Javer Hurshiti, Hurshidi ose Hyrshiti (Afkazi, 1883 - Tiranë, 13 prill 1945) ka qenë nëpunës karriere, disa herë prefekt dhe ministër i shtetit shqiptar. U dënua me vdekje nga Gjyqi Special me ardhjen në pushtet të komunistëve.

Javer Hurshiti
Kryetar i Bashkisë Gjirokastër
Në detyrë
1920–1924
Ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore
Në detyrë
12 shkurt – 28 prill, 1943
Paraprirë ngaMihal Sherko
Pasuar ngaHilmi Leka
Zëvendësisht Ministër sekretar shteti i Drejtësisë
Në detyrë
12 shkurt – 28 prill, 1943
Paraprirë ngaAnton Kosmaçi
Pasuar ngaAnton Kosmaçi
Të dhëna vetjake
U lind më1883
Afkazi, Perandoria Osmane
Vdiq më13 prill 1945
Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës karriere
Nënshkrimi

Biografia Redakto

U lind në Afkazi të Kaukazit, i biri i një gjenerali osman dhe i një gruaje me gjasë nubiane.[1] Në viset shqiptare ka ardhur kur ishte 6 vjeç, i adoptuar nga Maliq pashë Libohova. Ndoqi shkollën fillore, Ruzhdijen dhe medresenë në Gjirokastër, ashtu si nxuri edhe me mësues privatë.[2] Më tej, shkollimin e lartë e ndoqi në Stamboll.[1]

Më 1920 - 1925 qe kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Më 1924 dhe më 1925 qe zëvendësisht prefekt në Gjirokastër. Më 1925 deri më 1936 u zgjodh deputet i po kësaj prefekture.[2] Më 1932 ishte edhe redaktor i të përkohshmes së pavarur Besa.[3]

Më 1929 qe delegat në Kongresin e Bektashijve. Më 1936 - 1939 qe caktuar si prefekt (i klasit të parë) në Shkodër.

Më 1940 - 1943 qe anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më 1943 qe ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë. Më 1943 - 1944 qe inspektor i përgjishëm i Këshillit të Ministrave.

Më 13 prill 1945 u dënua me vdekje si "kolaboracionist" në Gjyqin Special dhe pushkatohet.[2]

Referime Redakto

  1. ^ a b Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 211. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 138. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Council on Foreign Relations, State University of New York at Binghamton. Center for Comparative Political Research, State University of New York at Binghamton. Center for Social Analysis (1932). Political Handbook of the World. Center for Comparative Political Research of the State University of New York at Binghamton and for the Council on Foreign Relations. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)