Protestat për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë

protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar 2018-2020

Për dy vjet, artistë dhe aktivistë në Tiranë, Shqipëri, demonstruan për të ndaluar shkatrimin e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar.

Protesta për Teatrin Kombëtar në Shqipëri
Godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë, e ndërtuar në vitin 1939.
Data8 Shkurt 2018 – 17 Maj 2020
Vendndodhja
Shkaktuar ngaPlani i qeverisë shqiptare për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar
Qëllimet
  • Anulimi i planit të qeverisë
  • Restaurimi i godinës
  • Kushte më të mira pune për artistët
Metodat
Palët në konflikt
Shqipëria Artistët Shqiptar
Kryesuesit
Shqipëria Collective leadership Shqipëria Edi Rama
Shqipëria Elva Margariti
Shqipëria Erion Veliaj

Godina u ndërtua në vitin 1939, gjatë viteve të para të sundimit italian, Teatri Kombëtar i Shqipërisë punoi si kinema deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur më pas u vendos një skenë në vend të ekranit të mëparshëm. [1]

Në vitin 2018, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve përgjatë viteve, qeveria njoftoi një plan për të shkatërruar ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe të dërgojë artistët në një skenë alternative derisa teatri i ri të ndërtohet në të njëjtën vend. Në mars 2018, kryeministri Edi Rama zbuloi dizajnin e Bjarke Ingels për Teatrin e ri Kombëtar, ndërtimi i të cilit do të ishte i dhënë përmes një ligji të veçantë për një kompani private. Ky ligj më vonë u kritikua nga BE si shkelje e Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Qeveria, në këmbim, pretendoi se nuk kishte para për projektin.[2]

Artistët filluan një peticion, i nënshkruar fillimisht nga rreth 90 artistë dhe më pas filluan të mblidheshin çdo ditë në sheshin publik përpara teatrit për të protestuar kundër shkatërrimit. Pasi shumë qytetarë u bashkuan me protestën, u zbulua se pronat publike ku teatri ndodhej do ti shiteshin një investitori privat, i cili planifikonte në atë kohë të ndërtonte disa ndërtesa të larta së bashku me një teatër të ri.[3][4] Teatri i ri do të mbulonte një pjesë shumë më të vogël të pronave që do i shiteshin investitorit Fusha shpk.

Ministrja e Kulturës së asaj kohe, Mirela Kumbaro, u akuzua që po përpiqesh të shkatërronte trashëgiminë dhe teatrin për interesin privat të investitorëve që kishin lidhje të ngushta me qeverinë.

Shoqata e Arkitektëve Shqiptarë bëri gjithashtu një deklaratë kundër shkatërrimit të teatrit, duke theksuar vlerën historike dhe estetike të arkitekturës së saj racionaliste. [5]


Pavarësisht protestave të vazhdueshme nga artistët shqiptarë së bashku me aktivistë politike, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë filloi rreth ores 04:30 të mëngjesit të 17 majit 2020. Zona u rrethua nga policia shtetërore, pasi evakuuan me forcë të gjithë njerëzit që kishin zaptuar godinën, filluan të arrestonin shumë artistë, aktivistë dhe anëtarë të opozitës shqiptare. Pas fillimit të shkatërrimit, njerëzit filluan të mblidheshin në bulevarin kryesor, para Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Teatrit Kombëtar, për të protestuar kundër shkatërrimit të tij. Kjo protestë çoi në arrestime të tjera për shkak të ndalimit të mbledhjeve dhe tubimeve sipas kufizimeve të vendosura përshkak të COVID-19 nga qeveria. [6]

Çështja në Gjykatën Kushtetuese

Redakto

Më 24 korrik 2019, pas dy ditësh përplasje të aktivistëve me forcat e policisë që rrethuan teatrin dhe u përpoqën të dëbonin me forcë aktivistët e Aleancës nga rrethinat e teatrit, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vendosi të paraqiste një rast në Gjykatën Kushtetuese për të ndaluar përpjekjen për shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Ndërsa iu drejtua mediave, ai konsideroi ligjin e veçantë për shkatërrimin e teatrit si një simbol, një kryevepër ku si asnjë herë më parë po kryhet në harmoni të plotë një krim kushtetues, kombëtar, kulturor, e gjitha kjo vetëm në interesa të asaj që mund ta quaj ‘rule of oligarchs’ (sundimi i oligarkëve).’[7]

Më 30 dhjetor Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë kërkesën e Metës për heqjen e ligjit të veçantë dhe kërkoi nga disa institucione të përfshira në rastin që të dërgojnë argumentet e tyre për hartimin dhe miratimin e këtij ligji të veçantë. [8]

Lista e monumenteve në rrezik

Redakto

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aplikuan gjithashtu për të përfshirë Teatrin Kombëtar në listën e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë evropiane për vitin 2020 – një program i drejtuar nga Europa Nostra, e cila është një organizatë e trashëgimisë në mbarë Evropën. Teatri u rendit në listën e 14 monumenteve më të rrezikuar në Evropë.[9]

Në korrik 2019, Europa Nostra i kërkoi qeverisë shqiptare të shpëtonte Teatrin Kombëtar nga shembja, duke e konsideruar atë si një nga qendrat kulturore më të spikatura në Tiranë dhe një hapësirë ​​të rëndësishme sociale dhe publike në qytet. [10]

Në maj 2020, më shumë se 20 deputetë të Parlamentit Europian, dënuan prishjen e planifikuar të ndërtesës historike. Kundër u shpreh edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, së bashku me ambasadat suedeze, gjermane dhe britanike në Tiranë. [11]

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar

Redakto
 
Baner jashtë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë i vendosur nga protestuesit që kundërshtojnë shembjen e godinës.

Në mëngjesin e hershëm të 17 majit 2020, autoritetet shqiptare filluan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Qindra forca speciale të policisë u shfaqën para agimit dhe larguan anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistët që kishin zaptuar godinën e teatrit, duke përdorur sprej piperi. Më pas, gërmuesit filluan të prishin kolonën e saj të përparme, me fjalët "Teatri Kombëtar". [12]

Europa Nostra e cilësoi shembjen e teatrit si “të paligjshëm” dhe “kundër shtetit të së drejtës”. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehu shqetësimin e tij për mungesën e dialogut mes autoriteteve dhe aktivistëve përpara se të ndodhte prishja. [13] Në Kosovë, 10 shfaqje teatrale u anuluan në shenjë proteste ndaj prishjes. [14]

Pasojat

Redakto

Në datën 5 maj 2023, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi transferimin e truallit 1266 m2 pranë Teatrit Kombëtar te kompania Fusha, si pjesë e një marrëveshjeje, në këmbim të 50% të sipërfaqes së tokës në çdo godinë të ardhshme. Ky vendim përputhej me propozimin e Shkëlqim Fushës që në vitin 2020. Megjithatë, në mars të vitit 2024 doli në dritë se Fusha synonte të ndërtonte një pallat 23-katësh në pronë, duke kundërshtuar garancitë e mëparshme të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. [15]

Referime

Redakto
  1. ^ "Albanian actors storm national theatre to protest government demolition plans" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2019-01-12. Marrë më 2024-07-26.
  2. ^ "Fillojne punimet për ndërtimin e Teatrit te ri Kombëtar". Exit - Explaining Albania (në anglishte amerikane). 2019-01-17. Arkivuar nga origjinali më 2022-12-21. Marrë më 2022-12-21.
  3. ^ "Hundreds Protest Govt Theatre Plan in Albania". www.balkaninsight.com (në anglisht). 5 korrik 2018.
  4. ^ "Albanian actors protest as parliament backs National Theatre demolition" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2019-01-12. Marrë më 2019-01-11.
  5. ^ "The Alliance for the Protection of Theatre Fights to Preserve Albania's Cultural Heritage". Exit - Explaining Albania (në anglishte amerikane). 2018-09-30. Arkivuar nga origjinali më 2020-11-07. Marrë më 2021-12-30.
  6. ^ "VIDEO: Demolition of Albania's National Theatre". Exit - Explaining Albania (në anglishte amerikane). 2020-05-17. Arkivuar nga origjinali më 2020-08-13. Marrë më 2021-12-30.
  7. ^ http://www.tiranapost.al/en/president-meta-submits-requests-to-constitutional-court-to-stop-demolition-of-national-theater/ [lidhje e vdekur]
  8. ^ "Constitutional Court to Decide on National Theatre 'Special Law'" (në anglisht). 30 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2020. Marrë më 9 janar 2020.
  9. ^ "Albania: the civic duty of protecting the National Theatre / Albania / Areas / Homepage - Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa" (në anglisht). Balcanicaucaso.org. Arkivuar nga origjinali më 2020-06-11. Marrë më 2021-11-21.
  10. ^ "Europa Nostra urges the Albanian Government to save the National Theatre from demolition" (në anglisht). Europa Nostra. 20 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 2021-02-28. Marrë më 2021-11-21.
  11. ^ "Comment: The Demolition of the Albanian National Theatre, Two Years On". Exit - Explaining Albania (në anglishte amerikane). 2022-05-17. Marrë më 2024-07-17.
  12. ^ "Demolition of Albanian national theatre sparks angry protests". Reuters (në anglisht). 17 maj 2020. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2021. Marrë më 9 janar 2021.
  13. ^ "Europa Nostra: Ditë e trishtë për Trashëgiminë Kulturore dhe Shtetin e Ligjit në Shqipëri dhe Evropë" (në anglisht). 17 maj 2020. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2020. Marrë më 17 maj 2020.
  14. ^ "Dhjetë teatro në Kosovë ndërpresin shfaqet. Solidarizohen kundër prishjes së TK". Arkivuar nga origjinali më 2020-06-08. Marrë më 2020-05-17.
  15. ^ Oei, Vincent W. J. van Gerven (2024-06-03). "How to Demolish a Cultural Monument for an Oligarch". The Albanian Mechanism (në anglisht). Marrë më 2024-07-17.