[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 112:
Tradita myslimane e ndalon dekorimin e rafinuar të varreve. Kështu, trupat e Mumtazit dhe Shah Jahanit u vendosën në një kriptë relativisht të thjeshtë poshtë dhomës kryesore me fytyra të kthyera djathtas në drejtim të [[Meka|Mekës]]. Cenotafi i Mumtaz Mahalit është vendosur në qendrën e saktë të dhomës kryesore mbi një bazë drejtkëndore mermeri 1.5 me 2.5 m. Si baza ashtu dhe varroshi janë zbukuruar në mënyrë të stërholluar me gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar. Mbishkrimet kaligrafike mbi varrosh identifikojnë dhe lavdërojnë Mumtazin. Mbi kapakun e varroshit ndodhet një tabletë e ngritur drejtkëndore që sugjeron një tabelë shkrimi. Cenotafi i Shah Jahanit ndodhet përkrahë të Mumtazit në anën perëndimore, që është i vetmi element asimetrik në të gjithë kompleksin. Cenotafi i tij është më i madh sesa i gruas, por pasqyron të njëjtët elemente: një varrosh më i madh mbi një bazë pak më të lartë i dekoruar mjeshtërisht me gurë të gdhendur dhe kaligrafia që e identifikon atë. Mbi kapakun e varroshit është skalitur një kuti e vogël pene.<ref name=GWW />
 
Kutia e penës dhe tabela e shkrimit janë ikona tradicionale, mortore mogule që dekorojnë si varroshet e burrave ashtu dhe të grave. Kaligrafia në anët e varrit të vërtetë të Mumtaz Mahalit paraqet Nëntëdhjetë e Nëntë Emrat e Zotit. Varri i Shah Jahanit mban një mbishkrim kaligrafik që lexon: "Ai udhëtoi nga kjo botë për në sallën e gostisë së Përjetësisë natën e 26 të muajit të Raxhabit, në vitin 1076 hixhra".<ref>{{cite web|url=http://www.taj-mahal.net/augEng/textN/p76.htm|title=Taj.net|accessdate=5 maj 2015|deadurl=yes|archiveurl=https://web.archive.org/web/20150428133614/http://www.taj-mahal.net/augEng/textN/p76.htm|archivedate=28 prill 2015}}</ref>
 
=== Kopshti ===