Samuel B. Harris (i lindur më 9 prill 1967) është autor, filozof, intelektual publik dhe neuroshkencëtar amerikan, si dhe bashkëthemelues dhe drejtor i Project Reason. Ai është autori i librit The End of Faith (Fundi i Besimit), i cili u botua në vitin 2004 dhe u paraqit në listën e librave më të shitur të gazetës The New York Times për 33 javë. Libri fitoi çmimin PEN/Martha Albrand Award për Librin e Parë Jofiktiv në vitin 2005. Në vitin 2006 Harris botoi librin e tij Letter to a Christian Nation (Letër për Popullin e Krishterë), si përgjigjje për kritikën ndaj The End of Faith. Kjo vepër u pasua nga The Moral Landscape (Peisazhi Moral) në vitin 2010, eseja e gjatë Lying (Gënjimi) në vitin 2011 dhe libri i shkurtë Free Will (Vullneti i Lirë) në vitin 2012.

Sam Harris
U lind më (1967-04-09) 9 prill 1967 (57 vjeç)
Shtetet e Bashkuara
KombësiaAmerikan
Gjinitë letrareJo fiktive
ÇmimePEN/Martha Albrand Award
Faqja zyrtare
samharris.org

Harris është kritik i njohur bashkëkohor i religjonit dhe idhtar i skepticizmit shkencor dhe "Ateizmit të Ri". Ai gjithashtu është përkrahës i ndarjes së kishës nga shteti, lirisë së religjionit, dhe lirisë për të kritikuar religjionin. Harris ka shkruar artikuj të shumtë për The Huffington Post, Los Angeles Times, The Washington Post, The New York Times, Newsweek, dhe Nature. Artikujt e tij prekin tema të ndryshme, duke përfshirë religjionin, moralin, neuroshkencën, vullnetin e lirë, terrorizmin, dhe vetëmbrojtjen.

Në librin e tij The Moral Landscape, Harris arguementon që shkenca mund të ndihmojë në problemet e moralit, dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies njerëzore. Ai rregullisht mbanë fjalime në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe, duke përfshirë universitetet Oxford, Cambridge, Harvard, Caltech, Berkeley, Stanford, Tufts, si dhe konferencën TED. Harris ka bërë edhe paraqitje të shumta televizive, duke përfshirë intervista për Nightline, Real Time with Bill Maher, The O'Reilly Factor, The Daily Show, The Colbert Report, dhe The Last Word, në mes të tjerave. Ai gjithashtu u paraqit në filmat dokumentarë The God Who Wasn't There (2005) dhe The Unbelievers (2013). Harris konsiderohet si përkrahës i hapur dhe definitiv për shkencë dhe arsye si alternativa për religjionin teistik.

Librat

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto