Fëmijëria
Fëmijëria është periudhë e zhvillimit të njeriut e cila fillon prej moshës së foshnjerisë, përkatësisht prej lindjes së foshnjes dhe zgjat deri në moshën e adoleshencës.[1] Koncepti i fëmijërisë u shfaq gjatë shekujve XVII dhe XVIII, veçanërisht nëpërmjet teorive arsimore (pedagogjike) të filozofit John Locke dhe fillimit të paraqitjes së hulumtimeve të para për fëmijët. [2] Duhet theksuar se deri në këtë periudhë, fëmijët shpesh shiheshin dhe konsideroheshin si versione të paplota të të rriturve ose si "njerëz të vegjël". [3] [4] Faktorë të ndryshëm gjatë periudhës së fëmijërisë mund të ndikojnë në formimin e qëndrimeve të një personaliteti të caktuar prandaj këtu shihet edhe rëndësia e njohjes dhe studimit sa më të gjithanshëm të kësaj periudhe të zhvillimit të njeriut. [3]
NënfazatRedakto
Sot ekzistojnë klasifikime të ndryshme lidhur me periodizimin e zhillimit të fëmijës. Sipas teorisë së Zhvillimit Kognitiv të Jean Piaget, fëmijëria përbëhet prej dy nënfazave:
- Faza paraoperative dhe
- Faza operative konkrete.
Në psikologjinë zhvillimore, fëmijëria ndahet në disa faza e që janë:
- Fëmijëria e hershme (periudha e lojës),
- Fëmijëria e mesme (periudha e shkollës) dhe
- Adoleshenca (deri në periudhën e pubertetit).[1]
Shih edheRedakto
Linqe të jashtmeRedakto
ReferimeRedakto
- ^ a b Pajazit Nushi:Leksikon i Psikologjisë, Vëllimi 1, (A - M), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2014, fq. 236.
- ^ Eddy, Matthew Daniel (2010). "'The Alphabets of Nature: Children, Books and Natural History, 1750-1800'". Nuncius (në anglisht). 25: 1–22.
- ^ a b Macmillan Dictionary for Students Macmillan, Pan Ltd. (1981), page 173. Retrieved 2010-7-15.
- ^ "Childhood definition and meaning". Collins Dictionary (në anglisht). Marrë më 2 shkurt 2019.