Xhaganath Ratha e Dhamrait
Xhaganath Ratha e Dhamrait ose Ratha Jatra e Dhamrait (bengalisht: ধামরাই জগন্নাথ রথ) është një tempull-karro ose ratha kushtuar perëndisë hindu Xhaganath, i vendosur në Dhamrai të Bangladeshit. Xhaganath Ratha Jatra e përvitshme është një festë e famshme hindu (Ratha Jatra) që tërheq mijëra njerëz. Ratha Jatra e Dhamrait është një nga ngjarjet më të famshme për bashkësinë hindu në Bangladesh.[1] Sri Xhaganath (zoti i botës) hindutë besojnë se është një mishërim i zotit Vishnu, pjesë e trinisë së shenjtë të zotave hindu, ku bëjnë pjesë Brahma krijuesi, Vishnu konservuesi and Shiva shkatërruesi). Xhaganathi besohet gjithashtu se është një formë hyjnore e zotit Krishna.
Xhaganath Ratha e Dhamrait | |
---|---|
ধামরাই জগন্নাথ রথ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Tempull-karro |
Vendndodhja | Dhamrai, distrikti i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 25°55′06″N 90°12′41″E / 25.91833°N 90.21139°E |
Përfundimi | 1672 |
Renovimi | 2010 |
Technical details | |
Material | druri |
Floor count | 3 |
Për mijëra besimtarë hindu, konsiderohet vepër besimi dhe shoqërimi i procesionit të stërmadh të karros (Ratha) me luajtjen e këngëve me tupana, defa dhe trumbeta. Një shikim i zotit Xhaganath mbi karro konsiderohet shumë ogur-mbarë dhe shenjtë, poetë dhe shkrimtarë e kanë glorifikuar shenjtërinë e këtij festivali të veçantë. Shenjtëria e festivalit është e tillë sa edhe një prekje e karros ose bile litarët me të cilët ajo tërhiqet konsiderohet e mjaftueshme nga hindutë për të barazuar disa vepra besimi ose pendese për mjaft kohë.
Historia
RedaktoNga dokumentet dhe raportet e papublikuara duket se Dhamrai Ratha është rreth 400 vjeçare. Nga këto raporte mësohet se nga viti 1079 deri në vitin 1204 të Kalendarit Bangla (që korrespondonjë me periudhën nga viti 1672 deri në vitin 1697 të Kalendarit Gregorian) ratha që ishte ndërtuar prej bambuje. Nuk dihet, gjithësesi, se si ratha prej bambuje u zëvendësua nga një prej druri. Burimet e papublikuara përmendin se viteve 1204 dhe 1340 të Kalendarit Bangla zamindarët (pronarë feudalë të tokave) të Baliatit (tani i vendosur në upazilan Saturia) mundësuan shpenzimet për ndërtimin e katër rathave.
E fundit mori një periudhë prej një viti për tu ndëruar dhe marangozët e Dhamrait, Kaliakoirit, Saturias dhe Singairit punuan bashkarisht për të bërë një ratha që ishte 18.29 m (20.00 yd) e lartë dhe 13.72 m (15.00 yd) e gjerë, duke u përfunduar në vitin 1340 të Kalendarit Bangla (që i korrespondon vitit 1933). Ratha e sapo ndërtuar ishte me tre kate. Kati i parë dhe i dytë kishin secili nga katër dhoma në katër këndet dhe një dhomë në katin më të sipërm. Këto dhoma quheshin Noborotno. Ratha kishte 32 rrota gjigante druri dhe ishte zbukuruar me dy kuaj druri përballë ashtu si dhe gdhendje dhe piktura të hyjnive hindu. Litarët e trashë ishin bërë prej rreth 1000 kilogramë fibrash jute të përdorura për të tërhequr rathën. Pasi tërhiqej njerëzit rreshtoheshin përgjatë rrugës dhe mbi çatinë e saj do të hidhnin banane dhe sheqer në mes të këngëve dhe brohoritjeve.
Pas shfuqizimit të sistemit të zamindarive në vitin 1950, Raj Bahadur Ranada Prosad Shaha i Mirzapurit, Tangail e shtriu mbështetjen financiare për mirëmbajtjen e rathas dhe për bujtjen e eventeve me ceremoni dhe madhështi. Kjo mbështetje vijoi deri në vitin 1970 nën drejtimin e “Trustit të Mirëqenies Kumudini" që u formua nga z. R. P. Saha.
Në vitin 1971 filloi Lufta për Çlirimin e Bangladeshit dhe ratha madhështore u dogj nga Ushtria e Pakistanit.[2] Vetë patroni kryesor, z. R. P. Saha, u rrëmbye dhe u vra nga ushtria pas një pastrimi etnik që Ushtria Pakistaneze zhvilloi mbi hindutë e Bangladeshit. Pasi Bangladeshi fitoi pavarësinë, në mënyrë që të vijonin traditën e festivaleve të përvitshme të Ratha Jatras, u ndërtua një ratha prej bambuje me ndihmën e vajzës së z. Saha, znj. Xhoja Pati, Xhustisë Debesh Bhataçarja, Gouro Gopal Saha dhe Thakur Gopal Banikut.[3]
-
Mandiri Madhab i ndriçuar
-
Adhurues të Mandirit Madhab
Ratha e tanishme
RedaktoNë vitin 2006 znj. Bina Sikri, përfaqësuesja e lartë e atëhershme e Indisë në Bangladesh bëri thirrje për mbështetje financiare të ndërtimit të një rathe të re. Si pasojë, në vitin 2010 u ndërtua një ratha 3-katëshe. Ratha e re është 8.23 m (9.00 yd) e gjatë dhe me të njëjtën gjerësi; ajo ka 15 rrota dhe zbukurohet me statuja të perëndive të ndryshme. Një komitet i rathës me banorë vendas të Dhamrait me z. Raxhib Saha, djali i z. R. P. Saha, si patroni kryesor, kanë zhvilluar dhe organizuar këtë event të rëndësishëm të përvitshëm.
Udhëtimi i rathës fillon nga Tempulli Madhabbari deri në Tempullin Gope Nagar, i konsideruar si shtëpia e vjehrrëve, një largësi prej rreth gjysëm kilometri. Gjatë festivalit, besimtarët ndihmojnë në tërheqjen e rathës me litarë dhe e sjellin te Tempulli Gope Nagar. Pas një jave karroja tërhiqet prapë deri te Mandiri Madhab që quhet “ulto ratha” (bengalisht: উলটো রথ, d.m.th. udhëtimi i kthimit).
Festivali Ratha
Redakto-
Dhamrai Ratha – fillimi i procesionit
-
Procesioni Ratha
Festivali Ratha, ratha mela (bengalisht: রথ মেলা), zgjat një muaj dhe është i lidhur me Kalendarin Bangla. Ai zhvillohet gjatë muajit bengalez të Ashadhit (bengalisht: আষাঢ়). Data është caktuar në çerekun e dytë të hënës. Zakonisht, koha bie gjatë qershorit, por ndonjëherë ajo bie gjatë korrikut. Festimet zhvillohen përgjatë rrugës kryesore të Dhamrait.
Përveç tezgave të ndryshme të vendosura për të shitur prodhime të ndryshme, zhvillohen edhe shfaqje cirku dhe kukullash për të zbavitur njerëzit nga shtresa dhe besime të ndryshme. Në këtë festë marrin pjesë edhe shumë myslimanë bengalezë si në vëllazëri.
Galeri pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
- Mathurapur Deula
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
Referime
Redakto- ^ "Rathajatra festival today". The New Nation, Dhaka (në anglisht). 24 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 3 shtator 2012.
- ^ Paresh Chandra Mandal (2012). "Rathayatra". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
- ^ Dulal Chandra Sarkar; Mohammad Shahadat Hossain, red. (qershor 2012). Booklet (në anglisht). Dhamrai Upazila Krishibid Association.
Bibliografia
Redakto- Paresh Chandra Mandal (2012). "Rathayatra". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
- Dulal Chandra Sarkar; Mohammad Shahadat Hossain, red. (qershor 2012). Booklet (në anglisht). Dhamrai Upazila Krishibid Association.