[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Fixing dyfishtë përcjellëse tek Shqiptarët në Kosovë
vNo edit summary
Rreshti 1:
#RIDREJTO [[Shqiptarët në Kosovë]]
Termi '''kosovar''' ka kuptime të ndryshme. Me të identifikohen shtetasit e [[Kosova|Kosovës]]. Ky term më së shumti është i njohur ndër shqiptarë por pas vitit 1998 filloi të shqiptohej edhe në arenën ndërkombëtare kur [[Kosova]] u bë e njohur në mbarë botën si rrjedhim i konfliktit shqiptaro-serb.
 
Kohëve të fundit, sidomos pas themelimit të [[Kosova|Republikës së Kosovës]], ky term përdoret zyrtarisht për të treguar zyrtaret e kësaj republike dhe veprimet e tyre, pa dallim përkatësie të etnive. Si do që të jetë, në praktik kuptimi tradicional përdoret paralel me atë zyrtarë. Kjo shpesh shpije në ngatrrim të kuptimit të shprehjes.
 
== Këndvështrimi shqiptar ==
Nga këndvështrimi shqiptar, '''një kosovar''' është një shqiptar i kulluar që banon në krahinën shqiptare të [[Kosova|Kosovës]]. Adhuron flamurin kombëtar, ka një dashuri të skajshme për Mëmëdheun Shqipëri. Shprehet me dialektin e vet por e konsideron të paprekshme gjuhën standarte shqipe. Një kosovar e kritikon Shqipërine kur përdor fjalë italiane por një kosovar mund të përdorë edhe ai fjalë të huaja (majicë, pasosh, sobë) ose versione jo shqiptare (''baba dimri'' në vend të ''plaku i vitit të ri'' apo ''regjion'' në vend të ''rajon'').
Një kosovar ka të veçantat e tij krahinore siç mund ti ketë një mirditor, zadrimor, myzeqar, lab apo çam.
 
== Këndvështrimi serb dhe i pakicave të tjera ==
Termi '''kosovar''' për serbët nuk ka kuptim. Një serb nga Kosova është njëlloj me një serb nga Serbia. Një serb nga Kosova nuk i shton asgjë serbizmit perveç se një numër. Përkundër asaj që mendojnë, për serbët Kosova ka vetëm kuptim teoriko-letrar. Shqiptarët e Kosovës, për shqiptarinë janë copë mozaiku. Janë copa holografike të së tërës. Pakicat e tjera në Kosovë nuk kanë asnjë opinion mbi termin kosovar. Thjesht janë turq, ashkalinj apo boshnjak që jetojnë në një territor të quajtur Kosovë ku nuk kanë mundësi ndikimi apo pretendimi në mos respektimin e të drejtave të tyre njerzore dhe kombëtare.
 
== Këndvështrimi ndërkombëtar ==
Të huajt janë pak të ngatërruar për termin kosovar. Ata shihen shtrëmbër kur u drejtohen banorëve të Kosovës si '''kosovar''' prandaj janë të detyruar të përdorin terma neutralë dhe ''politically correct'' si: Kosovo-Albanian, Kosovo-Albaner apo Kosovaro albanese. Termi ''kosovar'' i shqiptuar nga një i huaj duket sikur do të krijojë një kombësi që nuk egziston dhe nuk i pëlqen asnjë banori të Kosovës.
 
== Kosovari në Republikën e Kosovës ==
Edhe në Republikën e Kosovës, fjala kosovar, nënkupton shqiptarë që jetojnë në Kosovë. 
[[Kategoria:Shqiptarë në Kosovë]]
[[Kategoria:Shqiptarë]]
[[Kategoria:Shqiptarët]]