Siguria shëndetësore është një koncept që përfshin veprimtari dhe masa përtej kufijve sovranë që zbut incidentet e shëndetit publik për të siguruar shëndetin e popullatave.[1] Është një paradigmë në zhvillim brenda fushave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të sigurisë.[2] Përkrahësit e sigurisë shëndetësore pohojnë se të gjitha shtetet kanë përgjegjësi për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e popullatës së tyre.[1] Kundërshtarët sugjerojnë se siguria shëndetësore ndikon në liritë civile dhe në shpërndarjen e barabartë të burimeve.[2]

Presidenti Obama duke folur në Samitin Botëror të Agjendës së Sigurisë Shëndetësore të mbajtur në vitin 2016 pas një shpërthimi të Ebolës në Afrikë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), siguria shëndetësore përfshin "aktivitetet e nevojshme për të minimizuar rrezikun dhe ndikimin e ngjarjeve akute të shëndetit publik që rrezikojnë shëndetin kolektiv të popullatave që jetojnë midis rajoneve gjeografike dhe kufijve ndërkombëtarë".[1] Është përgjegjësi e qeverive botërisht të mbrojnë shëndetin e popullatës së tyre.[2]

Ardhja e sfidave të reja të sigurisë, që rezultojnë nga rritja e ndjeshmërisë botërore ndaj sëmundjeve infektive, ka krijuar kërkesë për angazhim dhe bashkëpunim më të madh global ndaj shëndetit publik.[3] Globalizimi dhe shfaqja e shqetësimeve ndërkombëtare në lidhje me përhapjen e sëmundjeve infektive, janë bërë pjesë përbërëse e agjendave kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.[2] Sëmundjet, pandemitë dhe epidemitë janë bërë një shqetësim në rritje për politikëbërësit dhe qeveritë globale, duke kërkuar mobilizimin e burimeve thelbësore për zbatimin e procedurave të shpejta dhe efektive shëndetësore.[1] OBSh-ja dhe iniciativat si Agjenda Globale e Sigurisë Shëndetësore janë qendrore për avokimin e sigurisë shëndetësore – duke synuar përmirësimin e zbulimit, parandalimit dhe reagimit ndaj sëmundjeve infektive përmes mbikëqyrjes së shëndetit publik dhe partneriteteve midis shteteve.[3]

Siguria shëndetësore është një koncept ose kornizë për çështjet e shëndetit publik që përfshin mbrojtjen e popullatave kombëtare nga kërcënimet e jashtme shëndetësore si pandemitë.

Katër lloje sigurie mund të konsiderohen në këtë kontekst: biosiguria; siguria globale e shëndetit; siguria njerëzore; dhe siguria kombëtare.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Health Security". World Health Organization. Marrë më 19 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":0" defined multiple times with different content
  2. ^ a b c d Rushton, Simon dhe Youde, Jeremy (2014). Routledge Handbook of Global Health Security. London: Routledge. ISBN 9781136155567. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":1" defined multiple times with different content
  3. ^ a b Blazes, David L. dhe Lewis, Sheri H. (2016). Disease Surveillance: Technological Contributions to Global Health Security. Boca Raton: CRC Press. ISBN 9780429585999. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)