Qamil Çami
Qamil Izet Çami (1875–1933) ishte një rilindas shqiptar, poet, dhe mësues. Ai dhe rilindas të tjerë çamë hapën shkollën e parë shqipe në Filiat në vitin 1908 .
Qamil Çami | |
---|---|
U lind më | Filati, Çamëri | janar 4, 1875
Vdiq më | shtator 26, 1933 Tiranë | (58 vjeç)
Occupation | rilindas, shkrimtar, mësues |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | Pozi |
Biografia
RedaktoQami Çami u lind në Filat, aso kohe një qytet i Perandorisë Osmane, më 4 janar 1875. Në rininë e tij ai u bë një anëtar i klubit letrar të nxënësve shqiptarë nga Janina. Pas diplomimit në Stamboll ai u emërua prefekt i ulët në Sajadha në vitin 1905. Në 1907 filloi punën si mësues në shkollën osmane të qytetit të tij, Filatit ku fshehurazi u mësoi nxënësve të shkruanin gjuhën shqipe. Më 25 gusht 1908, së bashku me të tjerë rilindas hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe të Filat dhe u emërua drejtor i saj.[1][2] Fondet u ofruan nga banorë të Filatit, si Musa Demi, rilindas dhe nga çamë të tjerë të njohur si Rasih Dino i biri i Abedin Dino.[1][2]
Gjatë Luftërave Ballkanike, ai u burgos në Janinë nga ushtria greke. Ai arriti të arratisej pas 10 muajsh dhe shkoi në Vlorë. Në 1917 ai u emërua drejtor i arsimit për zonën jug-lindore të Shqipërisë dhe u vendos në Voskopojë. Në vitin 1920 ushtria italiane e futi në burgun e Sazanit, sepse ai ndihmoi anëtarët e lëvizjes së çlirimit të Shqipërisë. Ai u lirua pas përfundimit të Luftës së Vlorës më 4 gusht 1920.[2] Në vitin 1922, pas propozimit të Jani Mingës për qeverinë shqiptare, Çami u bë prefekt i Konispolit. Në vitet 1924-1927 punoi vullnetarisht si mësues i gjuhës shqipe për minoritetin çam në Thesproti, në zonën e Paramithisë.[1]
Vdiq më 26 shtator, 1933 në Tiranë. Pozitë u botuan pas vdekjes së tij. Konsideohet si një nga rilindasit e fundit të Rilindjes Kombëtare.[3]
Referime
Redakto- ^ a b c Naska, Kaliopi (1999). Dokumente për Çamërinë: 1912-1939. General Directorate of Archives. Dituria. fq. 661–91. ISBN 99927-31-69-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Isufi, Hajredin (2002). Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. Botimet Dudaj. fq. 200–210. ISBN 99927-50-10-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave filologjike. Vëll. 12–3. Albanological Institute of Pristina. 1982.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)