Universiteti i Dublinit (en: University of Dublin) është një universitet kërkimor publik, i cili ndodhet në Dublin, kryeqyteti i Irlandës.

Universiteti i Dublinit
Stema e Universitetit
Latin: Universitas Dubliniensis
LlojiUniversitet publik
Themelimi1592
KancelariMary Robinson
Studentë16,729 (2014-15)[1]
KampusiDublin, Irlandë
Faqja zyrtarewww.tcd.ie


Sheshi hyrës i Kolegjit të Trinitetit

Universiteti u themelua në vitin 1592, kur Mbretëresha Elizabeta e Parë nënshkroi një dekret mbretëror për themelimin e Kolegjit të Trinitetit, i cili do të shërbente si gur themeli për ndërtimin e Universitetit të Dublinit, çka e bën Universitetin institucionin e arsimit të lartë më të vjetër në Irlandë

Ndonëse Universiteti i Dublinit u themelua bazuar mbi modelin kolegjial të Oksfordit dhe të Kembrixhit, në ndryshim me ato të dy, të cilët kanë një mori kolegjesh përbërëse, Universiteti i Dublinit përbëhet vetëm nga Kolegji i Trinitetit. 

Për shkak të origjinës së tij mesjetare, Universiteti i Dublinit konsiderohet si një nga shtatë Universitetet e Moçme të Britanisë dhe Irlandës.


Burim i të dhënave Redakto

  1. ^ "Student Numbers – Trinity College Dublin". Tcd.ie. 20 tetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Staff Numbers – Trinity College Dublin". Tcd.ie. 20 tetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)