Tempulli Raxharam Khalia

Tempull hindu në Bangladesh

Tempulli Raxharam është një nga tempujt më të vjetër dhe monument i ruajtur i Bangladeshit i vendosur në distriktin e Madaripurit. Ai gjendet në bashkinë Khalia të upazilës Raxhoir të distriktit të Madaripurit. Ai ësthë një tempull i ndërtuar nga pasardhësit e zamindarëve të Khalia.[1]

Tempulli Raxharam Khalia
খালিয়া রাজারাম মন্দির
Pamje ballore e tempullit me hyrjet kryesore
Informacion i përgjithshëm
StatusiMonument arkeologjik
TipiTempull hindu
Stili arkitekturalGaudija ose Bangija
VendndodhjaKhalia, upazila Raxhoir, distrikti i Madaripurit, Bangladesh
Koordinatat23°13′27″N 90°00′23″E / 23.22422°N 90.006444°E / 23.22422; 90.006444
Lartësia14.33 m (47.0 ft)
Named forRaxharam Roj Çoudhuri
PërfundimiShekulli XVII
Lartësia14.33 m (47.0 ft)
Technical details
Floor count2

Historia

Redakto

Shenjti i Kalit, Raxharam Roj Çoudhuri, pjesë e familjes së atëhershme të zamindarëve të Khalias, e ndërtoi tempullin në këtë zonë në shekullin e XVII. Megjithëse zamindari shpenzoi mjaft para për ta ndërtuar tempullin, data e saktë e ndërtimit të tij nuk dihet. Megjithatë, shumë njerëz besojnë se ai u ndërtua rreth vitit 1825.[2] Ai është quajtuar sipas emrit të zamindarit Raxharam.

Paraqitja

Redakto
 
Pamje këndore e tempullit

I gjithë tempulli është ndërtuar në stilin rural me 23 përqind të truallit. Tempulli ka një kuzhinë me një tërësi prej 9 dhomash, nga të cilat tre dhoma janë në katin e poshtëm, ndërsa 6 dhoma në katin e sipërm. Kompleksi ka edhe një vend të veçuar për adhurim. Lartësia e tempullit është 14.33 metres (47.0 ft), ndërsa gjatësia dhe gjerësia e tij janë 6.1 metres (20 ft) dhe 4.88 metres (16.0 ft). Secili mur i këtij tempulli dy-katësh është pikturuar me hyjni të ndryshme, si dhe pasqyrime të Ramajanas dhe Mahabharatas. Shumë nga kati përdhes i këtij tempulli tani është fundosur nën tokë. Tashmë, ai është nën mbrojtjen e Departamentit të Arkeologjisë së Bangladeshit.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Salahudin Mahmud (6 mars 2016). "মাদারীপুরের ঐতিহ্যবাহী রাজারাম মন্দির". jagonews24.com (në bengalisht).
  2. ^ "বাংলাদেশ জাতীয় তথ্য বাতায়ন". rajoir.madaripur.gov.bd (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2016. Marrë më 8 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto