Rudolf Sopi lindi në vitin 1932 dhe vdiq në vitin 1984, ishte fotograf dhe kinematograf i njohur shqiptar, xhiruesi i parë i filmit artistik në Kosovë.

Rudolf Sopi

Nga fotografi deri te drejtori i fotografisë

Redakto

Filloi të meret me fotografi si mësues në Has e Zym të Prizrenit, e mandej punoi te shumë fotograf në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë. Pronarët e studiove fotografike e kujtojnë Rudin si mjeshtër i fotografisë, por më tepër si ekspert i retushit, një dicipline atëherë shumë e domosdoshme për fotografi, në mënyrë të veçantë për portrete, pasaporta dhe letërnjoftime. Një kohë ka punuar në KNI Ramiz Sadiku në Prishtinë si kopjues i planeve arkitektonike e urbanistike .

Në vitin 1967 punësohet në RTB - Televizionin e Beogradit - redaksia në gjuhën shqipe dhe fillon karrierën si xhirues filmi në televizion e më vonë edhe në kinostudion filmike Kosovafilm.

Më 1978 fiton medaljen e artë - kamera më e mirë për filmin Pikë e Gurë në festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtë në BeogradJugosllavisë.

Titujt më të njohur

Redakto

Filmografia

Redakto

Lidhja të jashtme

Redakto