Petraq Qafëzezi
Petraq Qafëzezi lindi në qytetin e Korçës në vitin 1935). Aviatori i dikurshëm dhe sot inxhinieri arkitekt ka qenë në të shkuarën autor i njohur i disa poezive dhe romaneve kryesisht për fëmijë. Qafzezi ka shkruar tekste këngësh gati në të gjitha festivalet në Radio-Televizionin Shqiptar deri në festivalin e 11-të në vitin 1972. Nga tekstet e këngevë të shkruajtura nga poeti shquhen "Si mimoza që çelën", "Sot jam njëzet vjeç" e kënduar nga pionierja e muzikës së lehtë shqiptare këngëtarja Vaçe Zela, "Nënave shqiptare" etj.
Petraq Qafzezi u rrit në jetimore deri në moshën 13 vjeçare. Ai ka ushtruar dhe profesionin e pilotit. Spektakolare ka hyrë në historinë e fluturimeve të aviatorëve të asaj kohe dhe hedhja e tij me katapultë nga një lartësi tepër e lartë, pasi avioni me të cilin po fluturonte pas një defekti po rrëzohej.[1]
Në vitin 1972 ai botoi romanin autobiografik “Bonjakët”, i cili më pas u bë dhe skenari i filmit "Lulëkuqet mbi mure" të regjizorit Dhimitër Anagnosti, i cili në konkursin e organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë fitoi çmim të parë. Petraq Qafzezi shkruajti dhe romane të tjera si "Rruga e fluturimeve" dhe "Moshatarët".
Burimet e informacionit
Redakto- ^ "Petraq Qafëzezi - Si e shkruajta skenarin e filmit Lulëkuqet mbi mure". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2013. Marrë më 26 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)