Simon Filipaj: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Etiketa: Reverted
Rreshti 4:
U lind më 1 maj 1925 në [[Këllezna e Poshtme|Kllezën Poshtë]], në komunën e [[Ulqini|Ulqinit]], në [[Mali i Zi|Malin e Zi]]. Më 1932 filloi shkollën fillore dyvjeçare në [[Selita (Ulqin)|Selitë]], për të vazhduar arsimimin e tij në [[Katërkolla|Katërkollë]] afër Ulqinit. Seminarin që i hapi rrugën e meshtarisë e kreu për disa vite në [[Tivari|Tivar]] (1939-1941) dhe e vazhdoi pranë Seminarit Jezuit në [[Shkodra|Shkodër]] (1941-1945). Në vitet 1946-1950 Filipaj kreu studimet filozofike - teologjike në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Po në këtë vend u shugurua meshtar më 29 qershor 1950, si anëtar i [[Arqipeshkvia e Tivarit|Kryedioqezës se Tivarit]]. Fillimet e jetës klerikale Filipaj i kaloi në [[Trieshi (rajon)|Triepsh]] e në [[Koja|Kojë]] të Kuçit (1950-1960), kurse në vitet 1960-1966 në [[Gruda (fis)|Grudë]] të Malësisë së Madhe. Pjesën më të madhe të shërbimit, 33 vjet, ai e ka kryer në [[Shëngjergji (Ulqin)|Shëngjergj]] dhe në [[Kllezna|Kllezën]], nga 20 nëntori 1966 deri më 2 shtator 1999, kur dhe ndërroi jetë.<ref>{{Cite web|title=Ulcinj dobija ulice Majke Tereze, Pavla Mijovića, Simona Filipaja, Fiqrija Hasanage i Ali Podrimje - CdM|url=https://www.cdm.me/drustvo/ulcinj-dobija-ulice-majke-tereze-pavla-mijovica-simona-filipaja-fiqrija-hasanage-i-ali-podrimje/|url-status=live|access-date=2022-08-18|website=www.cdm.me|language=cnr}}</ref>
 
Për kontributin e dhënë për kishën katolike ndër shqiptarë, më 3 nëntor 1988 Selia e Shenjtë i dha Filipajt titullin e lartë "Imzot" (Monsinjor), ndërsa më 6 korrik 1992 u shpall "Prelat Nderi" nga [[Gjon Pali II|Papa Gjon Pali II]]. "Imzot" Simon Filipajt, është i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka përkthyer tërësisht Biblën e Shenjtë në shqip nga fillimi deri në fund. Për kontributin e tij në dobi të kulturës shqiptare, më 2004 (pas vdekjes) u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, [[Alfred Moisiu]], me urdhërin "Naim Frashëri i Artë".<ref>{{Cite web|last=milana|date=2014-09-04|title=Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë: Flisni shqip me Zotin”|url=https://ul-info.com/dom-simon-filipaj-shqiptare-flisni-shqip-me-zotin/|url-status=live|access-date=2022-08-18|website=Ulcinj info|language=sq}}</ref> Në Ulqin, një rrugë mban emrin "Simon Filipaj."<ref>{{Cite journal|date=24 nëntor 2015|title=Odluka o dopuni Odluke o određivanju naziva ulica na području Druge Mjesne zajednice|url=http://www.sluzbenilist.me/pregled-dokumenta-2/?id={EFA4549B__L_CURLY__EFA4549B-28EE-4FA8-ABC7-82BC7D344057}82BC7D344057__R_CURLY__|journal=Službeni list Crne Gore, broj 41/2015|language=cnr|volume=41/2015|pages=}}</ref> Në vitin 2014, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Simon Filipajt, u përurua shtatorja e tij në fshatin [[Shëngjergji (Ulqin)|Shëngjergj]].<ref>{{Cite web|last=Kallaba|first=Ismet|date=2014|title=U përurua shtatorja e Dom Simon Filipajt|url=http://www.buzuku.info/Arkivi/Buzuku%2042/faqe_13.htm|url-status=live|access-date=2022-08-18|website=www.buzuku.info|language=sq}}</ref>
 
== Referime ==