Forca e rëndesës

(Përcjellë nga Rëndesa)
This is the stable version, checked on 24 dhjetor 2022. 1 pending change awaits review.

Forca e rëndesës (nga lat. gravitas që do të thotë rëndesë)(ang. gravitational force) në fizikë është prirja apo dukuria e trupave qiellorë e tërheqjes së dyanshme. Në mekanikën klasike ajo është shkaku i fuqisë tërheqëse së tokës, që Toka ushtron mbi sendet. Ajo shkakton p.sh. që sende me masë të bien në tokë. Rëndesa përcakton edhe orbitën e tokës dhe të planeteve të tjerë rreth Diellit, dhe ajo luan një rol të rëndësishëm në kozmologji.

Forca e rëndesës mban planetet në orbita rreth diellit.

Rëndesa së bashku me bashkëveprimin elektromagnetik, bashkëveprimin e dobët bërthamor dhe bashkëveprimin e fortë bërthamor është një nga katër ndërveprimet themelore në natyrë. Rëndesa është më e dobëta ndër këta ndërveprime. Megjithatë rëndesa është bashkëveprimi më domethënës në shkallë makroskopike (të madhe) dhe përcakton lëvizjen e planetëve, yjeve, galaktikave madje edhe dritës.

Tokë, rëndesa u jep peshë trupave dhe rëndesa e Hënës shkakton baticat dhe zbaticat në oqeane dhe dete. Graviteti ka edhe funksione të rëndësishme biologjike duke ndihmuar në rritjen e pemëve sipas procesit të gravitropizmit si dhe ndikon në qarkullimin e rrjedhësve në organizmat shumëqelizorë. Studime mbi efektet e mungesës së peshës kanë treguar se rëndesa mund të luajë një rol në funksionimin e sistemit imunitar dhe diferencimit të qelizave të trupit të njeriut.

Veprimi terheqes i Tokes quhet veprim gravitacional.Forca me te cilen toka i terheq te gjithe trupat,quhet forca e rendeses(gravitacionit).Bashkeveprimi gravitacional ndermjet trupave varet prej mases se tyre dhe largesise ndermjet tyre(Ligji i pare i Njutonit per Gravitacionin)

Historia e teorisë së rëndesës

Redakto

Natyra dhe mekanizmi i gravitetit kanë qenë objekt studimi për shumë studiues në Lashtësi. Në Greqi, Aristoteli besonte se objektet binin drejt Tokës sepse Toka ishte qëndra e Gjithësisë dhe tërhiqte të gjithë masën e Gjithësisë drejt saj. Ai gjithashtu mendonte se shpejtësia e një objekti në rënie duhet të rritet me rritjen e peshës së tij, një përfundim që më vonë u pa të ishte i pavërtetë. Ndërsa pikëpamja e Aristotelit pranohej gjerësisht nëpër Greqinë e Lashtë, të tjerë si Plutarku parashikuan saktësisht se tërheqja e rëndesës nuk ishte një dukuri unike për Tokën.

Megjithëse ai nuk e njihte rëndesën si forcë, filozofi i lashtë grek Arkimedi zbuloi qendrën e rëndesës së një trekëndëshi. Ai gjithashtu postuloi se nëse dy pesha të barabarta nuk kanë të njëjtën qëndër rëndese, qëndra e rëndesës së çiftit do të jetë në mes të vijës që bashkon qëndrat e rëndesës.

Ligji i rëndesës sipas Njutonit

Redakto

Në 1684, Njutoni i dërgoi një dorëshkrim Edmond Halley-t të titulluar De motu corporum in gyrum ("Mbi lëvizjen e trupave në një orbitë"), i cili dha një justifikim nga ana pikëpamja fizike për ligjet e Keplerit për lëvizjen planetare. Halley u impresionua nga dorëshkrimi dhe i kërkoi Njutonit që ta zgjeronte atë, dhe disa vite më vonë Njutoni botoi një libër risi të quajtur Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica (Parimet Matematikore të Filozofisë Natyrore). Në këtë libër, Njutoni e përshkroi rëndesën si një forcë universale dhe pohoi se "forcat që i mbajnë planetët në rruzullin e tyre duhet të jenë reciproke si katrorët e distancave të tyre nga qendrat rreth të cilave ata rrotullohen". Kjo deklaratë u përmblodh më vonë me ligjin e mëposhtëm:

 Ku   është forca me të cilën veprojnë trupat,   dhe   janë masat e objekteve në ndërveprim,   është largësia mes qëndrave të masave dhe   (ose edhe  ) është konstantja gravitacionale (e rëndesës) 6.674×10−11  

Rëndesa tokësore

Redakto

Rëndesa dhe astronomia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto