Fandom

shërbim dhe domen i pritjes së Wiki
(Përcjellë nga Wikia)

Fandom (sqt. fendëm; njohur dikur si Wikicities dhe Wikia) është një kompani amerikane që bart wiki të fokusuara në tema argëtuese (dmth. video lojëra, programe televizive, filma, personalitete, etj.)[4] Kompania është private dhe fitimprurëse, me bazë ligjore në Delaware dhe me seli në San Francisko. Ajo u themelua në tetor 2004 nga bashkëthemeluesi i Wikipedias Jimmy Wales dhe Angela Beesley.[5] Fandom u ble në 2018 nga TPG Inc. dhe Jon Miller përmes Integrated Media Co.[6]

Fandom, Inc.
Webfaqja
KomercialPo
Tipi i faqesShërbim bartës i wikive
RegjistrimSipas dëshirës
Gjuha(t) e gjendshmeShumëgjuhëshe
përdoruesit350 million[1] (që prej dhjetor 11,  2022 (2022 -12-11))
Content license
Written inPHP, JavaScript (Node.js)
PronariTPG Inc. (2018–vazhdon)[3]
Krijuar nga
Lëshuar më
  • 18 tetor 2004; 20 vite më parë (2004-10-18) (shërbim bartës i wikive; si Wikicities)
  • 25 janar 2016; 8 vite më parë (2016-01-25) (Fandom News and Stories)
Gjendja e tanishmeAktive

Fandom përdor MediaWiki, wiki softuerin e hapur që edhe Wikipedia e përdor. Përkundër Fondacionit Wikimedia, organizatës jofitimprurëse që e bart Wikipedian, Fandom vepron si kompani fitimprurëse dhe i nxjerr fitimet nga reklamat dhe përmbajtjes së shitur, duke botuar shumicën e tekstit të ofruar nga përdoruesit nën licensat copyleft.[7] Fandom drejton gjithashtu projektin e ndërlidhur editorial, duke ofruar lajme në kulturë dhe video lojëra.[8] Wikit në Fandom barten përmes domeinit fandom.com, që është bërë një ndër 50 faqet më të vizituara në botë, duke u ngritur në popullaritet prej viteve 2020. Pjesa më e madhe e trafikut vjen nga Shtetet e Bashkuara me 25,79%, me pjesën e dytë më të madhe duke ardhur nga Rusia me 7.76% sipas Similarweb.[9]

Historia

Redakto

2004-2009: Kohët e hershme dhe rritja

Redakto

Fandom u lancua më 18 tetor 2004 në orën 23:50:49 (UTC) nën emrin Wikicities (gjë që ftoi krahasime me shërbimin e dikurshëm GeoCities nga Yahoo),[10] nga Jimmy Wales, bashkëthemelues i Wikipedias, dhe Angela Beesley Starling—respektivisht kryetar emeritus dhe pjesëtare e bordit këshillues të Fondacionit Wikimedia. Ideja origjinale e Wales-it ishte të përdoret ideja e tij e Wikipedias për një vend ku njerëzit nga i njëjti qytet apo vendi gjeografik mund të takoheshin së bashku.[11]

Projekti u riemërtua si Wikia më 27 mars 2006.[12] Në muajin para zhvendosjes, Wikia njoftoi një investim kapital 4 milionë dollarësh nga Bessemer Venture Partners dhe First Round Capital.[13] Nëntë muaj më vonë, Amazon.com investoi 10 milionë dollarë në financim të Serisë B.[14] Deri në shtator 2006, Wikia arriti afro 1500 wiki në 48 gjuhë. Me kalimin e kohës, Wikia mori me vete wiki dikur të pavarura si LyricWiki, Nukapedia, Uncyclopedia, dhe WoWWiki.[15] Gil Penchina (dikur kryeshef ekzekutiv në Wikia) e përshkroi webfaqen si "pjesa tjetër e bibliotekës dhe kioskut të revistave".[16] Materiali është përshkruar edhe si joformal, dhe shpesh duke iu afruar kufirit të argëtimit, duke lejuar importimin e hartave, videove nga YouTube, dhe materialeve tjera që nuk i përkasin traditave të wikive.[17]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "What Is Fandom". Fandom (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2023. Marrë më 11 dhjetor 2023.
  2. ^ "Licensing". Fandom (në anglisht). Wikia, Inc. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2019. Marrë më 27 prill 2019.
  3. ^ Kafka, Peter (12 mars 2018). "Digital media veteran Jon Miller, backed with money from TPG, is going shopping for websites". Vox. Vox Media, Inc. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2022. Marrë më 5 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Chmielewski, Dawn (2016-01-25). "Wikia Launches Fandom, a New Place to Get Your Nerd On". Vox (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2022. Marrë më 12 mars 2022.
  5. ^ Pink, Daniel H. (13 mars 2005). "The Book Stops Here". Wired (në anglisht). Vëll. 13 no. 3. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2005. Marrë më 1 gusht 2007.
  6. ^ "About Fandom". Fandom powered by Wikia (në anglishte amerikane). Wikia, Inc. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2019. Marrë më 27 prill 2019.
  7. ^ John K Waters & Lester, John (2010). The Everything Guide to Social Media: All you need to know about participating in today's most popular online communities. Adams Media. fq. 171. ISBN 9781440509469. Marrë më 17 shtator 2014. Wikia is free. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Fandom". Fandom powered by Wikia (në anglishte amerikane). Wikia, Inc. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2019. Marrë më 27 prill 2019.
  9. ^ "fandom.com Market Share, Revenue and Traffic Analytics". Similarweb. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2019. Marrë më 10 maj 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Gussow, Dave (4 prill 2005). "Global villages convene in wiki town halls". St. Petersburg Times. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2005. Marrë më 7 prill 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Fandom runs some of the biggest communities on the internet — can CEO Perkins Miller keep them happy?". theverge.com. 22 gusht 2023. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2023. Marrë më 23 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Cashmore, Pete (28 mars 2006). Mashable (red.). "Wikia – Build Your Own Wiki". Mashable. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015. Marrë më 13 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Hinman, Michael (10 mars 2006). "Venture capitalists invest wiki-millions". Tampa Bay Business Journal. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2007. Marrë më 10 mars 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Jimmy Wales's Wikia Venture Gets Funding From Amazon". The Wall Street Journal. 6 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2016. Marrë më 24 dhjetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Warschauer, Mark; Grimes, Douglas (2007). "Audience, Authorship, and Artifact: The emergent semiotics of Web 2.0". Annual Review of Applied Linguistics. 27: 1–23. CiteSeerX 10.1.1.540.2850. doi:10.1017/S0267190508070013. S2CID 62103795. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Barton, Matthew & Cummings, Robert (2009). Wiki Writing: Collaborative Learning in the College Classroom. University of Michigan Press. fq. 14. ISBN 978-0472024513. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2023. Marrë më 17 shtator 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Safko, Lon (2010). The Social Media Bible: Tactics, Tools, and Strategies for Business Success. John Wiley & Sons. fq. 491. ISBN 9780470912706. Marrë më 18 shtator 2014. Wikia. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)