut) |
Vdekur më | 11 Korrik 2005 Dollogozhdë, Strugë, Republika e Maqedonisë, (tani Maqedonia e Veriut) |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1998 – 2005 |
Grada | Komandant |
Betejat/luftrat |
|
Nuri Mazari lindi në fshatin Dollogozhdë të Strugës, më 5 maj 1979, në një familje fisnike dhe bujare shqipëtare. I rritur në frymën e patriotizmit shqipëtar nga të parët e tij, ai që në moshë të vogël kishte shumë dashuri për atdheun dhe popullin e tij. Ai e kreu shkollën fillore në fshat, e pastaj shkollën e mesme trevjeçare në Strugë. Pas mbarimit të shkollës ai gjithnjë e më shumë u përkushtohej vizioneve që kishte për ardhmërinë e popullit shqipëtar.[1]
Pasi filloi lufta në Kosovë në vitin 1998, edhe pse ishte në moshë të re, 19 vjeç, Nuri Mazari ofroi ndihmë për vëllezërit shqiptar, për të luftuar forcat serbe. Me uniformën e UÇK-së, iu bashkua brigadës së Ramush Haradinajt. Në luftë u plagos disa herë, por arriti të dalë i gjallë dhe pas mbarimit të luftës, ai u kthye në vendlindje.
Pas 3 vitesh, në vitin 2001, në konfliktin e armatosur në Maqedoni tashmë me uniformën e UÇK-së, u emërua Komandant i formacionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Më 16 mars të vitit 2001, gjatë luftimeve në Tanushë, Nuri Mazari u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Prishtinës.
Pasi kishte kryer obligimet që kishte ndaj atdheut të tij, ai u kthye në vendlindje, në Strugë.
Nuri Mazari tashmë për Strugën dhe jo vetëm, ishte një figurë mjaft e dashur, i cili gjithmonë ishte i përgatitur për të dhënë kontributin e tij për kombin. Në vitin 2005, pas zgjedhjeve lokale, ai u zgjodh këshilltar në komunën e Strugës.
Më 11 korrik të vitit 2005, me një akt antinjerëzor, Nuri Mazari u vra në fshatin e tij, Dollogozhdë, në moshën 26 vjeçare. Vdekja e tij la shumë dhimbje si për familjarët ashtu edhe për bashkëkombasit e tij. Vrasja e tij edhe në ditët e sotme mbetet mister.
Kontributi i Nuri Mazarit për atdheun është një vepër që duhet kujtuar gjithmonë, ai është një figurë që duhet të qëndrojë në mesin tonë përgjithmonë.
Burime
Redakto- ^ "Ja kush ishte Nuri Mazari, Komandant Struga, biri i Shqiperis Etnike nga Dollogozhda". strugaekspress.com.