Tempulli Nilathingal Thundam Perumal
Tempulli Nilthingal Thundam Perumal (i quajtur edhe Tempulli Chandrasoodeswarar Perumal) është një tempull hindu kushtuar Vishnut, i vendosur në Kanchipuram të shtetit indian Tamil Nadu. Tempulli gjendet në një faltore të Tempullit Ekambareswarar, tempulli më i madh në qytetin e Kanchipuramit, i vendosur në pjesën veriore të qytetit.[1] Gopurami (Kullë mbi portik) i tempullit është 59 metra i lartë, që përbën një nga gopuramët më të lartë në Indi. Tempullit i thuren lavde në Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt VI-IX. Për rrjedhojë është një nga 108 Divya Desamët kushtuar Vishnut, i cili adhurohet në formën e Nilathingal Thunda Perumalit dhe bashkëshortes së tij Lakshmi në formën e Nilathingal Thunda Nayagit. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe dy festa madhore vjetore, nga të cilat më e shquara është festa Vaikunta Ekadasi, e zhvilluar gjatë muajit tamil Margazhi (dhjetor - janar). Tempulli administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë. Ndryshe nga tempujt e tjerë vaishnavit ku një prift vaishnavit kryen ceremonitë, tempulli ka një prift shaivit si në një tempull të Shivës.
Legjenda
RedaktoParvati, bashkëshortja e Shivës ishte duke kryer një pendesë nën pemën e vjetër të mangos së tempullit pranë lumit Vegavathi.[2] Në mënyrë që të provonte përkushtimin e saj Shiva dërgoi zjarr te ajo. Hyjnesha Parvati iu lut vëllait të saj, Vishnu për ndihmë, i cili mori gjysëm-hënën nga koka e Shivës dhe i pasqyroi rrezet e saj, që kështu e fikën zjarrin që kishte marrë pema si dhe freskuan Parvatin. Shiva dëshironte pa provonte përsëri Parvatin dhe i dërgoi asaj lumin Ganga (Lumi Gang i hyjnizuar si perëndeshë) për të prishur pendesën e saj. Parvati iu lut Gangas dhe e bindi atë që të dyja ishin motra dhe kështu ajo nuk duhet ta dëmtonte atë. Për rrjedhojë, Ganga nuk e pengoi pendesën e saj dhe Parvati bëri një lingam prej rëre për tu bashkuar me Shivën. Shiva u bë i njohur me emërtimin Ekambareswarar ose "zoti i Pemës së Mangos" dhe Vishnu si Nilathingal Thundami.[3] Sipas një tjetër legjende Hindu, Parvathi po kryente një pendesë në këtë vend për të fituar bekimet e burrit të saj Shiva. Ajo kërkoi ndihmën e Vishnut ta ndihmonte në kauzën e saj. Vishnu u shfaq si Vamana me një kërmill deti, disk dhe rrezet e dritës së hënës. Besohet se Vishnu u shfaq për Chandran (hënën) dhe Shivën.[4] Ndërsa sipas një tjetër legjende, kur devat (hyjnitë qiellore) dhe asurat (demonët) ishin duke rrahur Oqeanin e Qumështit, Vishnu i ndihmoi ata si një breshkë Kurma që mbante malin. Gjarpri Vasuki i përdorur si një litar për rrahjen e qumështit nxori helëm që e ktheu ngjyrën e lëkurës së breshkës nga blu në të zezë. Vishnu shkoi te Brahma për ndihmë, i cili e këshilloi atë të adhuronte Shivën. Besohet se Dielli dhe Hëna janë dy sytë e Shivës. Ai hapi syrin e majtë, hënën, për të lehtësuar dhimbjen e Vishnut me rrezet e ftohta hënore. Sipas kësaj legjende, hyjnia kryesuese e tempullit u bë e njohur si Nilathingal Thunda Perumali.[5]
Historia
RedaktoTempulli Ekambareswarar është një nga më të vjetrit në Indi që ka ekzistuar të paktën që nga viti 600 i e.s. në Arkitekturën Dravidiane. Poezia tamile e shekullit të II flet për Kama kottamin dhe Kumara kottamin (të përputhura me tempujt e tanishëm Kamakshi Amman dhe Subramanya). Fillimisht tempulli u ndërtua nga Dinastia Pallava, por struktura ekzistuese, u rindërtua nga mbretërit e mëvonshëm Chola. Në këtë tempulli shërbeu si prift vedantisti Kachiyapper. Adi Sankara, shenjti i shekullit të X e rimodeloi Kanchipuramin bashkë me zgjerimin e këtij tempulli ashtu si dhe Tempullin Kamakshi Amman dhe Tempullin Varadaraja Perumal me ndihmën e sunduesve vendorë.[6] Mbretërit Vijayanagarë, gjatë shekullit të XV, bënë gjithashtu mjaft kontribute në tempull dhe më vonë u zhvilluan nga Vallal Pachiyappa Mudaliari i cili shkonte rregullisht nga Chennai në Kanchipuram për tu falur në këtë tempull. Ai shpenzoi mjaft para që i grumbulloi gjatë sundimit britanik mbi rikonstruksionin e tempullit, Pachiyappa Mudaliari i hipur mbi shpinën e një kali mund të shihet në Kolonën e Tempullit. Në një fazë të mëvonshme u ndërtua në Chennai një tempull i ngjashëm me të njëjtin emër Ekambareswarar nga Pachiappa Mudaliari në mënyrë që të shmangte udhëtimin deri në Kanchipuram. Raporti i Archaeological Survey of India i viteve 1905–06 tregon rikonstruksione të gjera të zhvilluara në tempull nga Nattukottai Chettiari.[7] Në kohët moderne, tempulli administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.
Arkitektura
RedaktoTempulli gjendet në rrethimin e parë rreth Tempullit Ekambareswarar, i vendosur në shenjtëoren jug-perëndimore. Nilathingal Thundam Perumali shihet në një posturë në këmbë i drejtuar nga perëndimi në faltoren nën Purushasuktha Vimanan. Nuk ka faltore të veçantë për bashkëshorten Nilanthingal Nayagi, as edhe ndonjë imazh festiv i veçantë.[5] Tempulli Ekambareswarar shtrihet në një sipërfaqe prej 93.000 m2. Duke arritur një lartësi prej 59 m, Raxha gopurami (kylla e portikut hyrës) i tempullit është një nga më të lartit në Indinë Jugore. Një veçori e shquar e tempullit është Aayiram Kaal Mandapami, ose salloni me njëmijë kolona", që u ndërtua nga mbretërit Vijayanagarë. Muret e brendshme të tempullit janë të dekoruar me një gamë prej 1,008 Siva lingamësh.[8] Tempulli ka pesë prakaramë (oborre) dhe një sallon me njëmijë kolona. Kampai Tirtha, depozita tempullore besohet se ushqehet nga një lum i shenjtë i nëndheshëm. Oborri i katërt përmban një Tempull të vogël të Ganeshës dhe një pellg ujor. Oborri i tretë përmban mjaft faltore të vogla. Shenjtërorja përmban lingam bashkë me imazhin e Shivës.[9]
Rëndësia fetare
RedaktoNdryshe nga tempujt e tjerë të Vishnut që kanë priftërinj vaishnavitë, ky tempull ka vetëm priftërinj shaivitë pasi tempulli është i vendosur në kompleksin e një tempulli të Shivës. Për hyjninë kryesuese të tempullit nuk ka festa të veçanta.[10] Tempullit i thuren lavde te Nalayira Divya Prabandhami, kanoni vaishnavit i shekujve të VII-IX, nga Thirumangai Azhwari në një hymn dhe për rrjedhojë tempulli klasifikohet si Divya Desam, një nga 108 tempujt e Vishnut që përmenden në libër. Bashkëshortja e Nilathingal Thundam Perumalit (të quajtur edhe Chandrasoodeswarar Perumali) quhet Nilathingal Thunda Nayagi (e quajtur gjithashtu Ver Oruvar Illa Valli). Tempulli është një nga dy Divya Desamët e rrallë, ku tjetri është Tempulli Govindaraja Perumal, që janë të përfshira në një tempull të Shivës. Në këtë tempull ritualet zhvillohen vetëm nga priftërinjtë shaivitë.[4]
Festat dhe praktikat fetare
RedaktoPriftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave si dhe mbi bazë ditore. Priftërinjtë e tempullit i përkasin Bashkësisë Shaivite, një nënkastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryhen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 të pasdites, Irandamkalami në orën 7:00 po të pasdites dhe Ardha Jamami në orën 10:00 darkës. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Govindarajan ashtu dhe për Pundarikavallin. Gjatë fazës së fundit të ritualeve, luhet nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërkohë që priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesi gjunjëzohen përpara imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen rituale javore, dy-javore dhe mujore. Festa 10-ditore e Vaikunta Ekadasit që zhvillohet gjatë muajit tamil Chittirai (dhjetor - janar) është festa më e shquar e tempullit. Në tempull kryhen rituale të veçanta puxha çdo ditë të hënës së re.[10]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Let's Go India and Nepal, 8th Ed. Let's Go Publications. fq. 585.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. Neë Delhi: Asian Educational Services. fq. 71–2. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rajaiah, Ratna (2010). How the Banana Goes to Heaven. Chennai: Manipal Press Limited. ISBN 978-93-8065-860-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b M.S., Ramesh (1993). 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1. Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rao, P.V.L. Narasimha (2008). Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples. New Delhi: Readworthy Publications (P) Ltd. fq. 43. ISBN 978-93-5018-104-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hancock, Mary Elizabeth (2008). The politics of heritage from Madras to Chennai. Indiana, ShBA: Indiana University Press. fq. 220. ISBN 978-0-253-35223-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Alexander, Jane (2009). The Body, Mind, Spirit Miscellany: The Ultimate Collection of Fascinations. New York: Duncain Baird Publishers. fq. 91. ISBN 978-1-84483-837-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schreitmüller, Karen (2009). India. Germany: Karl Baedeker Verlag. fq. 545.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Sri Nilathunda Perumal temple". Dinamalar. 2011. Marrë më 27 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)