Ramiro Villapadierna (Madrid, Spanjë,1964) është Shef i Zyrës për Evropën Qendrore me qendër në Berlin i gazetës spanjolle "ABC" [1] si dhe një nga gazetarët më me përvojë për Evropën Lindore dhe Ballkanin.

Ramiro Villapadierna
Emri Ramiro
Mbiemri Villapadierna
Shtetësia spanjolle
Profesioni gazetar

Ai ka studiuar për Gazetari ne Universitetin Complutense të Madridit si dhe zotëron gjuhët spanjisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, serbo-kroatisht dhe çekisht.

Ai vazhdimisht ka informuar mbi tranzicionin politik, social dhe ekonomik të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore deri në futjen e tyre në Bashkimin Evropian, ka shkruar mbi proceset historike si ndarja e Çekosllovakisë dhe shpërbërja e Jugosllavisë, luftërat në Ballkan deri në rënien e regjimit te Milosheviçit, ku dhe u qëllua, u plagos, u arrestua dhe u grabit disa herë.

Gjatë viteve 1986-1990 ka qenë redaktor i kulturës në ABC si dhe komentator i xhazit për këtë të përditshme si dhe i disa mediave të tjera.

Me rënien e regjimeve komuniste dhe fillimin e tranzicionit demokratik në 1990 atij iu caktua detyra e hapjes së zyrës së ABC që do të mbulonte Evropën Lindore. Ai ka qendruar në fillim në Pragë, pastaj në Vienë dhe që prej vitit 2002 punon në Berlin. Gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe në vende të tjera të Ballkanit duke u bërë një nga gazetarët evropianë më të njohur në këtë zonë.

Eshtë autor i mbi 4.000 reportazheve, artikujve dhe analizave rreth vendeve të Evropës Qendore dhe Ballkanit, ku ka intervistuar dhjetëra kryetarë Shtetesh dhe Qeverish, ministra, intelektualë, artistë për realizimin e të cilave i është dashur të përshkuajë më shumë se 300.000 km udhë në këtë rajon.

Ka botuar artikuj në media të njohura në Çeki, Serbi, Kroaci, Bulgari dhe Poloni. Gjithashtu në revista spanjolle dhe Enciklopedi janë publikuar mjaft shkrime të tij nga vende ku ka udhëtuar. Në të njejtën kohë ka bërë komente dhe korrespondentin dhe për BBC, CNN, Deutsche Welle, Radio France Internacional, Radio Nederland, Radio Nacional de España.

Ka qenë lektor i temave mbi Evropën dhe Ballkanin, fundin e komunizmit, nacionalizmin, luftën dhe zgjidhjen e konflikteve në takime dhe konferenca të ndryshme si International Balkan Correspondent Congress, Prague NATO Atlantic Club, International Summer University - Menéndez Pelayo; Foro Formentor; Fondazione Giorgio Cini në Venecia; Universiteti i Alikantes; Universiteti Complutense i Madridit; Academia de la Guardia Civil, Escuela de Guerra, Fundacion Duques de Soria si dhe CIDOB Foundation (Center for International Relations and Developement Studies në Barcelonë). Ka bërë rregullisht komente dhe në stacionet televizive lidhur me transformimet politike në rajon.

Ai mban dhe një blog Diván Este-Oeste ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me Evropën e vjetër Qendrore si dhe histori specifike nga Gjermania, Austria, Polonia, Çekia, Sllovakia, Bullgaria, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.

Disa artikuj të zgjedhur të tij publikohen rregullisht në faqen e internetit Visiones desde Berlín Arkivuar 29 dhjetor 2008 tek Wayback Machine. Eshtë bashkëpunëtor i librave dhe enciklopedive mbi Ballkanin, Evropën Qendrore, gazetarinë në zonat e konfliktit si dhe i sagës La Grande Vie: Lances y Pasión de los Villapadierna për The Ritz Villa Padierna.


Lidhje të jashtme

Redakto

Referenz

Redakto
  1. ^ ABC