Tempulli Khelaram Data

Tempull hindu në Bangladesh

Tempulli Khelaram Data është një tempull i lashtë hindu i vendosur në Navabganxh të distriktit të Dhakës dhe një nga sitet arkeologjike të Bangladeshit.[1]

Tempulli Khelaram Data
খেলারাম দাতার মন্দির
Pamje ballore e tempullit
Informacion i përgjithshëm
StatusiSit arkeologjik
TipiTempull hindu
Stili arkitekturalStili Bangija ose Gaudija
VendndodhjaNavabganxh, distrikti i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat23°39′35″N 90°08′45″E / 23.659847°N 90.145951°E / 23.659847; 90.145951
PërfundimiShekulli XIX
Height
Roofdoçala
Technical details
Floor count2

Historia dhe legjenda

Redakto
 
Pamje e brendshme e dhomës kryesore të tempullit

Data e saktë e ndërtimit të tempullit është e panjohur. Megjithatë, duke parë arkitekturën e tij, arkeologët besojnë se kjo strukturë është ndërtuar në fund të shekullit të XIX ose fillimi i shekullit të XX.[2]

Sipas legjendës, Khelaram Data ishte një prijës i shquar dakoit i rajonit në atë kohë.[3] Ai kryente grabitje afër lumit Içamati. Sipas legjendës, ai e mbante pasurinë e grabitjeve në shtëpinë e tij përmes një tuneli nga lumi Içamati dhe më vonë ua dhuroi atë të varfërve. Ai ndërtoi edhe një tempull për besimtarët. Që atëherë, tempulli është njohur si Mandiri Khelaram Datar Vigraha.[4]

Ndërtimi

Redakto
 
Shtëpia e kompleksit

Ndërtimi i tempullit pasqyron stilin Bangija ose Gaudija. Ai ka shtesa në stilin europian. Në të kaluarën, ngjyra origjinale e tempullit ishte e kuqërremtë. Por, në kohët e fundit, gjatë punimeve të rinovimit, tempulli është lyer me bojë të bardhë. I gjithë kompleksi është një ndërtesë dy-katëshe me tetë dhoma. Tashmë, vetëm dy katet e sipërme të ndërtesës kanë mbetur. Ai kishte shumë dhoma në katin përdhes, por që tani pothuajse të gjitha janë mbuluar nga dheu. Duke parë muret e mëdhenj dhe shtyllat e ndërtesës, teknika e ndërtimit mund të përfytyrohet. Përreth katit të parë dhe në katër këndet, ndodhen tetë dhoma me një dhomë në formën e një shtëpie bengaleze. Në mes të kompleksit ndodhet edhe një tjetër shtëpi në formë manastiri. Shtëpia përdorej si një tempull. Sipas legjendës, Khelaram Data aty fshihte shumë idhuj të çmuar dhe thesare.[2][4]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Shafiqul Alam (2012). "Department of Archaeology". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 12 shtator 2022.
  2. ^ a b Kazi Alim-uz-Zaman (4 dhjetor 2016). "খেলারাম-দাতার-মন্দির". Prothom Alo (në bengalisht).
  3. ^ Faruk Ahmed (9 shtator 2016). "The City of History and Heritage Near Dhaka". Bangla Tribune (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 28 shtator 2016.
  4. ^ a b Mustafiz Mamun (6 dhjetor 2013). "ঢাকার কাছে নবাবগঞ্জ". bdnews24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2017. Marrë më 28 shtator 2016.