Romët

Grup etnik indo-arian
(Përcjellë nga Rom)
This is the stable version, checked on 23 mars 2023. 3 pending changes await review.

Romët janë një grup etnik që jeton kryesisht në Evropë, dhe ka prejardhjen nga nënkontinenti indian. Në Evropë njihen gjerësisht dhe me emertimin ciganë. Gjuha e tyre është gjuha rome, e cila është gjuhë indoevropiane dhe ka ngjashmëri me gjuhët e sotme të folura në zonën e veriut të Indisë dhe lindjes së Pakistanit.

Flamuri i romëve.

Etimologjia

Redakto

Rom do të thotë burrë në gjuhën rome.[1] Ka variantet dom dhe lom, të cilat mund të lidhen me fjalët sanskrite dam-pati (zot i shtëpisë, burri), dama (të nënshtroj), lom (flokë), lomaka (leshore), loman, roman (me qime), romaça (burrë me mjekër dhe flokë të gjatë).[2] Një tjetër origjinë e mundshme është nga sanskritishtja डोम doma (anëtar i një kaste të ulët muzikantësh dhe kërcimtarësh udhëtues). Pavarësisht pranisë së tyre në vend dhe në vendet fqinje, kjo fjalë nuk lidhet në asnjë mënyrë me emrin e Rumanisë.

Historia

Redakto
 
Emigrimi i romëve në mesjetë në Afrikën e veriut dhe Evropë.

Romët kanë emigruar nga nënkontinenti indian rreth shekullit të 11. Gjenetika dhe gjuhësia tregojnë se romët kanë një prejardhje nga popuj që sot janë në zonën mes Indisë dhe Pakistanit. Burimet historike tregojnë se romët mbërritën në Ballkan dhe Evropën Qendrore rreth shekujve 13-14. Ardhja e romëve në Evropë nuk u prit mirë, dhe vendasit krijuan ndjenja urrejtje dhe intolerance ndaj kësaj popullsie nomade. Në Rumani, rumunët ndërmorën herë pas here fushata dëbimi dhe vrasjesh të romëve. Urrejtja ndaj romëve të ardhur në Evropë arriti kulmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur me qindra mijëra romë u vranë nga nazistët dhe ustashat.

Popullata dhe grupet

Redakto

Romët janë të shpërndarë në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Vende me popullsi më të mëdha rome në Evropë janë Rumania me rreth 2 milionë romë, dhe Hungaria. Spanja, Franca, dhe Bullgaria gjithashtu kanë me qindra mijëra romë.

Folklori

Redakto

Përrallat dhe legjendat rome njihen si paramichia. Një hero midis romëve vllah është Mundro Salamon ose Solomon i Urtë. Grupet e tjera rome e quajnë këtë hero O Godjiaver Yanko.[3]

Romët besojnë në mulo ose mullo, që do të thotë ai që ka vdekur. Këto qenie janë versioni rom i vampirit.[4]

Kuzhina

Redakto

Romët besojnë se disa ushqime janë të mbarë, ose me fat (baxtalo), të tilla si ushqimet me shije të athët si hudhra, limoni, domatja, specat dhe ushqimet e fermentuara si lakër turshi, turshitë dhe kosi.[5] Kuzhina rome është e ngjashme me kuzhinën hungareze.ref>Acton, Thomas Alan; Mundy, Gary (1997). Romani Culture and Gypsy Identity (në anglisht). fq. 90. ISBN 9780900458767.</ref>

Arti dhe kultura bashkëkohore

Redakto

Arti bashkëkohor rom doli në kulmin e procesit që filloi në Evropën Qendrore dhe Lindore në fund të viteve 1980, kur interpretimi i praktikës kulturore të minoriteteve u mundësua nga një ndryshim paradigme, e quajtur zakonisht në literaturën e specializuar si kthesa kulturore. U prezantua ideja e "kthesë kulturore"; dhe kjo ishte gjithashtu koha kur nocioni i demokracisë kulturore u kristalizua në debatet e zhvilluara në forume të ndryshme publike. Shoqëria civile fitoi forcë dhe u shfaq politika civile, e cila është një parakusht për demokracinë kulturore. Ky ndryshim i qëndrimit në rrethet e studiuesve rrjedh nga shqetësimet specifike jo vetëm për përkatësinë etnike, por edhe për shoqërinë, gjininë dhe klasën.[6]

Gjuha rome ka ngjashëri me gjuhët e folura në Indinë e veriut dhe Pakistanin lindor. Shumë nga romët flasin dhe gjuhën e vendit ku ata kanë emigruar.

Referime

Redakto
  1. ^ "Rom/Romni, Romano/Romani" (në anglisht).
  2. ^ Cherata, Lucian. "ETIMOLOGIA CUVINTELOR "ȚIGAN" sI "(R)ROM"". Scritube (në rumanisht). Marrë më 17 shkurt 2017.
  3. ^ "Gypsies" (në anglisht).
  4. ^ "Gypsy Legends on Vampires" (në anglisht).
  5. ^ "Romani Cuisine and Cultural Persistence". Paste (në anglisht). 27 qershor 2016.
  6. ^ "Meet Your Neighbors" (PDF). opensourcefoundations.org (në anglisht).