Përdoruesi:Βατο/Wikipedia:Politikë e ndalimit
Thelbi i faqes: Sjellja problematike mund të çojë në kufizime të redaktimit (të pjesshme ose të plota) që do të zbatohen për çdo redaktor, të vendosura me konsensus të komunitetit. |
Ndalimi (në anglisht: ban) është moslejimi zyrtar i redaktimit i disa ose të gjitha faqeve të Wikipedias, ose moslejimi zyrtar i kryerjeve të redaktimeve të caktuara në faqet e Wikipedias. Ndalimet mund të vendosen për një kohëzgjatje të caktuar ose për një kohëzgjatje të pacaktuar.
Ndalimet janë një rezultat i mundshëm i zgjidhjes së konflikteve. Ato mund të vendosen me marrëveshjen e përgjithshme të komunitetit, ose nga administratorët (në fusha të caktuara tematike). Normalisht ndalimi është nga i tërë projekti (ndalohen të gjithë redaktimet), por mund të kufizohet në një ndalim nga faqet, një ndalim nga temat e caktuara (ndalimi i redaktimeve në faqet që lidhen me fusha të caktuara të temave) ose një ndalim ndërveprimi (ndalimi i redaktimeve që bashkëveprojnë me disa redaktorë të tjerë ).
Ndalimet janë të ndryshme nga bllokimet, të cilat përdoren nga administratorët për të parandaluar teknikisht një llogari të përdoruesit ose adresën IP nga redaktimi i Wikipedias. Bllokimet përdoren kryesisht për t'u marrë me problemet e menjëhershme të tilla si vandalizmi, redaktimi shkatërrues ose lufta e redaktimit. Një ndalim, nga ana tjetër, nuk parandalon teknikisht redaktimin; gjithësesi, bllokimet duhet të përdoren për të zbatuar ndalimet.
}