FierakuiVërtet
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin FierakuiVërtet. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
O çun
RedaktoPurizmi ate meton, fjale gjoja shqipe te pastra qe te zevendesojne "huazimet". Jeteshkrim eshte kalk gjuhesor (angl. linguistic calque) i biografise, jete/bio+shkrim/grafi, pra eshte nje imitim, i lodhshem per ma teper, i gjate, dhe qe ne shqip eshte mbajtur gjalle me serum meqe nuk gezon ndonje perdorim. Ndaj te thashe qe purifikimi gjuhesor nuk perben doemos "rregullim" apo "permiresim". Ikranjani (diskutimet) 15 janar 2023 21:04 (CET)
- Fjala "jetëshkrim" është e pranishme në fjalorin e vitit 2006.[1]. Prandaj s'ke pikë arsye ta fshish në radhë të parë. Më së shumti ka plot fjalë shqipe që përbejnë "kalk gjuhësor" ashtu siç janë fjalët "dorë-shkrim" nga italishtja "mano-scritto", "Mes-dhe" nga latinishtja "Medi-terraneus", "e hënë", "e premte", "e diel" etj... Kështu që po ta përsëris: lëri mënjanë parapëlqimet tuaja në sqwiki.
- Në faqjen e Ernest Koliqit ti vendose përsëri fjala "fëminia", e cila nuk përfshihet në fjalorin e vitit 2006[2]. Në vend të saj është fjala "fëmijëria"[3]. "Fëminia" sot përdoret vetëm në veprat poetike dhe jo në gjuhën (të shkruajtur) zyrtare. Shikoje këtu [4] të gjitha këto janë mbledhje poezi FierakuiVërtet (diskutimet) 15 janar 2023 22:01 (CET)
- Lëxojë edhe emrin i këtyre faqjeve në sqwiki: Jetëshkrimi, Fëmijëria.
- @FierakuiVërtet, kam pershtypjen se ti mbivlereson fjalorin si mundesi shqyrtuese, fjaloret nuk jane kanon drejtshkrimor, por thjesht nje perpjekje e radhes e strukturave akademike qe te kodifikojne ate qe cmojne heperhe te kodifikueshme. Ne rastin e tradites sone leksikografike, gati asnjehere shterruese. Kjo nuk ka lidhje me parapelqimet e mija, por me standardin e percaktuar tanime ku biografia ka zene vend ne ate regjister per ate element. Prania ne fjalor nuk garanton valence estetike te fjales, nje gjimnazist qe p.sh. ka nevoje te konsultohet ne sqwiki, do te perballej me nje fjale te drunjte si jeteshkrimi qe kushedi a do ta haste ndonjehere tjeter, pikerisht sepse do te mungonin infermier me serum si ti ne instanca te ndryshme te shqipshkrimit.
- Nga ana tjeter po e ndake vepren poetike nga zyrtarishtja, e pse Buletini i Shkencave te Natyres paska patur vepra poetike mes radheve te veta? Ketu je ti qe i hyn me parapelqime vetjake dhe veteimpostohesh gjoja se po qullos ndonje rregullim. Get your facts straight.
- Faqet ndryshojne kollaj, me nje zhvendosje. --Ikranjani (diskutimet) 15 janar 2023 22:13 (CET)
- @Ikranjani, nëse e kuptoj unë që s'jam shkolluar në Shqipëri se fjala "jetëshkrim" do të thotë "biografi" edhe një gjimnazist në Shqipëri e kupton.
- Buletini i Shkencave të natyrës që ngjite i përket vitit 1967, pra para standardizimi zyrtar i gjuhës në 1972 në bazë të toskërishtes. FierakuiVërtet (diskutimet) 15 janar 2023 22:22 (CET)
@Ikranjani, a e kupton që nuk je koherent? Në një anë thua "të përdoret fjala e zakonit e librave" (biografi) kurse për sa i përket "fëmijëria" thua "jo fjala e zakonit e të shkruajturit është e pavlefshme sepse standardizimi i gjuhës shqipe është në vijim". Pse këtë nuk e thua edhe për fjalën "jetëshkrim"? A e kupton që është kontradiktor? FierakuiVërtet (diskutimet) 15 janar 2023 22:26 (CET)
- @FierakuiVërtet, te duhet te rilexosh c'kam shkruar, jo ta lexosh sipas midese sate. Biografia si fjale eshte universale, edhe partia ne kohen e vet te kobshme termin teknik e kishte njolla biografike dhe jo jeteshkrimore. Nuk po them qe nuk eshte fjale shqipe, po them qe eshte fjale shqipe skarco, te pakten per tituj apo paragrafe artikujsh. Tjetra, 1972 nuk ia beri te pamundur Kadarese qe ta perdorte si fjale ne 1981, as fjaloret e deriatehershem nuk e penguan. Kjo eshte ndryshe nga biografia/jeteshkrimi, sepse jane te dyja elemente te brendshme te shqipes, por ama vetem njera prodhon fjale tjera qe jane afirmuar (feminor) sepse tjetra e ka nendialektore formimin (femijeror, as ne Fier nuk e perdor kush me sado fjalore te me nxjerresh). Keshtu qe per tituj dhe paragrafe, per mendimin tim dhe hierarkite e mija mbi se si duhet pare gjuha, them se e para ka me peshe. Shkollimi i imi apo i yti ka pak te bejne me çeshtjen, ka te beje cilesia permes te ciles perjetojme dhe shoshisim gjuhen si te tille.--Ikranjani (diskutimet) 16 janar 2023 15:45 (CET)
Përkthimi
RedaktoJu krijoni artikuj të mirë. Dëshironi të krijoni Qeveria jugosllave në mërgim (en:Yugoslav government-in-exile), Beteja e Soroviçit (en:Battle of Sorovich), Beteja e Përlepit (en:Battle of Prilep), Zgjedhjet vendore në Kosovë 2019 (en:2019 Kosovan local elections), Zgjedhjet vendore në Kosovë 2023 (en:2023 Kosovan local elections), Partia Socialiste e Serbisë (en:Socialist Party of Serbia), Partia Përparimtare Serbe (en:Serbian Progressive Party), Zgjedhjet parlamentare në Turqi, 2023 (en:2023 Turkish general election), Korpusi I (en:I Corps (Ottoman Empire)), Shemsi Pasha (gjeneral) (en:Shemsi Pasha (general)), Nikolla Musulin (en:Nikola Musulin), Anastas Bocariq (en:Anastas Bocarić), Gjorgje Lobaçev (en:Đorđe Lobačev), Nikolla Vuliq (en:Nikola Vulić), dyshek (en:Mattress), kati (en:Storey), Arshik (en:Ashik), Jezidët (en:Yazidis), Stefan Marinoviq (en:Stefan Marinović (printer)), Ali Pascha von Janina (en:Ali Pascha von Janina), The Lion of Yanina (en:The Lion of Yanina), Naselica (en:Neapoli, Kozani), Beteja e Drinskës (en:Battle of Driskos), Beteja e Bizhanit (en:Battle of Bizani), Beteja e Beshpinarit (en:Battle of Pente Pigadia), Beteja e Sarandaporos (en:Battle of Sarantaporo), Bektashinjtë në Shqipëri (en:Bektashism in Albania), Teqeja e Baba Aliut (en:Teqe of Baba Ali), Teqeja e Baba Isufit (en:Teqe of Bllaca), Xhamia Roka (en:Rokka Mosque), Xhamia e Faik Pashës (en:Faik Pasha Mosque), Xhamia e Sulltan Mehmetit (en:Sultan Mehmed Mosque, Arta), Xhamia Kurshumli (en:Kursum Mosque, Kastoria), Xhamia e Re (Vodenë) (en:Yeni Mosque, Edessa), Xhamia e Muharrem Pashës (en:Elassona Mosque), Xhamia e Bajraklisë (en:Bayrakli Mosque, Larissa), Xhamia e Re (Larisa) (en:Yeni Mosque, Larissa), Xhamia e Partenonit (en:Parthenon mosque), Xhamia e Mirahorit (en:Monastery of Stoudios) dhe Islami në Greqi (en:Islam in Greece) nga anglishtja? 2A02:3102:6A55:FF8D:89EE:8CC3:945A:DCFF 11 qershor 2023 20:30 (CEST)