Kanali artificial i ujit apo ujësjellësi i Shkupit (anglisht: Skopje Aqueductmaqedonisht: Скопски аквадукт) është një ujësjellës dhe një vend arkeologjik që ndodhet në fshatin Vizbeg  2 km (1.2 mi) në veriperëndim të Shkupit, Maqedoni. Ky ujësjellës është i vetmi në Maqedoni i këtij lloji, dhe një nga tre ujësjellësit më të mëdhenjtë dhe të ruajura mirë në ish territoret e Jugosllavisë së bashku me "Ujësjellësin Diocletianus" afër Splitit, Kroaci dhe "Ujësjellësit Bar" në Mal të Zi.

Ujësjellësi antik i Shkupit

The question of when the Skopje Aqueduct was built is unclear. There are three theories: Çështja se kur është ndërtuar ujësjellësi në Shkup është e paqartë. Ekzistojnë tri teori:

  • gjatë sundimit të Romës (shekulli I); sipas kësaj teorie ujësijellësi i ka ushqyer me uji vendbanimet e legjionarëve të Scupi-t.
  • gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine (sundimi i Perandorit Justinian I); sipas kësaj teorie, ujësjellësi transportonte ujë në vendbanimin e ri Justiniana Prima.
  • gjatë sundimit të Perandorisë Osmane; sipas kësaj teorie ujësjellësi është ndërtuar në shekullin e 16 për një numër të madh të hamameve publike.[1]

Ky ujësjellës ka qenë në përdorim deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Vetëm rreth 386 metra (1,266 ft) me 55 harqe të kësaj strukture prej guri dhe tulla kanë mbetur. Supozohet se ujësjellësit mori ujë nga burimi Lavovec (fshati Gluvo në Malet e Karadakut), 9 kilometra (5.6 mi) në veriperëndim nga Shkupi dhe solli ujë në qendër të qytetit.

Shih edhe

Redakto
Panorama e ujësjellësit të Shkupit

Bibliografia

Redakto
  • Stampa:Mk Petrov K, «Akvedukt kraj Skopje i problemot na negovata datiranje», Godisen Zbornik na Filozofski Fakultet, 13 (1962).

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Coordinates: 42°01.411′N 021°25.124′E / 42.023517°N 21.418733°E / 42.023517; 21.418733

42°01.411′N 021°25.124′E / 42.023517°N 21.418733°E / 42.023517; 21.418733