Gjeneral Lejtnant Roland Kather lindi më 17 maj 1949Bennemuehlen, afër Hannover-it. Ai iu bashkëngjit Bundeswehr-it në vitin 1968 si vullnetar në Eutin, Batalioni i 6-të i Blinduar i Rikonjicionit.

Pas kursit për oficer, emërimit si udhëheqës toge dhe oficer në kuadër të shtabit të përgjithshëm, Kather u emërua komandant kompanie në Batalionin e 6-të të Blinduar të Rikonjicionit në Eutin deri në vitin 1979. Në periudhën 1979-1981, Kather ndoqi kursin për oficerë shtabi në Komandën e Bundeswehr-it dhe Kolegjin Ushtarak në Hamburg (Kursi i 22-të i Shtabit të Përgjithshëm), gjë që u shoqërua me emërimin e tij si oficer shtabi në G-4 (Logjistika), në Brigadën e 18-të të Blinduar në Neumünster.

Në periudhën 1983-1984, ai vijoi Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Spanjolle në Madrid.

Pas kthimit në Gjermani, Kather u emërua Shef i Sektorit në Ministrinë e Mbrojtjes të Shtabit të Armatës, Dega organizative në Bon, e më vonë në Sektorin e Planifikimit të G-3 në Shtabin Suprem të Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë (SHAPE) në Mons, Belgjikë, ku qëndroi deri në vitin 1989.

Në periudhën 1989-1991, Kather u emërua Komandant i Batalionit të 6-të të Blinduar të Rikonjicionit në Eutin dhe u caktua në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të Shtabit të Armatës si Shef i Sektorit dhe oficer shtabi i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura në Bon. Në vitin 1995, ai u emërua Shef i Shtabit i Komandës së Qarkut të III-të Ushtarak, Divizioni i 7-të i Armatosur në Düsseldorf.

prill 1996, Kather u emërua Shef i Shtabit i IFOR-it, kontigjenti gjerman në Trogir, Kroaci, detyrë të cilën e kreu deri në gusht 1996.

Në vitin 1997 ai u bë Zëvendës Komandant i Komandës së Bundeswehr-it dhe Qendrës Operative brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Bon. Në vitin 1999, Kather mori përsipër Komandën e Brigadës së 42-të të Blinduar "Brandenburg" në Potsdam.

Në periudhën dhjetor 1999- qershor 2000, Kather ishte Komandant i Brigadës Shumëkombëshe - Jug dhe Komandant i Kontigjentit Gjerman në rajon, në Prizren, Kosovë. Pas caktimit në detyrën e Shefit të Shtabit të Komandës së Forcave të Armatosura Gjermane në Koblenz, në shkurt 2001, Kather u emërua Komandant i Divizionit të 13-të të Mekanizuar të Këmbësorisë në Leipzig, në shtator 2003.

Prej 1 shtatorit 2006 e deri në fund të gushtit 2007, Kather emërohet Komandant i KFOR-it në Prishtinë, Kosovë.

Gjeneral Lejtnant Roland Kather është i martuar me Christiane.