Gllogja
Gllogja është fshat shqiptar në komunën e Tearcës.
Gllogja | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.295 |
Targat | TE |
Gjeografia
RedaktoFshati Gllogjë gjendet në kilometrin e 15 përgjatë rrugës Tetovë Jazhincë dhe i takon komunës së Tearcës. Me një lartësi mbidetare prej 450 m. Fshati ka një hapësirë territoriale prej Jegunofcit, e deri ne kufi me republikën e Kosovës. Ky fshat në veri-perëndim kufizohet me Përshefcën, në veri me Jelloshnikun kurse në veri-lindje me Dobroshtin.
Demografia
RedaktoKombësi | Të gjitha |
maqedonas | 310 |
shqiptar | 983 |
Turqit | 1 |
Romët | 0 |
Vllehëve | 0 |
Serbët | 0 |
Boshnjakët | 0 |
të tjerë | 1 |
Popullata që jeton në Gllogjë është e përzier. Sipas regjistrimit të realizuar në vitin 2002, në këtë fshat jetonin gjithsej 1 295 banorë. Prej tyre 983 ishin shqiptar, maqedonas 310, turq 1 dhe të tjerë 1. Si edhe në fshatrat tjera edhe Gllogja është e njohur për numrin e madh të gurbetçive të cilat janë të vendosur kryesisht në vendet e Europës Perëndimore dhe Australi. Familjet më të njohura në Gllogjë janë : Selmanallarët Që Njihen Si Familia Më E Madhe, sadikallarët, amitallërt, çuçat, blokat etj.
Kultura
RedaktoGllogja ka një kulturë shumë të bujshme. Sipas disa të dhënave fshati është një ndër fshatrat më me perspektivë dhe me një përqindje më të lartë shkollimi ne rrethinën e Tetovës. Ku paraprakisht dallohen edhe kualitetet e Gllogjës duke përfshirë pozitat që i kanë në vendet e punës (në shtet dhe punë private) Drejtor, Menaxher, Gjykatës, Kuristin shefin Policis etj, etj, si rezultat i shkallës së lartë të arsimit.
Historia
RedaktoNë këtë fshat është familja më e vjetër : Elezi.
Jeta kulturore dhe sportive
Në Gllogjë jeta kulturore dhe sportive nuk është edhe aq e zhvilluar. Deri para disa vitesh ka funksionuar Klubi Futbollistik Sharri i cili njihet si një ndër klubet më të vjetra në rrethinën e Tetovës, mirëpo viteve të fundit ky klub ka pushuar së funksionuari.
Kohën e fundit shumë të rrinjë të fshatit aktivitet e tyre kulturore dhe sportive i kanë realizuar në klubet e fshatrave fqinje si dhe në Shoqërinë Kulturore Jehona. Gllogja së bashku me Përshefcën e kanë edhe shkollën fillore “Asdreni” në të cilën mësojnë 376 nxënës prej të cilëve afër 30 % janë nga Gllogja. Gllogja në vitet e 80-90-ta të shekullit të kaluar është dalluar me numrin e madh të të arsimuarve dhe të funksionarëve nëpër institucionet shtetërore, mirëpo për fatë të keq viteve të fundit ka një ngecje në këtë drejtim.
Në regjistrat e perandorisë osmane të popullatës jomyslimane nga vilajeti i Kankandeles nga viti 1626-1627, fshati Gllogjë ka numëruar 18 familje. Në fund të shekullit 19, Gllogja është llogaritur fshat bullgar në rrethinën e Tetovës që është gjendur në Imperinë Osmane. Sipas statistikës së Vasil Kançovit në vitin 1900 në Gllogjë ka pasur 210 banorë bullgarë kristian. Nga të dhënat e sekretariatit të Ekzarkut bullgar Dimitar Mishev në vitin 1905 të gjithë 240 banorët kristian kanë qenë bullgar. Sipas Afansi Selishqev në vitin 1929 fshati Gllogjë është llogaritur se i takon komunës së Dobroshtit dhe se ka pasur 57 shtëpi, dhe 444 banorë bullgarë dhe turq Por Kjo Nuk është 100% e Vërtetë.
Lidhje të jashtme
Redakto
Selia: Tearca dhe vendbanimet: Brezna | Dobroshti | Gllogja | Jelloshniku | Leshka | Nepreshteni | Nerashti | Odri | Përca | Përsheci | Sllatina | Varvara
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |