[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Lec Shllaku''' u lind më 3 nëntor 1921 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore e kreu në “Shkollën Fretnore” dhe të mesmen në gjimnazin “Illyricum”, si kolegjial. Klas...
 
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
 
'''Lec Shllaku''' u lind më 3 nëntor 1921 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore e kreu në “Shkollën Fretnore” dhe të mesmen në gjimnazin “Illyricum”, si kolegjial. Klasën e fundit dhe maturën e merr në shkollën “28 Nëntori”. Më pas përfundon shkëlqyeshëm institutin 2-vjeçar dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi. Ai punoi dy vjet në Tiranë në Teatrin Qëndror të Ushtrisë e më vonë si regjisor në Shkodër. Në vitin 1962 hapi dhe drejtoi teatrin profesionist “Skampa” të Elbasanit. Aty qëndroi për 10 vjet. Vuri në skenë dramat: “Linda”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I pesti u zu gjallë”, “Udha e gjatë”, “Udha e zavalinajve”, “Firmat e vogla”, “Skënderbeu”, “Shqetësimet e Sokratit”, “Rrethimi i Bardhë” etj. Perveç skenës teatrore, ku dha ndihmesë si regjisor dhe dramaturg, Leci interpretoi në shumë filma artistike si tek “Skënderbeu”, “Para agimit”, “Plumba Perandorit”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Qortimet e vjeshtës”, “Larg barbarëve”, “Yjet e netëve të gjata” etj. La mjaft vepra, dorëshkrime, punime artistike, romane, tregime, novela, monografi, kujtime. Në pesë vitet e fundit të jetës botoi 7 libra, ndër të cilët librin me përshtypje udhëtimi: “Dy hapa në Perëndim”, i cili është botuar në italisht dhe greqisht. Për kontributin dhe vlerat që dha, Lec Shllakut i është akordua titulli “Artist i Popullit” dhe, së fundi, nga Bashkia e Elbasanit titulli “Qytetar Nderi”.
 
[[category:skenaristë shqiptarë]]
[[category:regjisorë shqiptarë]]
[[category:shkrimtarë shqiptarë]]
[[category:aktorë shqiptarë]]