Përsheci
Përshec ose Përshefca është fshat shqiptar i Komunës së Tearcës.
Përshefc | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoFshati Përshefc numëron mbi 500 shtëpi, ka sipërfaqe prej 5,4 km² dhe gjendet në një lartësi mbidetare prej 550 m.
Fshati është i ndarë në mëhallë të formuara nga familjet më të mëdha si Lauçë, Hamzallarë, Bektesh, Begallarë, Halabakë, Kruma, Tolallarë, Tota, Karabeqir, Rade, Rekali, Xingo, Përxhe, Pire etj.
Demografia
RedaktoStatistikat Demografike | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Përgatitja shkollore e popullsisë Përshefcës sipas regjistrimit 1994 | |
---|---|
Me arsim fillorë Me arsim të mesëm Me arsim të lartë dhe fakultet Të panjohur |
745 214 55 3 |
Fshati shtrihet në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë, rrëzë malit Sharr.
Mund të shohim qartë nga të dhënat statistikore mbi pronat e banimit dhe shtimin e popullsisë se nga tëgjitha kombësitë nataliteti më i madhë ka qenë dhe është tek shqiptarët përkundër numrit të madhë të shqiptarëve të migruar në mërgim qofshin në Evropë apo në vendet tej oqeanike.
Ekonomia
RedaktoBujqëesia dhe blegtoria janë degë kryesore ekonomike të fshatit. Edhe pse bujqësia dhe blegtoria janë veprimtaritë kryesore të fshatit prapë se prapë nuk janë të organizuara sa duhet, por banorët e këtij fshati në mënyrë individuale bëjnë organizimin e punës kështu që kan arritur suksese të mira me rendimente të larta sidomos në blegtori. Bujqit e kësaj komune janë furnizues kryesorë me pemë, perime, qumshtë dhe prodhime qumshti si dhe mishi, të qyteteve për rreth si Tetova, Gostivari e Shkupi.
Kultura
RedaktoMe themelimin e Forumit Rinor në mars të vitit 1994 jeta rinore në fshat filloi të jetë më e organizuar. Ky forum në përbëerjen e vet kishte organet e tijë si atë të kulturës dhe komisionin për sport.
Në qershor komisioni i sportit organizoi turnir në futboll të vogël për her të parë ky turnir ishte shumë madhështor dhe shumë i sukseshëm pasi që pati mbi 5O ekipe.
Po ashtu në korrik u organizua një koncert madhështorë ku për her të parë në këtë koncert pati edhe valle ku luajtën rrinjtë e fshatit.
Si rrjedhojë forumi rinor në shtatorrë të vitit 1994 bëri regjistrimin e Shoqërisë Kulturore Artistike "Jehona" .
Pas suksesit të madhë të shoqërisë Forumi Rinor me aktivitetet e tijë në qershor të viti 1996 bëri regjistrimin e Klubit Futbollistik "Jehona".
Pasi që këto tri struktura vepronin të pamvarura, aktivitetet kulturore sportive tash më ishin nën ombrellën e tyre. Më tej Forumi Rinor vazhdoi t'i hulumtoj format e organizimit të jetës në fshat. Lindi ideja e një lloj manifestimi i cili në vete do ti ngërthente aktivitetet kulturore sportivie argëtuse ,akademike etj.
Më 1 korrik të vitit 1997 në bashkpunim me Departamentin e kulturës dhe sporteve pranë Bashksisë Lokale të Fshatit Përshefc përfaqsues të Forumit Rinorë, të Shoqris Kulturore Artistike "Jehona" , Klubit Futbollistik "Jehona", si dhe dashamirë të kulturës dhe sportit pas një hulumtimi pas gjurmëve të të parëve vijnë në përfundim se në fshat ka pasur lloje të ndryshme të manifestimeve, riteve të dasmave, lojërave popullore, veshjeve dhe elementeve tjera kulturore autentike, nga të cilar arrijnë të formojnë Javën Kulturore Sportive "Jehona".
Historia
RedaktoSipas të dhënave historike emri Përshefc daton që nga viti 1415, ku mendohet që vendbanimi të ket pasur 44 shtëpi, kurse sot numëron 2516 banorë me rreth 430 shtëpi. Nga tëgjitha familjet që banojnë në këtë ^fshat vetëm një është familje me kombësi maqedone dhe një me kombësi rome.
Lidhje të jashtme
Redakto- Pershefca.Com
- Pershefca.net
- Pershefca.de Arkivuar 17 tetor 2007 tek Wayback Machine
Selia: Tearca dhe vendbanimet: Brezna | Dobroshti | Gllogja | Jelloshniku | Leshka | Nepreshteni | Nerashti | Odri | Përca | Përsheci | Sllatina | Varvara
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |