Sllatina (Tearcë)
Sllatina (Tearcë) | |
---|---|
Fshat | |
Gjeografia
RedaktoFshati Sllatinë gjendet në anën e majt te magjistrales Tetovë - Jazhincë . Largësia mes qytetit të Tetovës dhe fshatit në fjal është rreth 10km. Fshati numëron mbi 1250 shtepi dhe perafersisht 5500-6500 banor ku padyshim një pjesë e konsiderueshme e atyre jeton në mërgim. Sllatina daton që nga kohërat të hershme. Këtë e vërteton edhe kalaja Ilire, që gjendet mbi fshatin Sllatin, ku dëshmohet qart se ka qen një vendbanim edhe Ilir ! Fshatin Sllatinë e ndan një lum i vogël, që buron lart tek vendi siç quhet "Tre Ujrat" ku vërshimet e këtij lumi në të kaluaren ishin fatale për banorët e fshatit.
Historia
RedaktoDhjetëvjeçari i parë i shekullit njëzet është ndër me te bujshmit në historinë e popullit shqiptar. Janë vite përpjekjesh e sakrificash për çlirim nga robëria pesëshekullore osmane. Këto vite karakterizohen me kryengritje të njëpasnjëshme, që çuan deri te pavarësia e Shqipërisë, shpallur me 28 nëntor 1912, në qytetin jugor – Vlorë. Si kudo në trojet etnike shqiptare, edhe Sllatina do të kalojë nëpër këto prerje historike, duke mos mbetur jashtë këtyre rrjedhave.
Po cilat ishin këto ngjarje që kaloi ky fshat. - Me 1905 ky fshat përjetoi golgotën e tij gjatë pushtimit serb, bullgar dhe atij komunist. Ngjarjet në vazhdim bazohen në rrëfimet e Elmaz Misimit, i lindur me 1912, në Sllatinë, tanimë i ndjerë. - Pas shkatërrimit të Republikës se Krushevës, ku morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre edhe shqiptarët, shumë çeta komitësh maqedonas u shpërndanë. Kështu që një grup i tyre në vigjilje të festës së “bogorojcës” siç e quajmë ne do të niset për në manastirin e Leshkës, i cili mendohet të ketë qenë vendstrehim i tyre.
Rruga do ti çojë nëpër fushat e Sllatinës konkretisht do të kalojnë te vendi i quajtur “Kalinova” ku e kishin koliben vëllezërit Jakupi dhe Pajaziti, të cilët e ruanin bostanin e vet. Kur i vërejnë komitët mendojnë se ata janë ushtarë të rastit dhe si shqiptarë mendojnë ti gostisin me shalqi dhe njëri prej tyre u del përpara dhe u ofron shalqi. Por Pajaziti kur i vëren ata se ishin te armatosur nguron pak, por përsëri u afrohet atyre. Ata duke menduar se Pajaziti do ti tregojë pushtetit te atëhershëm turk vendosin ta vrasin.
Bisedën e zhvillojnë në gjuhen vllehe, të cilën e kuptonte Pajaziti, të cilën e kishte mësuar gjatë qëndrimit te tij ne mërgim, në Rumani. Duke e ndjerë rrezikun i cili u kanosej ai kishte paralajmëruar vëllain e vet Jakupin që ishte në kolibe dhe aty fillonte beteja. Jakupi vritet në vend, kurse Pajaziti plagoset për vdekje i cili vdes në shtëpi, dhe komitet ne fillim strehohen ne manastirin e Leshkës. Me të kuptuar lajmin për vrasjen e Pajazitit dhe Jakupit, i tërë fshati ngrihet në këmbë dhe e rrethojnë manastirin e Leshkës duke kërkuar nga eprorët e manastirit që t’ua dorëzojnë kryerësit e vrasjes. Por fatkeqësisht komitët do të strehohen ne jatakun e tyre në Sllatinë.
E gjithë kjo do të kaloj pa asnjë pasojë për popullatën sllave dhe vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve te larta turke sllatinasit do te tërhiqen. Këtu duhet theksuar se popullata e kësaj treve tregoi një solidaritet te madh me sllatinasit, pasi ne rrethim morën pjesë edhe shumë bashkëkombës nga fshatrat përreth,por edhe nga Tetova. Kjo ngjarje do të jetë si uverture për ndjekjen dhe persekutimin e popullatës së Sllatinës. -Gjat luftrave ballkanike dhe luftes se pare botrore shume ngjarje do te behen mbi shpinen e populates se Sllatines. Ngjarja qe duhet shenuar gjate kesaj kohe ishte ajo e betejes se zhvilluar ne fshatin tone ne mes nje pararoje Bullgare dhe ushtrise Serbe,e cila zhvillohet tek varezat e Sllatines te vendi i quajtur TE LUGJI.
Ne vazhdim do ta rrefejm ngjarjen sipas rrefimit te Elmaz Misimit,Nebi Qazimit etj. -Nje pararoj e ushtrise Bullgare do te arij te depertoj deri ne Sllatine nepermes lugines se Vardarit dhe ne sllatine do te ndeshen me ushtrine serbe dhe qe do te zhvillohet ne vendet qe i permendem me larte. Me kete rrast Mulla Beqiri do tu dale ne ndihme Bullgarve te cilet ne ate koh ishin ne kualicion me Turqine dhe disa ushtare do tiu dalin pase shpine ushtarve Serbe ku do te vriten shum epror dhe ushtare Serbe dhe nje pjese e vogel do te arine te terhiqen ne Neproshten nga do ti gjuajn Bullgaret me artilerine e tyre dhe do te arine qe ti zbrapsin Bullgaret dhe te rimarin perseri Sllatinen.
Me kete rast nga frika fshataret e Sllatines do te shperngulen ne fshatrat e Shkupit si ne Rahce dhe Sullare, ndersa fshatit do ti vihet flaka dhe do te digjet nje pjese e tij . Serbet do te hakmeren ndaj populates duke vrare shume fshatare nder ta edhe Mulla Beqirin,ndersa nga bandat e njefare Samoili ne shtepine e Nesimit do te digjen te gjall pese persona, nder ta do te permendim Hamit Idrizin, Sallain, Nesimin etj.
Gjate kesaj kohe do te ndodh ploja ne Neproshten ku do te vriten 17 persona. - Vitet e pushtimit te serishem serb do te karakterizohen me nje shtypje edhe me te madhe te populates te Sllatines, por perpjejet e sllatinasve per tu cliruar nga ky pushtues barbare nuk do te rreshtin kurr, por tani ne format tjera. Ketu duhet te permendet veprimtaria e Mulla Osmanit, Ismail Efendiu te cilet kishin kryer fakulltetin teologjik ne Stamboll, Mulla Ferikit, Molla Abdilxhemilit, etj. Te cilet ne fshetsine me te madhe do te perhapin librin ne gjuhen shqipe per tep ngritur vetedijen kombetare tek popullata e kesaj ane e më gjerë.
Fryma e atdhedashurise do te ndihet vecanerisht gjate kohes se luftes se dyte boterore.Me pushtimin nacist te Jugosllavise versaiste ,shqiptaret do te ndihen me te lire dhe ne trojet shqiptare te mbetura nen juridiksionin jugosllav, ky pushtim do te perjetohet si clirim,sepse ne keto troje do te perhapen shkollat shqipe,do te ngrihet flamuri shqipetar dhe e tere administrata do te udhehiqet nga nepunes shqiptare.
Ne pazarlleqet e pushtuesve nazi -fashist Sllatina do te bie nen juridiksionin Bullgar,dhe tani duhej luftuar ky pushtues i ri, me te identifikohen shkiet perreth si Leshka , Tearca, Varvara, Brezna etj, nga te cilet popullata e Sllatines do te heqin te zijte e ullirit. Per kete shkak bijte me te mire te sllatines: Elmaz dhe Sejdi Misimi, Refet Islami, Abaz Etemi, Nazmi Iljazi, Xhelil Xhelili, Aqif Saliu, Abdullah Aliriza Qerimi, Sali Kasami, Rexhep Osmani e shume te tjere do te zhvillojne nje veprimtari patriotike per tu cliruar nga zgjedhja slave dhe bashkimi i trojeve shqiptare . -pas debimit te okupatorit fashist ,ku moren pjes edhe shqiptaret dhe luftuan krah popujve tjere duke menduar se do te realizojne endren e tyre per tu cliruar dhe te vendosin per fatin e tyre. Mirpo kjo nuk u realizua dhe mbi ta ushtrohet nje dhune e papare ne historine e njerzimit ,ata do te burgosen , malltretohen dhe do te vriten . -pikerisht keta vite ,e me konkretisht ne vitet 1944-1945 edhe ndaj Sllatinasve do te ushtrohet nje dhune e papare nga partizanet ,te cilet deri dje kishin qene cetnik qe do te ndihmohet nga shkiet vendas . Duhet theksuar se gjate kesaj kohe pak-kush nga fshataret e Sllatines do ti shpetoj kesaj loje.
Pas malltretimeve qe do tu behen ne mektepin e fshatit disa prej fshatrave do te ndahen per tu pushkatuar edhe ate: Islam Ramadani, Llokman Latifi, Ferat Sadiku, Sali e Rafiz Zaiti, Sulejman e Abaz Etemi(baba e bire),Ramiz Xhelili etj,por ne momentin e fundit do te vij nje urdher dhe keta do te shpetojne nga vdekja e sigurt. E gjith kjo do te behet per ti dorzuar : Xhelil Xhelilin , Elmaz Misimin , Aqif Saliun ,Refet Islamin i cili kapet me vone nga partizanet dhe pas shum turturave ne burgun e Tetoves varoset i gjalle, ndersa Aqifi e Xhelili pasi burgosen arin te aratisen nga burgu dhe te ikin ne Turqi. -amaneti i te pareve nuk duhet haruar dhe tani flamurin e atdhedashurise do ta marin gjeneratat e reja e ne vecanti dy veteranet e arsimit shqip ne keto treva e me gjere : Hysni Abdullai dhe Sejdi Idrizi,te cilet vijne si mesues te pare ne Sllatine.
Veprimtaria e tyre patriotike e ketyre dy pishtareve te arsimit eshte e bujshme dhe kjo veprimtari do te bjerre ne syte e pushtetit komunist dhe ato do te burgosen . Hysni Abdullai me 1952 denohet me tre vjet burg te rrende ne Idrizoven famekeqe . Ndersa Sejdi Idrizi do te burgoset ne vitin 1955 bashke me Ismail Spahiun nga Tetova .Edhe pas vuajtjes se denimit keta dy pishtare te arsimit nuk do ta nderpresin veprimtarine e tyre ,por tani ne forma tjera ,duke punuar ne ngritjen e vetedijes kombetare tek gjeneratat e reja .Duke pasur parasyshe se pa shkollim dhe arsimim te nje populli nuk ka perparim ,ata do te jene inicues per ndertimin e shkolles ne Sllatine me 1974 ,pasi femijet e Sllatines deri ne kete kohe e ndiqnin mesimin ne Leshke dhe Tearce. Shkolla e Sllatines sot eshte vater e arsimit nga ku shperndahen rrezet e drites dhe hap horizonte te reja drejte nje ardhmerie me te ndritur me te lumtur .
Sllatina ishte dhe mbeti nje barikade e pakapercyeshme per pushtetaret komunist sepse Sllatinasit ishin te paret qe me 1968 ngriten flamurin shqiptar ne xhamine e fshatit . Kete akt e beri Rexhep Osmani ,i cili per vepren e bere do te burgoset .Gjate viteve te tetedhjeta do te shtohet me shume represioni ndaj shqiptareve ,vecanerisht pas ngjarjeve te njohura ne Kosove . Por njekohsishte kesaj kohe duhet vecuar veprimtaria patriotike e Hakik Ramadanit Enver Selimit dhe Hazbi Shasivarit . Duhet theksuar se Sllatinasit ishin kunder ndryshimeve kushtetuese ne vitin 1989, ku amandamentet e propozuara shqiptare do tu mohohen te drejtat me elementare . E gjithe kjo qe me larte tregon se tek sllatinasit asnjehere nuk u shua dashuria ndaj atdheut e kombit ,por edhe urrejtja ndaj pushtuesve . Autori është professor i gjuhës shqipe
Selia: Tearca dhe vendbanimet: Brezna | Dobroshti | Gllogja | Jelloshniku | Leshka | Nepreshteni | Nerashti | Odri | Përca | Përsheci | Sllatina | Varvara
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |