Shqiptarët (kroatisht: Albanci u Hrvatskoj) janë pakicë autoktone në Kroaci, të njohur nga Kushtetuta e Kroacisë. Si të tillë, ata zgjedhin një përfaqësues të veçantë për Parlamentin e Kroacisë, të ndarë me katër pakica të tjera.[1]

Shqiptarët në Kroaci
Albanci u Hrvatskoj
Arian Ademi Rahim Ademi Anita Berisha Agim Çeku
Popullsia e përgjithshme
17,513
Gjuhët
kroatisht  · shqip
Fetë
Islami  · Katolicizmi

Në censusin e vitin 2011 në Kroaci jetonin 17,513 shqiptarë, ose 0.41% e popullsisë së përgjithshme. Sipas fesë, shqiptarët në Kroaci janë kryesisht myslimanë (9,594 ose 54.8% prej tyre) ose katolikë (7,109 ose 40.6% prej tyre).[2]

Historia

Redakto

Shqiptarët në Kroaci vijnë nga periudha të ndryshme historike.

Një pjesë e tyre erdhi në trevat kroate në kohën e sundimit venedikas, sepse në pjesë e Kroacisë dhe Shqipërisë ishin nën sundimin e Republikës së Venedikut. Kështu me anë të migrimit të brendshëm mërguan edhe familjet shqiptare, nga të cilat një numër i madh u kroatizua gjatë shekujve në vijim. Migrimi i brendshëm kanë qenë i natyrës ekonomike.

Një tjetër periudhë tjetër e rëndësishme ishte koha e sundimit osman, kur shqiptarët katolikë u larguan për në perëndim. Në këtë kohë në Kroaci erdhën edhe të ashtuquajturit Abëreshët e Zarës.

Periudhë tjetër është koha e luftërave çlirimtare kundër osmanëve, kur familje të krishtera shqiptare mërguan në territoret e çliruara të Kroacisë.

Në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët mërguan në Kroaci për arsye ekonomike dhe politike, sidomos pas vitit 1945. Mërguesit shqiptarë ishin kryesisht nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë.

Tradicionalisht, shqiptarët e Kroacisë janë marrur me argjendari, filigran, furra buke dhe me menaxhimin e restoranteve, të tilla si qebaptoreve, byrektoreve dhe ëmbëltoreve.

Lufta Kroate për Pavarësi

Redakto

Sipas të dhënave të Bashkësisë së shoqatave të vullnetarëve të Luftës atdhetare, Kroacinë në vitin 1991 e kanë mbrojtur 2,579 vullnetarë shqiptarë, nga të cilët 86 janë vrarë, 37 janë zhdukur, dhe mbi 500 janë plagosur.[3] Ndër ta kishte gjeneralë (Rahim Ademi dhe Agim Çeku) e deri tek ushtarë, nga to 270 oficierë.[4]

Popullsia

Redakto
Emri zyrtar i Kroacisë Viti Numri i shqiptarëve
1931 818
Republika Popullore e Kroacisë 1948 635
1953 1.001
1961 2.126
Republika Socialiste e Kroacisë 1971 4.175
1981 6.006
Republika e Kroacisë 1991 12.032
2001 15.082
2011 17.513
(Enti i statistikave i Kroacisë)[5]

Shqiptarë të njohur në Kroaci

Redakto

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Pravo pripadnika nacionalnih manjina u Republici Hrvatskoj na zastupljenost u Hrvatskom saboru". Zakon o izborima zastupnika u Hrvatski sabor (në kroatisht). Croatian Parliament. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2018. Marrë më 2011-12-29.
  2. ^ "4. Population by ethnicity and religion". Census of Population, Households and Dwellings 2011. Croatian Bureau of Statistics. Marrë më 2012-12-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Albanski predsjednik odlikovao Albance koji su se borili u Domovinskom ratu
  4. ^ Ivica Radoš, Zoran Šangut, "Branili smo domovinu - pripadnici nacionalnih manjina u obrani Hrvatske", Zagreb, 2013., str. 231
  5. ^ Stanovništvo Hrvatske od 1931.-2001.