Petrit Llanaj aktor dhe regjisor shqiptar, u lind më 2 janar 1937 në Vlorë. U nda nga jeta në Tiranë, më 3 nëntor të vitit 2000. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Llanaj, i cili është autori i shumë filmave mund të konsiderohet si gjeniu i filmit artistik shqiptar. Famën e arriti me filmat e tij të suksesshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vdekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenj shqiptar si; Timo Flloko, Demir Hyskja, Vera Grabocka, Sandër Prosi, etj. Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka punuar me regjisorë të huaj. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Është regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj.

Filmografia

Redakto

Regjisor

Redakto