Rrugët malore në zonën e Kurveleshit përbëjnë rrjetin tradicional të mardhënieve ekonomike të zonës.

Konteksti

Redakto

Rruga e Bregdetit apo e Rivierës siç quhet shpesh, është një rrugë e ndërtuar nga ushtria italiane gjate Lufte së pare Boterore me robër austrohungareze dhe për interesa ushtarake, ndërsa rrugët e ashtëquajtura malore perbejne rrjetin social kulturor të lidhjeve tradicionale në këtë rajon. Një pjesë e tyre ende nuk është e shtruar apo eshte vetem me asfaltin e kohes së komunizmit.

Rrugët

Redakto

Ana lindore

Redakto

Rruga kalon nëpërmjet Gusmarit te çon në Progonati e Lekdushi prej aty zbret në Grykë të Bënçës e del në Tepelenë. Para se të arrijë në Progonat, kjo rrugë degëzohet për Golëm, kalon për Kolonjë e Picar dhe bashkohet me rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër tek Ura e Kardhiqit. Reth 6 km para urës së Kardhiqit është e asfaltuar me dy korsi.

Ana perëbdimore

Redakto

Fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm lidhen midis tyre rruga Vlorë-Kuçi-Fterra e del në Borshi e cila përshkon përmes Kallaratin, në Vranisht prej saj ndahet majtas ngjitet në urën e re për gryken e Bolenës.

Rruga që hyn në zemër të Kurveleshit duke u nisur nga Bregdeti, pikërisht nga Borshi për 10 km mbërrin në Fterrë ende sot e pa asfaltuar por zallishte që mund të kalohet edhe me makinë të ulët pa probleme. Ne fillim te vitit 2020 shteti shqiptar shtroi segmentin nga rruga nacionale deri në kalanë e Borshit, pra mbeten edhe 7 km deri në Fterrë

Sot fshatrat e Kurveleshit, me përjashtim të Vermikut, lidhen midis tyre dhe me krahina fqinje me rrugë automobilistike. Njëra prej tyre është ajo që lidh Gusmarin me Rexhinin dhe Nivicën, kalon përmes grykës së Salarisë dhe zbret në rrugën e Tepelenë-Gjirokastër.

Pasi kalon Kuçin kjo rruge del ne Qafën e Derrasës, ku një degë e saj merr për në Fterrë apo nëÇorraj. Megjithatë Kurveleshi është një zonë me qarkullim të pakët gjatë dimrit, sidomos Kurveleshi i Sipërm, gjatë dimrit, ka raste, bllokohet nga bora.

Kuçi është 620 m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Vlorës. Nga Kuçi në Vlorë shkon duke përshkruar fshatrat Kallarat 11 km, Vranisht 15 km, Tërbaç 24 km, Brataj 30 km, Lepenicë 35 km, Gjorm 40 km, Kotë 47 km, Drashovicë 53 km, Shashicë 60 km.

Problematika

Redakto

Masmedia shqiptare vizive dhe të shkrauar shpesh kane vene në dukje moskujdesin dhe neglizhencen e shtetit shqiptar mbas viteve 90 per kete rrjet rrugor. Per me teper ka mendime dhe media të cilat e shpallin publikisht se shtete fqinje ndikojne qe pikerisht kjo zone per hir te ndikimit tradicional patriotik te mos kete akses ne tregjet ekonomike te bregdetit.

Fuqia ekonomike e ketyre komunave nuk perballon dot investime ne infrastrukture. Nje faktor tjeter eshte qe keto fshatra ende nuk kane krijuar nje ndergjegje qe veten te bashkuar qe te mund te kerkojne me shume nga pushteti qendror. Mirpo shume qeveri i kane ndare ne qarqe te ndryshme. Rruga Tepelenë Lekdush Nivicë eshte shtruar .Ka përfunduar së asfaltuari rruga Kuç Gusmar .Kurveleshit i është rikthyer me asfaltim dhe me parametra rruga Salari Nivicë e lënë jashtë fuksionit që në vitin 1978.

Pa asfaltuar la mbetur faqja tjeter ku ende Fterra edhe pse vetem 7 km ka mbetur pa asfalt me Borshin.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto