- Spanja ka mposhtur Serbinë dhe Malin e Zi, kampion aktual i botës në basketboll, të shtunën në Seitama 87:75, në kuadër të ndeshjeve të 1/8 të finales së kampionatit të 15-të të basketbollit i cili po mbahet në Japoni
- 85 persona kanë humbur jetën nga vërshimet e mëdha që në dy ditët e fundit kanë kapluar shtetin Raxhastan në veriperëndim të Indisë, bëjnë të ditur të shtunën mediat vendore
- Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të shtunën në Kinë, me rastin e ndeshjes së një autobusi me një kamion
- Kuvendi i Maqedonisë po vazhdon punimet pas pauzës së rregullt një orëshe për drekë debatin për zgjedhjen e qeverisë së re pasi që shumica e deputetëve votuan që mbledhja të vazhdojë edhe pas orës 17:00 deri në votimin e përbërjes së re qeveritare.
- Së paku 24 udhëtarë kanë humbur jetën të shtunën kur një autobus është rrotulluar në autostradën në pjesën veriore të Iranit
- Ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Gunter Plater, do të vizitojë të martën trupat austriake që shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, të stacionuar në komunën e Therandës, ndërsa ai do marrë pjesë edhe në përurimin e një qumështore në Therandë, njofton të shtunën zyra për informim e Task Forcës Shumëkombëshe të Jugut me seli në Prizren.
- Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, tha të shtunën se nuk është e njohur për të nëse deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim do t'i kthejnë mandatet e deputetëve, por vlerësoi se vendimi i tillë do të kishte pasoja negative
|