Shqiptarët në Kroaci
Shqiptarët (kroatisht: Albanci u Hrvatskoj) janë pakicë autoktone në Kroaci, të njohur nga Kushtetuta e Kroacisë. Si të tillë, ata zgjedhin një përfaqësues të veçantë për Parlamentin e Kroacisë, të ndarë me katër pakica të tjera.[1]
| |||||||||
Popullsia e përgjithshme | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
17,513 | |||||||||
Gjuhët | |||||||||
kroatisht · shqip | |||||||||
Fetë | |||||||||
Islami · Katolicizmi |
Në censusin e vitin 2011 në Kroaci jetonin 17,513 shqiptarë, ose 0.41% e popullsisë së përgjithshme. Sipas fesë, shqiptarët në Kroaci janë kryesisht myslimanë (9,594 ose 54.8% prej tyre) ose katolikë (7,109 ose 40.6% prej tyre).[2]
Historia
RedaktoShqiptarët në Kroaci vijnë nga periudha të ndryshme historike.
Një pjesë e tyre erdhi në trevat kroate në kohën e sundimit venedikas, sepse në pjesë e Kroacisë dhe Shqipërisë ishin nën sundimin e Republikës së Venedikut. Kështu me anë të migrimit të brendshëm mërguan edhe familjet shqiptare, nga të cilat një numër i madh u kroatizua gjatë shekujve në vijim. Migrimi i brendshëm kanë qenë i natyrës ekonomike.
Një tjetër periudhë tjetër e rëndësishme ishte koha e sundimit osman, kur shqiptarët katolikë u larguan për në perëndim. Në këtë kohë në Kroaci erdhën edhe të ashtuquajturit Abëreshët e Zarës.
Periudhë tjetër është koha e luftërave çlirimtare kundër osmanëve, kur familje të krishtera shqiptare mërguan në territoret e çliruara të Kroacisë.
Në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët mërguan në Kroaci për arsye ekonomike dhe politike, sidomos pas vitit 1945. Mërguesit shqiptarë ishin kryesisht nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë.
Tradicionalisht, shqiptarët e Kroacisë janë marrur me argjendari, filigran, furra buke dhe me menaxhimin e restoranteve, të tilla si qebaptoreve, byrektoreve dhe ëmbëltoreve.
Lufta Kroate për Pavarësi
RedaktoSipas të dhënave të Bashkësisë së shoqatave të vullnetarëve të Luftës atdhetare, Kroacinë në vitin 1991 e kanë mbrojtur 2,579 vullnetarë shqiptarë, nga të cilët 86 janë vrarë, 37 janë zhdukur, dhe mbi 500 janë plagosur.[3] Ndër ta kishte gjeneralë (Rahim Ademi dhe Agim Çeku) e deri tek ushtarë, nga to 270 oficierë.[4]
Popullsia
RedaktoEmri zyrtar i Kroacisë | Viti | Numri i shqiptarëve |
---|---|---|
1931 | 818 | |
Republika Popullore e Kroacisë | 1948 | 635 |
1953 | 1.001 | |
1961 | 2.126 | |
Republika Socialiste e Kroacisë | 1971 | 4.175 |
1981 | 6.006 | |
Republika e Kroacisë | 1991 | 12.032 |
2001 | 15.082 | |
2011 | 17.513 | |
(Enti i statistikave i Kroacisë)[5] |
Shqiptarë të njohur në Kroaci
Redakto- Rahim Ademi, gjeneral i Ushtrisë kroate
- Anita Berisha, aktore
- Kujtim Shala, futbollist
- Agim Çeku, komandant i Ushtrisë kroate
- Bekim Berisha, ushtarak
- Ardian Kozniku, futbollist
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Pravo pripadnika nacionalnih manjina u Republici Hrvatskoj na zastupljenost u Hrvatskom saboru". Zakon o izborima zastupnika u Hrvatski sabor (në kroatisht). Croatian Parliament. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2018. Marrë më 2011-12-29.
- ^ "4. Population by ethnicity and religion". Census of Population, Households and Dwellings 2011. Croatian Bureau of Statistics. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2017. Marrë më 2012-12-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Albanski predsjednik odlikovao Albance koji su se borili u Domovinskom ratu
- ^ Ivica Radoš, Zoran Šangut, "Branili smo domovinu - pripadnici nacionalnih manjina u obrani Hrvatske", Zagreb, 2013., str. 231
- ^ Stanovništvo Hrvatske od 1931.-2001.