Rock Hudson, (Roy Harold Scherer jr. poashtu edhe Roy Fitzgerald), lindur më 17 nëntor të vitit 1925Winnetika, IllinoisSHBA dhe vdiq më 2 tetor të vitit 1985 në moshën 59 vjeçare në Beverly Hills, California, SHBA, ishte aktor amerikan.

Rock Hudson

Biografia Redakto

Ai shërbeu gjatë luftës së dytë botërore si mekanik aeroplanësh për United States Navy. Pamja e tij tërheqëse, korrigjimi i dhëmbëve si dhe ndryshimi i emrit ia bënë të mundur një rol të vogël në filmin “Fighter Squadron” në vitin 1948.

Ai ishte para së gjithash në vitet 1950 dhe 1960 yll i shumë komedive dhe filmave vestern. Rolet e tij ishin në të shumtën e rasteve ato të dashnorit, aventurierit dhe të bashkëshortit. Një ndër filmat e tij më të njohur ishte “Giants” (Gjigantët) me Elizabeth Taylor dhe James Dean. Në vitin 1956 ai u nominua për Academy Award për rolin e tij në “Giants” dhe 2 vite më vonë e fitoi titullin “ylli i vitit” nga “Look Magazine”. Një ndër paraqitjet e tij të fundit ne TV ishte një rol i tij i vogël në serinë “Dinastia” në vitin 1984. Hudson ka yllin e tij në Hollywood Walk of Fame në Hollywood Boulevard.

Rock Hudson ishte një ndër prominentët e parë që vdiq nga pasojat e AIDS-it. Një kohe të shkurtër para se të bëhej e njohur se ai ishte i sëmur nga SIDA, ai u deklarua si homoseksual.

Rock Hudson ka qenë i martuar prej 1955 deri më 1958 me Phyllis Gates, e cila (sipas thënies së saj) nuk kishte dijeni për homoseksualitetin e tij.

Filmografia Redakto