Shiroka
42°3′33″N 19°27′19″E / 42.05917°N 19.45528°E
Shiroka është emri i një lokaliteti, lagje periferike e Shkodrës, ndanë bregut jug perëndimor të liqenit të Shkodrës, 70 metra mbi nivelin e detit.[1]
Emri
RedaktoBudi në letrën e tij të 15 shtatorit 1621 përmend në bregun e liqenit një qendër me emrin “Skirosi”, për të cilin Injac Zamputti mendon se bëhet fjalë për Shirokën.
Studjuesi i hartografisë dhe diplomati italian Ermanno Armao që në veprën e tij e quan Scirocco radhit trajtat e përdorura në traditën hartografike venedikase, luhatet në trajtat Sirocchi dhe Scirocio. Emri në vetvete mund të vijë nga fjala latine sirocco ose scirocco, një erë mesdhetare që vjen nga Saharaja. Nga ana e saj kjo fjale latine rrjedh nga fjala arabe shuluq ose sciarq (orienti).[2]
Një tezë tjetër është që emërtimi i lokalitetit mund të burojë nga kisha e Shën Rrokut apo Shna Rrokut - i vdekur një shekull para fillimit te dominimit osman ne Shkodër, i dashur për republikën e Venedikut, i shenjtëruar në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të XV, për historianët shume vonë për t’u shndërruar në toponimi të një territori osman. Vetë emri Rrok rrjedh nga rocco që mendohet të ketë origjinë persiane.[2] Mundet që të vijnë nga sllavishtja, nga mbiemri широк, širok, që do të thotë "i gjerë", mbase duke mëtuar pamjen e gjerë që ky lokalitet gëzon ndaj liqenit.
Historia
RedaktoZona ka qenë e banuar që nga Koha e hekurit, ku dhe janë gjetur kopsa prej bronzit të shekujve të 7-5 që e dëshmojnë.[3] Ivan Jastrebov tek shkruan për Pultin e poshtëm rrëfen se fisi i Shalës u vendos në trojet e sotme prej Shirokës nga dolën katër vëllezërit e katër vëllazërive të Shalës. Për ta konfirmuar vëren se familja e bajraktarit mban llagapin Lada, duke e ndërlidhur me mbiemrin Vladanji që gjendej në Shirokë.[4]
Deri në shekullin e 20 ka qenë fshat i vogël peshkatarësh dhe si nismë për ta kthyer në lokalitet turistik në formë dhurate nga tregtarët shkodranë u ndërtua vila e Mbretit Zog në periudhën e mesluftërave botërore.[5]
Gjysmën e dytë të shekullit 20 u zhvillua si resort buzëliqenor, duke qenë e përshtatshme me brigjet prej zallit përkundrejt baltovinës nëpër brigjet e tjera të liqenit. U çelën plazhe si dhe u hapën vende bujtjeje e restorante, ndërsa vila e Zogut u bë një nga kampet e pionerëve më të famshme në vend.[6]
Shiroka është vendlindja e Filip Nogës, ministër,[7] Mark dhe Anton Harapit, klerikë katolikë,[8] Kin Dushit, shkrimtar.
Referime
Redakto- ^ "Hartë ushtarake sovjetike e Shqipërisë". mapstor.com (në rusisht). 1977–1983. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 16 shtator 2018 (Ndihmë!) - ^ a b Dani, Doan (11 tetor 2010). "Syzet ideologjike mjegullojnë historinë". zeriislam.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Ceka, Neritan (2013). The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. fq. 60. ISBN 9789928407467.
- ^ Jastrebov, Ivan (2018). Стара Србија и Албанија (në serbisht). Beograd: Службени гласник (Gazeta zyrtare). fq. 412.
- ^ Nagel Útienciklopédiá (1989). Albánia (në hungarisht). Pécs: Baranya Megyei Könyvtár. ISBN 9637272194.
- ^ Dienes, Tibor (2017). "Peisazhet Magjike". Albánia: Útikönyv (në hungarisht) (bot. 4). Budapest: Hibernia. fq. 162. ISBN 9789637617638.
- ^ Elsie 2013, fq. 333.
- ^ Elsie, Robert (2013). A biographical dictionary of Albanian history (në anglisht). Tauris. fq. 191. ISBN 978-1-78076-431-3.