Orizi
Orizi është bimë barishtore një vjeçare fruti i së cilës përdoret si ushqim. Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 para erës sonë.
Prodhimi dhe tregëtia
RedaktoProdhimi i orizit sipas shtetit — 2007 (milion ton)[1] | |
---|---|
Kina | 187 |
India | 144 |
Indonezia | 57 |
Pakistani | 43 |
Vietnami | 35 |
Tailanda | 32 |
Birmania | 31 |
Filipinet | 16 |
Brazili | 11 |
Japonia | 10 |
Burimi: Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës |
Kultivimi i orizit në Shqipëri
RedaktoPara viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, por masivisht është kultivuar oriz edhe në zona të tjera si, në Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha. Për rritjen e rendimentit të tij, në Shkodër u ngrit Instituti i Misrit dhe Orizit (IMO), që hartonte teknologji bashkohore për krijimin e kultivarëve të orizit të përshtatshëm për kushtet klimatiko-tokësore të zonave përkatëse ku kultivohej ajo.
Historia post-komuniste e bujqësisë shqiptare ka dëshmuar një zhvendosje në strukturën e prodhimit drejt një modeli të drejtuar nga kërkesa, me një rënie të bimëve fushore industriale (oriz, pambuk, grurë, duhan) të ekuilibruar nga një rritje në prodhimin e bimëve foragjere.
Por, që nga vitet '90 e deri më tani në Shqipëri nuk kultivohet më bima e orizit, ndërsa nevojat e vendit plotësohen nga importi. Në shkallë vendi konsumi i përgjithshëm vjetor i kalon të 20.000 tonët.
Shih dhe këtë
Redakto
Referime
Redakto- ^ fao.org. "Agriculture Statistics > Grains > Rice production (2007) by country". Marrë më 2010-05-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |