Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
Tempulli i Çandravatit është një monument në distriktin e Kishoreganxhit, në divizionin e Dhakës të Bangladeshit. Çandravati është i famshëm si poetja e parë bengaleze në historinë e Letërsisë Bengaleze. Tempulli Çandravati është një sit arkeologjik i mbrojtur nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Në fakt, tempulli i kushtohet perëndisë Shiva. Tempulli i Shivës gjendet në bregun e lumit Fuleshvari në fshatin Kaçaripara të bashkisë Maixhkhapan në upazilën Kishoreganxh Sadar.[1]
Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara | |
---|---|
চন্দ্রাবতী মন্দির | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Monument arkeologjik |
Tipi | Tempull hindu |
Vendndodhja | bregu i lumit Fuleshvari, fshati Kaçaripara, komuna Maixhkhapan, upazila Kishoreganxh Sadar, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 24°29′44″N 90°48′03″E / 24.495662°N 90.800884°E |
Lartësia | 9.75 m (32.0 ft) |
Named for | Çandravati Bansidas |
Përfundimi | Shekulli i XVI |
Lartësia | 9.75 m (32.0 ft) |
Technical details | |
Floor count | 2 |
Historia
RedaktoÇandravati ishte vajza e Dvixha Bansidas, poeti i famshëm i Manasa Mangalit në shekullin e shekulli i XVI. Tempulli Çandravati i Shivës përmban shumë nga historitë dhe incidentet e tij. Ky tempull u ndërtua për poeten Çandravati në pjesën e dytë të shekullit të XVI. Poetja Çandravati ishte një shkrimtare shumë e talentuar dhe premtuese. Nga libri Chandravati i shkruar nga Najan Ghosh dihet se në adoleshencë, Çandravati dhe një i ri brahmin nga vendi, Xhajananda, kishin rënë në dashuri. I ati i Çandravatit, Bansidas e pranoi dashurinë e tyre. Sipas rrëfimeve, ai organizoi gjithashtu martesën mes tyre. Por në fund, Xhajananda nuk u martua sipas fjalës së dhënë dhe u martua me një grua tjetër myslimane, Kamala. Për këtë martesë Xhajananda u konvertua në mysliman. Çandravati u shkatërrua nga kjo ngjarje. Në këtë kohë, ajo i kërkoi të atit të ndërtonte një tempull për adhurimin e saj. Përveç kësaj, Çandravati vendosi se ajo do mbetej virgjëreshë përgjithmonë. Babai i saj ndërtoi një tempull në bregun e lumit Fuleshvari sipas kërkesës së vajzës së tij. Që atëherë ai qëndroin në brigjet e lumit Fuleshvari me emrin Tempulli Çandravati.[1]
Përshkrimi
RedaktoTempulli Çandravati ka formë tetëkëndore. Lartësia e tempullit ësthë rreth 9.75 m (32.0 ft). Secili nga krahët e tij është 2.44 m (8.0 ft) i gjatë. Në katin përdhes të tempullit ndodhet një dhomë dhe hyrja e tij. Brenda dhomës ndodhen 7 kamare. Në katin e dytë të tempullit ndodhet një kamare e madhe me punime të bukura prej terrakote. Nga kati i dytë, tempulli ngushtohet gradualisht deri në lartësinë 9.75 m (32.0 ft). Në majën e tij ndodhet pjesa arkeologjikisht e rinovuar e tempullit në vitet 1990.[1]
Galeri pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në Bangladesh
Referime
Redakto- ^ a b c "Historical and Tourist Places in the District". Kishoreganj District Administration (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2016. Marrë më 17 tetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- "Tourist spot". Kishore District Administration (në anglisht). Marrë më 1 shtator 2024.