Senati i Shqipërisë më vonë Këshilli Kombëtar kishte një dhomë dhe u mblodh pas zgjedhjeve të mbajtura më 31 janar 1920. Senatorët kishin mandatin nga data 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.

Kongresi i Lushnjes krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit. Kongresi shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të parë parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i Qeverisë nga Senati, si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Senati i filloi punimet më 27 mars 1920. Megjithëse parlamenti i parë shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative në një periudhë të shkurtër kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjes që përbënte një ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund më 20 dhjetor të vitit 1920, kur Këshilli u shpërnda për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars 1921).

Kryetarë të senatit në vitin 1920 ishin Xhemal Naipi dhe më vonë Dhimitër Kacimbra. Ndërsa për senatorë ndër të tjerë ishin edhe:

Lista emërore e Senatorëve[1]
1. Abdurrahman Mati -/- 11. Dino Bej Mashlara -/- 21. Llambi Goxhomani Berat 31. Sabri Bej Hafiz Shkodër 41. Xhemal Naipi Shkodër
2. Adem Gjinishi Elbasan 12. Fazlli Frashëri Dibër 22. Myqerem Hamzaraj Vlorë 32. Sadullah Bej Tepelena Vlorë 42. Ymer Bej Shijaku -/-
3. Adem Peqini -/- 13. Gjergj Koleci Shkodër 23. Mytesim Këlliçi -/- 33. Sejfi Vllamasi Korçë
4. Ahmet Resuli Berat 14. Halim Bej Çela -/- 24. Neki Ruli Gjirokastër 34. Shefqet Vërlaci Elbasan
5. Bajram Bej Curri Kosovë 15. Hilë Mosi Shkodër 25. Osman Lita Kosovë 35. Spiro Koleka Vlorë
6. Bektash Cakrani Berat 16. Hysein Vrioni Berat 26. Qani Dishnica Korçë 36. Spiro Papa Berat
7. Beqir Bej Rusi -/- 17. Irfan Bej Ohri -/- 27. Qazim Durmishi Elbasan 37. Thanas Çikozi Korçë
8. Dhimitër Kacimbra Gjirokastër 18. Kiço Koçi -/- 28. Qazim Koculi Vlorë 38. Veli Bej Kruja -/-
9. Dine Bej Dibra -/- 19. Kolë Thaçi Shkodër 29. Ramiz Daci Dibër 39. Visar Xhuvani Elbasan
10. Dine Dema Dibër 20. Kostaq Kotta Korçë 30. Rexhep Mitrovica Kosovë 40. Xhemal Shkodra Shkodër


Shiko dhe këtë Redakto

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005