Sulltanati i Grave (turqisht: قادينلر سلطنتى Kadınlar saltanatı) ishte një periudhë e ndikimit të jashtëzakonshëm politik të ushtruar nga gratë dhe nënat e SulltanëvePerandorisë Osmane.

Ky fenomen në periudhën e hershme moderne, afërsisht midis viteve 1533 dhe 1656, filloi gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm me martesën e tij me Hyrem Sultan. Këto sulltanesha ishin ose bashkëshortet e Sulltanit, të përmendur si Haseqi sultan, ose nënat e Sulltanit, të njohura si Valide sultan. Shumë nga këto gra ishin me origjinë skllave, siç pritej nga sulltanati, pasi rolet tradicionale të martesës konsideroheshin si një rrezik shumë i madh për Sulltanin, i cili pritej të mos kishte besnikëri personale jashtë titullit të tij.[1] Gjatë kësaj kohe, Haseqi dhe Valide sultanët kishin pushtet politik dhe shoqëror, gjë që i lejoi ata të ndikonin në drejtimin e përditshëm të perandorisë, si dhe të kërkonin ndërtimin e ndërtesave dhe veprave filantropike, si Xhamia e Sulltaneshës Valide.[1]

Sulltanesha të fuqishme gjatë periudhës

Redakto
 
Një nga "hajrat" e ndërtuar në emër të Hyrrem Sulltanes - nje hamam
Emri Lindi Grupi etnik Burri Fëmijët Vdekja
Hürrem Sultan 1505 Ruse Suleiman I Şehzade Mehmed, Mihrimah Sultan, Şehzade Abdullah, Selim II, Şehzade Bayezid, dhe Şehzade Cihangir 15 prill 1558
Mihrimah Sultan 1522 Turke E vetmja vajzë e Suleiman I dhe Hürrem Sultan, dhe gruaja e vezirit të madh Rüstem Pasha. Ayşe Hümaşah Sultan, dhe Sultanzade Osman 25 janar 1578
Nurbanu Sultan 1525 Veneciane, ndoshta greke Selim II Murad III, Ismihan Sultan, Şah Sultan dhe Gevherhan Sultan 7 dhjetor 1583
Safije Sultan 1550 Shqiptare Murad III Mehmed III, Şehzade Mahmud, Ajshe Sultan dhe Fatma Sultan 1619
Handan Sultan 1576 Boshnjake Mehmed III Ahmed I, Şehzade Selim, Şehzade Süleyman, dy vajza njëra me siguri quhej Ajshe Sulltan 9 nëntor 1605
Halime Sultan 1571 Gjeorgjiane Mehmed III Şehzade Mahmud, Mustafa I, dy vajza me siguri quheshin Sah Sultan dhe Hatixhe Sultan E panjohur, ndoshta pas 1623
Kösem Sultan 1589 Greke Ahmed I Şehzade Mehmed, Murad IV, Şehzade Kasım, Ibrahim, Ayşe Sultan, Fatma Sultan, Gevherhan Sultan (e diskutueshme) and Hanzade Sultan 2 shtatore 1651
Turhan Sultan 1627 Ukrainase Ibrahim Mehmed IV, Fatma Sultan (e diskutueshme), dhe Atike Sultan (e diskutueshme) 4 gusht 1683

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kumar, Lisa, red. (2017). Encyclopedia of World Biography (në anglisht). Farmington Hills, MI: Gale. fq. 305–306. ISBN 9781410324139.