Sanxhaku i Sremit
Sanxhaku i Syrmisë ose Sanxhaku i Sremit (serbisht: Sremski sandžak/Сремски санџак, kroatisht: Srijemski sandžak) ishte një entitet territorial administrativ i Perandorisë Osmane i formuar në vitin 1541.
Ndodhej në rajonin e Syrmias dhe ishte pjesë e provincës Budin. Qendra administrative e sanxhakut të Syrmias ishte nga viti 1542 Ujluku (kroatisht: Ilok) dhe në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të ishte Mitrovica e Sremit (Dimitrofça) (serbisht: Dmitrovica, sot Sremska Mitrovica). Pjesa më e madhe e sanxhakut iu dorëzua Austrisë sipas Traktatit të Karlovitz-it në 1699. Pjesa e mbetur e territorit të sanxhakut u transferua në sanxhakun e Semendires dhe më vonë iu dha edhe Austrisë sipas Traktatit të Passarowitz-it në 1718.
Ndarjet administrative
RedaktoNë vitet 1583-87, Sanxhaku u nda në disa nahija:
- Dimitrofça (Dmitrovica)
- Ilok
- Grgurevci
- Irig
- Podgajicë (Podgoricë)
- Varadin
- Syrmia
- Moroviq
Në vitin 1667, Sanxhaku u nda në disa kadilluqe:
- Dimitrofça (Dmitrovica)
- Ilok
- Budim
- Irig
- Nijemci
- Raça
- Vukovari
- Grgurevci
- Slankamen
Popullsia
RedaktoSanxhaku ishte i populluar kryesisht nga serbë ortodoksë dhe myslimanë me prejardhje të ndryshme etnike. Popullsia e fshatrave ishte tërësisht serbe, ndërsa popullsia e qyteteve dhe qytezave ishte e larmishme etnike dhe fetare. Qyteti më i madh në sanxhak ishte Dimitrofça (Dmitrovica), e cila, sipas të dhënave 1545-48 ishte e populluar kryesisht nga serbët dhe sipas të dhënave 1566-69 kryesisht nga myslimanët.
Shiko gjithashtu
RedaktoBurime
Redakto- Dr. Dušan J. Popović, Srbi u Vojvodini, knjiga 1, Novi Sad, 1990.
- Atlas Istorijski, Geokarta, Beograd, 1999.
- N. Moačanin, Slavonija i Srijem u razdoblju osmanske vladavine, 2001.
- Željko Holjevac, Nenad Moačanin: Hrvatsko-slavonska Vojna krajina i Hrvati pod vlašću Osmanskoga carstva u ranome novom vijeku,2007.
- Sheher Mitrovica - Mitrovica nën sundimin turk