[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v lidhje
Rreshti 1:
[[Image:Torah and jad.jpg|thumb|250px|Torah e hapur për përdorim liturgjik në [[Sinagoga|sinagogë]].]]
'''Torah''' ([[HebraishtjaGjuha hebraike|hebr.]]: '''תורה''' = mësimi, ligji) është shkrimi më i rëndësishëm [[Feja|fetar]] i [[Judaizmi]]t dhe nderohet si fjala e frymëzuar e [[Perëndia|Perëndisë]]. Torah është pjesa e parë dhe më kryesore e [[Tanaku|Biblës hebraike]]. Në të përmbahen [[Mitzva|613 urdhëresa]]. Tora është përmbledhja e pesë Librave të [[Moisiu]]t, të cilët formojnë edhe në [[Krishterimi|krishterim]] pjesën e parë kryesore të [[Besëlidhja e Vjetër|Besëlidhjes së Vjetër]].
 
Torah është një dorëshkrim i mbledhur rrotull i cili shkruhet nga një shkrues i Torahs nën rregulla të posaçme dhe të rrepta. Në kuptimin e përgjithshëm Torah si emërtim përdoret si përmbledhje e [[Ligji gojor|ligjit gojor]] dhe [[ligji]]t të shkruar [[Judaizmi|judaik]], duke rrokur gjithë pikëpamjet mësimore fetare autoritative judaike gjatë historisë, së bashku me [[Mishnah]], [[Talmudi]]n, [[Midrashi]]n e të tjerë.