Nerashti është një vendbanim me shumicë shqiptare, pjesë e Komunës së TeracësRepublikën të Maqedonisë.

Nerashti
Fshat
{{{postal_code_type}}}
1203


Demografia

Redakto

3.1 Popullsia Me fjalën popullësi në kuptimin formal-statistikor nënkuptojmë shumën e banorëve të një vendi në një kohë të caktuar. Popullsia për mjedisin jetësor paraqet një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin socialo-ekonomik të një vendi. Nerashti paraqet një vendbanim në të cilin prej më herët e deri më sot kanë ndodhur ndryshime të mëdha në zhvillimin demografik. Shënime më të plota për lëvizjen numerike të popullsisë kemi prej vitit 1948-2002. Në dokumentet turke, përkatësisht në defterët e kadastrave ose tapitë osmane “ Tapia e Turkut”, (D.Turke fq.325) fshati Nerasht përmendet në shekullin XV (1467-1468) me 29 familje, 1 pa martue dhe 2 vejushe, gjithsej 32 familje. L.Serafimov, Nerashtin e përmenden me 85 shtëpi (L.S. Tetovsko” faqe 67). Sipas numrit të familjeve nga shënimet e lartëpërmendura del se ka qenë i banuar shumë herët dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme.

Tabela 3 Lëvizja e numrit të popullsisë 1948 – 2002 v. 
Viti           1948    1953	1961	1971	1981	1994	2002
Nerashti       1301    1457	1663	2280	2901	3235	3485

Grafiku 1. Lëvizja e popullsisë në fshatin Nerasht 1948-2002
------------------------------------------------------------

Prej tabeles shihet se fshati Nerasht prej regjistrimit të vitit 1948 e deri me 2002 vj. Po tregon një tendencë të zhvillimit pozitiv demografik. Në regjistrimin e vitit 1948 Nerashti numëronte 1.301 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 1953 ndërsa në 1.457 banorë, pra popullsia mes dy regjistrimeve (1948-1953) shënon rritje demografike për 156 banorë. Në regjistrimin e vitit 1961 fshati Nerasht numronte 1.663 banorë, kështu që për dallim nga viti 1953 tregon një rritje pozitive për 206 banorë. Në regjistrimin e vitit 1971 numëronte 2.280 banorë, për dallim prej vitit 1961 tregon rritje për 617 banor. Ndërkaq në regjistrimin e vitit 1981 Nerashti numëronte 2.901 banorë dhe krahasuar me regjistrimin e vitit 1971 kemi një rritje pozitive demografike prej 621 banorë, pastaj në vitin 1994 numëronte 3.235 banor dallimi nga viti 1981 është 334 banorë. Në regjistrimin e vitit 2002 fshati Nerasht numronte 3.485 banorë, për dallim nga viti 1994 tregon një rritje për 250 banorë. Popullsia e fshatit gjatë këtij gjysëmshekulli (1948-2002) tregon një rritje pozitive demografike prej 2.184 banorë ose shprehur në përqindje 195 %.

3.2 Lëvizja natyrore e popullsisë Nataliteti ose fertiliteti është komponentë pozitive e lëvizjes natyrore e popullsisë, e cila ndikon në rritjen e popullsisë e që përfshinë numrin e lindjeve në popullatën e caktuar brenda një periudhe të caktuar kohore. Shtimi natyror është komponentë e përbashkët e natalitetit dhe mortalitetit dhe element i rëndësishëm demografik përmes të cilit përcillet lëvizja e popullsisë. Ai nxirret si rezultat i numrit të foshnjave të lindura dhe atyre që vdesin në 1000 banorë. Nataliteti te shqiptarët ka filluar të përcillet herët dhe të studiohet relativisht mirë. Mirëpo, kjo komponentë më mirë përcillet prej fillimit të këtij shekulli, sepse më parë mungonin regjistrat e gjendjes civile dhe të informatave të ngjashme statistikore në të cilat shënohen dukuritë demografike.

3. 2. 1. Lindshmëria Lindshmëria apo nataliteti është komponenti themelor i lëvizjes natyrore të popullsisë dhe treguesi kryesor i dinamikës demografike te saj. Tregues objektiv për lindshmërinë është nataliteti efektive, përkatësisht numri i foshnjave të lindura gjallë brenda një viti në një mijë banorë. Nataliteti mund të studiohet në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes bashkëshortore, përkatësisë nacionale etj. Në nivelin e natalitetit ndikojnë disa faktorë, ndër të cilët më kryesorët janë ata: biologjikë, demografikë, social-ekonomikë, psikologjikë etj.

Tabela 4. Lëvizja e natalitetit në fshatin Nerasht
Nr.    Vendbanimi             Numri i të lindurve
                     2004    2005    2006    2007    2008
1      Nerashti        38      18      24      31      26

3. 2. 2 Vdekshmëria Vdekshmëria apo mortaliteti është komponentë negative e lëvizjes natyrore dhe lëvizjes së përgjithshme të popullsisë, që ndikon në numrin e përgjithshëm të banorëve. Niveli i mortalitetit në çdo vend është pasqyrë e ndikimit kompleks të shumë faktorëve, si ato biologjik, social, ekonomik, psikologjik etj, kështu që niveli i mortalitetit në përgjithësi e posaçërisht të vdekjes së foshnjave është indikator i rëndësishëm i standardit ekzistues i jetës në çdo vend. Vdekshmëria në fshatin Nerasht në të kaluarën ka qenë shumë e lartë, si rezultat i kushteve të rënda për jetesë, standardit të ulët dhe mbrojtjes së ulët shëndetësore, paraqitja e shumë epidemive të ndryshme të cilët kanë marrë shumë jetë njerëzish etj. Fshati gjendet larg qytetit që në të kaluarën kanë paraqitur një problem shumë serioz, përshkak të pamundësisë për ndihmë të parë të personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Mortaliteti kohëve të fundit është zvogëluar sidomos ai i foshnjave, sepse tani më asnjë lindje nuk kryhet në shtëpi si në të kaluarën, të gjitha këto realizohen në qendër spitalore të qytetit, por tani nuk mungojnë as rrugët e automjetet që d.t.th se në çdo kohë ndihma mjekësore është afër.

Tabela 5.  Lëvizja e vdekshmërisë në fshatin Nerasht 
Nr.    Vendbanimi            Numri i të vdekurve
                     2004    2005    2006    2007    2008
1.     Nerashti        18      21      17      14      22

3.2.3. Shtimi natyror i popullsisë Komponentët kryesorë të shtimit natyrorë të popullsisë janë lindshmëria dhe vdekshmëria. Nga rezultati i tepricës së të lindurve mbi numrin e të vdekurve varet edhe niveli i shtimit natyrorë i shprehur në përqindje apo përmijë. Në fshatin Nerasht si në të gjitha vendet tjera të banuara me shqiptarë, shtimi natyrorë i popullsisë është i lartë, edhe pse vendbanimi është rural, sepse çdoherë shtimi natyrorë nëpër fshatra është më i lartë, për arsye se në sektorin primar apo bujqësi kërkohet fuqi punëtore, por ka ndikuar edhe momenti psikologjik dhe rrethi shoqëror, apo dëshira për të lindur djalë. Për ta ilustruar shtimin natyrorë do të paraqesim lindshmërinë, vdekshmërinë dhe si rezultat të tyre edhe shtimin natyrorë të popullsisë.

Tabela 6. Lëvizja e lindshmërisë, vdekshmërisë dhe shtimi natyrorë në fshatin Nerasht.
Nr.	Vitet	Lindshmëria	Vdekshmëria	Shtimi natyrorë
1	2004	38              18              20 (5,8 ‰)`*
2	2005	27              21               6 (1,8 ‰)
3	2006	24              17	         7 (2 ‰)
4	2007	31              14              17 (4,9 ‰)
5	2008	26              22               4 (1,2 ‰)

3.3 Dendësia e popullsisë Dendësia e popullsisë si element i hapësirës gjeografike është i rëndësishëm, jo vetëm për të treguar dendësinë mesatare të popullsisë që jeton në 1 km², por edhe për të vlerësuar përhapjen e popullsisë, forcën prodhuese, e me këtë vlerësohet mundësia e ekzistimit të popullsisë në një sipërfaqe të caktuar.

Tabela 7. Dendësia e popullsisë në fshatin Nerashtë (1948-2002)
Viti   1948    1953    1961    1971    1981    1994    2002
b/km²   134     150     171     235     299     333     359

3.4. Migrimet Në Nerasht migrimet e popullsisë janë shumë të vjetra, por më karakteristike janë shpërnguljet për në Turqi nga viti 1954 e deri më vitin 1961. Shkak i këtyre migrimeve kanë qenë të kushtëzuara prej kushteve të vështira politike, fetare, ekonomike etj. Shpërnguljet e këtyre familjeve përputhen me shpërnguljet masovike të popullatës shqiptare në ish- Jugosllavi për në Turqi duke filluar prej vitit 1953. Për Nerashtin gjatë këtyre 60 viteve janë karakteristike edhe migrimet që janë zhvilluar brenda vendit dhe jashtë. Brenda vendit migrimet kane ndodhur fshat qytet, dhe fshat fshat. Migrimet e mbrendshme jane drejtuar në drejtim të Tetovës, Shkupit Prishtinës dhe në disa fshatra sic janë Dobrosht, Radushë, Ozurmisht dhe Zherovjan. Migrimet e jashtme janë karakteristike për Nerashtin të cilat kanë ndodhur për shkaqe politike dhe ekonomike. Përqëndrimi i migrimeve është bere në Danimark, Gjermani, Zvicër, Norvegji e disa shtete tjera te Europës, në Shba, Kanada, dhe Australi.


Kultura

Redakto

Nerashi është fshat i cili gjindet në fushën e Pollogut rreth 18 km larg prej Tetovës. Ky fshat numëron rreth 8000 banorë, përafërsisht 900 shtëpi sipas statistikës së fundit. Banorët e këtij fshati etnikisht të pastër janë shqiptarë. I takon komunës së Tearcës dhe përreth kufizohet me disa fshatra maqedonase si Jegunovca dhe Bjelovishti, dhe me dy fshatra shqiptarë Odrin dhe Dobroshtin. Një numër tepër i madh i banorëve të Nerashtit jetojnë dhe punojnë në vendet perendimore, pjesa më e madhe e tyre në Danimarkë. Pamje të tyre dhe historinë e tyre më detajisht do ti gjeni ne linkat përkatëse. Tanimë disa autorë shkruajn për këtë fshat. Ne do të mundohemi që të dhënat në shkrimet e tyre ti sjellim në këtë faqe. Karakteristikë e veçantë e këtij fshati është gjuha dhe pozita gjeografike e tij. Ai është fshat fushor disa kilometra larg nga mali Sharr, diku ndërmjet lumit Vardar dhe Sharrit. Gjuha! e tij dallom mjaft nga e gjuha shqipe e pollogut. Ai karakterizohet me gjuhe të veçantë gegë, për të cilën do të mundohemi tu japin informacione në linkat përkatëse. Sot arqitektura e këtij fshati dita më ditës i afrohet një qyteze të bukur dhe moderne. Për ç'do vit ndërtohen diku reth 30-40 shtëpi të reja banimi. Është fshati me qendrën më të bukur në këtë rethinë.

Historia

Redakto

Emri Nerasht rrjedh prej fjalës ilire Narest, që paraqet antroponim ilir. Më vonë fjala Narest do të zëvendësohet me fjalën Nerast, që më vonë do të lind fjala Nerasht. Lidhur me këtë vlen të shtohet se dukuria e ndërimit të s me sh është dukuri e përgjithshme e gjuhës shqipe, për këtë dëshmojnë edhe toponimet e njohura Skupi-Shkupi, Astibo-Shtipi, Skodra-Shkodra etj. Nerashti është vebanim shumë i vjetër në Pollog. Jovan Trifunovski në veprën e tij "Pollogu i Poshtëm"(fq.307,308 dhe 309) shkruan se "Nerashti përmendet në vitin 1308, kur mbreti serb kral Millutini ia dhuron manastirit të Shën Nikitit të Shkupit". Po në këto faqe të këtij libri, Nerashti përmendet në vitin 1461-62, në një aktgjykim në të cilin vërtetohet vakëfi i Mehmet Begut në Tetovë. Në aktgjykim thuhet se një tokë e dhuruar bujqësore që ka kufijë "prej Nerashtit në rrugën që çon për në Shkup" dhe rrugën që çon "prej fshatit Pobreg në fshatin Nerasht" dhe në burimin e tretë të vitit 1470 citohet "rruga që çon prej Sobrit në Nerasht". Në dokumentet turke të vitit 1468, Nerashti përmendet në faqen 325 me 32 familje. Sipas hulumtimeve në terren, lagja më e vjetër është Shukerja. Të parët sipas kësaj lagje janë familja e Zymerëve. Që lagja e Shukeres të jetë lagja më e vjetër ka shumë indikacione, për ç'ka dëshmon vendi ku ka qenë një kishë e vjetër e të parëve tanë. Në lindje të lagjes Shukere, në kodrinë kanë qenë këmbanarja dhe varrezat. Sot prej kishës së dikurshme nuk ka gjurmë, por janë gjetur shumë varre gjatë gjërmimeve në vitin 1999. Burimet shkencore për lashtësinë e Nerashtit janë të pakta, por në bazë të disa prej tyre, familja më e vjetër është familja Lala që jeton në lagjen Miftare (Jovan Trifunovski-"Pollogu i poshtëm").