Umihane Çuvidina
Umihane Çuvidina (rr. 1794 – rr. 1870) ishte një poete e hershme boshnjake e periudhës Osmane veprat e së cilës kanë mbijetuar deri në ditët tona.[1] Çuvidina përveq se i shkruante ajo edhe i këndonte poezitë e saj dhe ka kontribuar në masë të madhe në zhvillimin e muzikës popullore tradicionale boshnjake të njohur si sevdalinka.[2]
Biografia
RedaktoÇuvidina ka lindur në Sarajevë rreth vitit 1794, në kohën kur Bosnja dhe Hercegovina ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Çuvidina u rrit në Hrid, një lagje e Sarajevës, e cila shtrihej në anën e majtë të bregut të lumit Miljacka.
Në vitin 1813, Çuvidina ishte fejuar me një djalë të ri të quajtur Mujo Çamxhi Bajraktari i cili vdiq si një ushtar i ushtrisë perandorake të Alipashë Derendelisë gjatë Kryengritjes së Parë Serbe në fillim shekullit të XIX. Ai u vra në afërsi të qytetit të vogël Loznica pranë lumit Drina. E prekur thellë nga vdekja e të fejuarit të saj, Çuvidina vendosi të mos martohej më dhe zuri të shkruaj poezi për të fejuarin dhe shokët e tij ushtarë.
Për tre vjet pas vdekjes së Mujit, Umihana nuk doli fare jashtë oborrit të saj. Vetëm në vitin e katërt, ajo i preu flokët e saj si një shenjë e zisë së përjetshme, për të fejuarin e vdekur dhe flokët e saj i lidhi mbi rrethojat e oborrit të saj. Ky është një rast i cili përmendet edhe në poezitë e saj.
Poema e plotë e cila pa asnjë dyshim i atribuohet Çuvidinës është poezia prej 79 vargjesh e njohur me titullin "Sarajlinjët shkojnë ushtar kundër Serbisë" "Sarajlije iđu na vojsku protiv Srbije" (English: "The Men of Sarajevo March to War Against Serbia").[3]
Vdekja
RedaktoUmihane Çuvidina jetoi gjatë dhe vdiq në moshë të shtyer në vitin 1870 dhe ishte varrosur në një vend të panjohur në Sarajevë.
Trashëgimia
RedaktoShkolla fillore
RedaktoNjë shkollë fillore me emrin e saj "Shkolla Fillore Umihane Çuvidina"(Umihana Čuvidina Osnovna Škola) është hapur në vitin 1970 në një pjesë të Sarajevës, të quajtur Boljakov Potok.[4][5]
Më 26 shtator të vitit 1992, një numër i vogël i nxënësve ishin vrarë nga forcat Serbë në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës.[6] Tre muaj më vonë, më 16 dhjetor 1992, u vranë edhe tre të rinj shkollar nga një granatë serbe dhe shumë të tjerë ishin plagosur përderisa ata ishin duke luajtur në oborrin e ndërtesës. Këto incidente janë një pjesë e Rrethimit të Sarajevës, i cili ka zgjatur gati katër vjet.[7]
Të tjera
RedaktoShtëpia në të cilat ajo ishte lindur në "Rruga e Mujezinit" ("Ulica Mujezinova") në Stari Grad, Sarajevë me kalimin e viteve është dëmtuar rëndë. Banorët disa herë kishin kërkuar nga organet drejtuese të qytetit që të vendosej një pllakë me të dhënat historike për shtëpinë ku Çuvidina kishte jetuar dikur,[8] por pa dobi deri në vitin 2011 kur qyteti i Sarajevës aprovoi një fond prej 80,000 markash kovertibile të Bosnjës për restaurimin e rrugës dhe shtëpisë së saj.[9]
Në shtator të vitit 2012, aktorja boshnjake Nada Đurevska njoftoi se ajo dhe kolegu i saj Admir Glamoçak kanë planifikuar krijimin e një monodrama për Umihane Çuvidinën. Đurevska deklaroi se ajo kishte mbledhur informacione në lidhje me jetën enigmatike të poetes për vite të tëra.[10]
Lista e pjesshme e veprave
Redaktorreth 1810-1820
Redakto- "Çamxhi Mujo dhe Uma e bukur" (Čamdži Mujo and Beautiful Uma)[11]
- "Sarajlinjët marshojnë në luftë kundër Serbisë" (Sarajlije iđu na vojsku protiv Srbije)
- "Pikëllimi për Čamxhi Mujën" (Žal za Čamdži Mujom)
Referime
Redakto- ^ "Tarih donosi priču o Umihani Čuvidini". tvsa.ba. 28 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sevdalinka, naučni esej". ibn-sina.net. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Voices in the Shadows: Women and Verbal Art in Serbia and Bosnia; Pages 250 & 251. books.google.com. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Umihana Čuvidina Elementary School official website". osuc.edu.ba. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Osnovna škola "Umihana Čuvidina", Sarajevo". most387.com. 6 janar 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Obilježena godišnjica ubistva devet građana Novog Grada". avaz.ba. 28 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "OBILJEŽENA 20. GODIŠNJICA STRADANJA U POTUR ŠEHIDIJINOJ ULICI". novigradsarajevo.ba. 17 dhjetor 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Propada ulica u kojoj je rođena čuvena Umihana Čuvidina". avaz.ba. 1 prill 2011. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Dosta oštećenih kaldrma u Starom Gradu: Za sanaciju 80.000 KM". avaz.ba. 24 maj 2011. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Đurevska i Glamočak pripremaju monodramu o Umihani Čuvidinoj". avaz.ba. 25 shtator 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "CAMDZI MUJO I LIJEPA UMA". camo.ch. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2018. Marrë më 24 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)