[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Faqe e re: '''Nexhip bej Draga''' (1868-1921), ishte deputet i Vilajetit të Kosovës në Mexhlisin Osman, dhe senator në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, veprimtar i gj...
 
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 4:
 
Lindi në [[Mitrovicë]] në vitin 1868, i biri i Ali pashë Dragës. Gjyshi i Nexhip beut, Ali Ferhat bej Draga-Kelmendi shërbeu në një xhami të [[Pazari i Ri|Pazarit të Ri]]. Ai të birit të quajtur me emrin Ali i dha shkollim në drejtim shoqëror dhe ushtarak. Ali Kelmendi do të bëhet i njohur veçanërisht ne kohën e Luftës ruso-turke të vitit 1876/77. Familja Draga kishin prona të mëdha në [[Sanxhaku i Pazarit të Ri]].
Ali pashë Ali Ferhat bej Draga–Kelmendi mori pjesë aktive në [[Lidhja Shqiptare e Prizrenit|Lidhjen Shqiptare të Prizrenit]] dhe me sukses i bashkoi elementet etnike shqiptare dhe boshnjake në Veriperëndim të Vilajetit të Kosovës, e mbrojti kufirin etnik dhe historik të Shqipërisë në viset [[Shala e Bajgorës|Shalës së Bajgorës]], të Kollashinit dhe të [[Sanxhaku i Pazarit të Ri|Sanxhakut të Tregut të Ri]] (Jeni pazar, Novi pazar). Së këndejmi, i doli zot, së fundi, edhe çifllëkut prej 500 ha që ia kishte ndarë Sulltani në [[Mojstiri Perëndimor|Mojstir]] për sukseset në Luftën e Plemes.
Nexhip bej Draga, si pinjoll oxhaku që kishte dhënë personalitete në tri breza, dhe si bir Pashe, u rrit në gjirin e familjes me një traditë të formuar intelektuale, politike dhe ushtarake. Kjo i mundësoi të shkollohej në shkollat më me emër të Perandorisë Osmane, ku krijoheshin kuadro për administratë dhe nëpunësi të lartë. Pasi e mbaroi idadinë (gjimnazin) në Çupërli (Veles) dhe Skollën e lartë mbretërore të profesioneve ekonomike "Mülkiye-i-Sehahané", shumë vite specializoi dhe mësoi gjuhën frënge në Paris, ku u lidh me qarqet revolucionare te Turqve të Rinj. Fliste dhe shkruante [[Frëngjisht|frëngjisht]], [[Turqisht|turqisht]], [[Serbishtja|serbisht]] dhe [[Bullgarishtja|bullgarisht]].<ref name="EÖ">{{en}} Özdalga E., Late Ottoman society: the intellectual legacy, studimet SOAS/RoutledgeCurzon të Lindjes së Mesme. 3. Routledge. fq. 314. ISBN 0-415-34164-7</ref>
 
=== Karriera n'administratën perandorake ===
Rreshti 16:
Si njëri ndër veprimtaret më të shquar të Klubit Shqiptar “Bashkimi” të Shkupit me ndikim permanent në qarqet xhonturke – ushtarake, politike dhe administrative në Vilajetin e Kosovës, qysh para vitit 1908, Nexhipi tashti, në kushte të Kushtetutshmërisë xhonturke - Hyrrietit (Lirisë), u bë shtyllë e fortë e shkollës dhe alfabetit shqip në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë në trojet shqiptare, ndjekësi dhe mbështetësi më besnik, më i devotshëm, i Hasan Prishtinës në këto fusha të kulturës, të jetës dhe të ardhmërisë shqiptare.
Në luftën kombëtare për sendërtimin e programit dhe të rezolutës se [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Alfabetit në Manastir]] (14-22 nëntor 1908) Nexhip bej Draga kurrë nuk u luhat dhe i qëndroi besnik parimit të tij luftarak: “Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasë Evropiane të bijtë e së cilës jemi”! Me mençuri guxim dhe autoritet e minoi plotësisht, Kongresin Xhonturk të Dibrës (23 korrik 1909), i cili kishte për qëllim të nxirrte dhe të flakte nga përdorimi alfabetin shqip latin për gjuhën shqipe. Këso kohe, krahas Hasan be Prishtinës dhe [[Shahin Kolonja|Shahin bej Kolonjës]] ishte krahu më i fortë i Ismail Qemalit rreth partisë liberale opozitare “Ahrar” dhe kontribuoi në veprimtarinë kulturore e kombëtare-arsimore të Klubit Qendror “Bashkimi” të Stambollit, i cili kishte rolin e një ministrie shqiptare të arsimit dhe të kulturës në kushte të shtetit shqiptar në lindjen e sipër.
Propagandat e huaja bënë që edhe deputetët shqiptarë në Parlament të ndaheshin në dy taborë, në të ashtuquajtur nga të huajt: “Latinashë” dhe ‘Arabistë”. Në grupin e parë ishin 10 përkatësisht 11 deputetë, kurse në grupin e dytë ishin 14 përkatësisht 13 deputetë. Midis “Latinashëve” ndër më aktivët u dëshmuan [[Hasan Prishtina|Hasan bej Prishtina]] dhe Nexhip be Draga.
Rreshti 34:
Nga fillimi i vitit 1921 Nexhip be Draga sëmurët rëndë. Tashti tumoret (maligue) iu paraqitën në fyt dhe ia vështirësuan frymëmarrjen. Meqë nuk i lejohej shërimi urgjent, për pak kohë bëri shumë keq. Pas një vonese prej 25 ditësh nga dita kur kërkoi lejen të shkonte në Vjenë për shërim, qeveria e Pashiqit i mundësoi daljen nga shteti, por tashti ishte shumë vonë. Operacioni në një spital të Vjenës nuk ia përmirësoi gjendjen. Kështu, me mallin për lirinë e atdheut të robëruar, më 18 maj [[1921]]t. Vdiq i rrethuar nga studentët shqiptarë që studionin në Universitetet e Austrisë dhe u përcoll me nderime të mëdha për varrim në varret e vendlindjes, në Mitrovicë.
 
== Shih edhe ==
* [[Ferat Draga]]
 
== Burime ==