Përmendorja e UÇPMB-së (Preshevë)
42°22′42″N 21°41′59″E / 42.378458°N 21.699613°E
Përmendorja e UÇPMB-së (Përmendorja e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) apo Lapidari i UÇPMB-së (serbisht: Споменик припадницима ОВПБМ) është një monument i ndërtuar gjatë mesit të muajit nëntor 2012 në qëndër të Preshevës në përkujtim të të rënëve të UÇPMB-së. Përmendorja u hoq me forcë nga xhandarmëria serbe në 20 janar 2013.
Historia
RedaktoUÇPMB, ka qenë formacion ushtarak i përbërë nga shqiptarët, që në fillim të viteve të 2000-ta ka hyrë në konflikt me forcat serbe të sigurisë, në përpjekje për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Në vitin 2002 parlamenti i atëhershëm jugosllav miratoi ligjin për amnistinë e pjestarëve të ish UÇPMB-se prej 1 janarit 1999 deri në 31 maj 2001. Marrëveshja për ndaljen e konfliktit qe arritur me ndërmjetësimin e NATO-s, dhe parashihte amnisti dhe çarmatim të luftëtarëve të UÇPMB-së.
Përmendorja u ngrit në përkujtim të 27 luftëtarëve të rënë gjatë luftës së viteve 2000-2001.
Heqja e përmendores
RedaktoMe 20 janar 2013 200 forca të xhandarmeria serbe së bashku me trupat speciale të mbështetur me mjete hoqën përmendoren. Zoran Stanković, shef i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, e cila përfshin zonën e Preshevës, tha se monumenti hequr nuk do të shkatërrohet, por fati i tij do të diskutohet më tej, me zhvendosjen në një vend më të përshtatshëm si një opsion.[1]
Reagime
RedaktoPer pasojë ditën e nesërme të heqjes së përmendores pati nje tubim madheshtor të njëjtin vend ku qytetarët kanë vendosur lule dhe qirinj ku ndodhej përmendorja [2]. Në shumë qytete të banuara nga shqiptarë u organizuan protesta dhe demostrata. Partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë reaguan njëzëri kundër aktit të Serbisë, ndërsa faktori ndërkombëtar kritikoi qeverinë e Serbisë për moszgjidhjen e çështjes përmes negociatave.
Për shkak të heqjes së përmendores pati një protestë të dhunshme kundër varrezave, manastirëve dhe shtëpive serbe. Po ashtu në Viti u hoq edhe një monument që përkujton të rënët serbë gjatë rezistencës antifashiste në Luftën e Dytë Botërore. Ky akt i dhunshëm u dënua nga Qeveria e Kosovës.
Njëri prej ish-komandantëve të UÇK-së, Xhezair Shaqiri ka akuzuar politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë, se i kanë lënë në harresë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Reagimet institucionale
RedaktoKy veprim i qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviçit. Qeveria e quan heqjen e lapidarit akt të shëmtuar, i cili rrezikon seriozisht procesin e dialogut dhe përgjegjësia direkte bie mbi Serbinë.[3]
Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Luginën e Preshevës. Lajmi i sotëm për heqjen e monumentit të dëshmorëve nga xhandarmëria serbe, në mënyrë të njëanshme, dhe duke injoruar dialogun e nisur mes autoriteteve lokale dhe qendrore nën kujdesin e faktorit ndërkombetar është një tjetër dëshmi e një politike diskriminuese dhe agressive e autoriteteve të Beogradit kundrejt pakiceës shqiptare në Serbinë e Jugut. MPJ e dënon ashpër këtë akt dhe i bën thirrje faktorit ndërkombëtar, të reagojë menjëherë në mbrojtje të të drejtave të pakicës shqiptare në Serbinë e Jugut. MPJ u bën dhe një herë thirrje autoriteteve lokale në Luginën e Preshevës dhe popullsisë atje të përmbahen kundrejt këtyre provokimeve në vazhdimësi, duke i mbështetur plotësisht ata në kauzën e tyre, se askush nuk do të mund të mohojë a tjetërsojë luftën e drejtë për lirinë dhe të drejtat njerëzore që u bë ndaj regjimit antishqiptar serb.[4]
Ne i mirëpresim përpjekjet e bëra nga OSBE-ja për të mbështetur një proces të negociatave ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të bashkësisë shqiptare në jug të Serbisë lidhur me monumentin e paautorizuar të ndërtuar në Preshevë. Është për të ardhur keq që qeveria mori vendim për të njëanshëm të hequr përmendoren pa u angazhuar në negociata të mëtejshme, duke mos arritur një rezolutë reciprokisht të pranueshme nga dy palët. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin ndonjë veprim apo retorikë që mund të provokojë edhe më tej tensionet.[5]
Referime
Redakto- ^ Bringing Down the Presevo Monument Arkivuar 15 maj 2014 tek Wayback Machine...Zoran Stanković, chief of the Coordinating Body for Serbia's South, which includes the Preševo area, said that the removed monument will not be destroyed, but its fate will be discussed further, with relocation to a more suitable place as an option.
- ^ Protesta e shqiptarëve në Preshevë, artikull nga top-channel.tv më 21 janar 2013
- ^ Artikull i datës 21 janar 2013 në top-channel.tv
- ^ Deklaratë e MPJ-së mbi zhvillimet në Luginën e Preshevës
- ^ Reagimi nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi më 20 janar 2013, Statement regarding the removal of the monument in Presevo
Lidhje të jashtme
Redakto- |Kosova lindore
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) Preshevë, serbët heqin përmendoren nga top-channel.tv
- Stampa:De Deutsche Welle per heqjen e permendores
- Stampa:Sr Përcjellja e heqjes së përmendores nga media serbe www.rts.rs.