Wikipedia:Administrata/Dorëheqje/Mr. Pseudo
Latest comment: 8 vjet më parë by Taketa in topic Mr. Pseudo
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR
Mr. Pseudo (diskutim · kontribute)
- Kandidoj për heqje të privilegjeve të administratorit Mr. Pseudo për shumë arsye, por mbi te gjitha po pengon punën e Wikipedianëve te tjerë, gjë e kundërt me atë që duhet të bëj një administrator. Ne, administratoret nuk jemi këtu per te urdhëruar, penguar, ndaluar kontributoret, ne duhet ti motivojmë, ndihmojmë, qe sa me shumë të ngrihemi si komunitet. Per mua mbi te gjitha nuk janë artikujt, por njerëzit, dhe njerëzit formojnë komunitetin, komuniteti ndërton enciklopedi dhe nëse ne nuk kemi bashkëpunim, nuk bëhemi komunitet, atëherë është pa vlere artikulli.
Disa nga argumentet që dua të përfshijë në këtë kandidim janë:
- Ka një qasje shumë të ashpër dhe ndonjëherë ofenduese ndaj përdoruesve të tjerë (kërkon mirëkuptim )
- Nëse ka një problem me një përdorues, pastaj do kërkojë qime në vezë për çdo redaktim të tij.
- Probleme banale me administratoret e tjerë (ska rendësi diskutimi, thjesht ska një mirëkuptim ose rruge te mesme në diskutimet ku merr pjesë ai) [1], [2], [3], [4], dhe shume te tjera qe jane i llojit te njejte.
- Gjithçka që është jashtë ideologjisë së tij personale, do kundërshtojë ose diskutoj për faktet të imta (Kur ne dime se me shume se gjysma e artikujve në sqwiki kane këto probleme, dhe nuk ja vlen të merresh vetëm për zgjidhjen e problemit të fakteve për një artikull) [5], [6].
- Ka pasur një problem shumë të madh me një grup përdoruesish. Fakti qe Fondacioni i Wikimedias e njeh User Grupin e "Wikimedians of Albanian Language User Group" [7], për Mr. Pseudo ndoshta ska rëndësi, edhe kur grupi fiton Grant nga Fondacioni Wikimedia, përsëri ai mendon se ato e dëmtojnë wikipedian.
- Për mënyrën e bllokimit të përdorueseve, nuk pajtohem. Ka bllokuar Olsibot pa paralajmërim, dhe pa u marr një vendim i administratorët e tjerë. Nje rast tjetër, bllokohet një perdorues per shkak te shkrimit te këtij komenti [8].
- Lista e disa argumenteve të diskutimeve të mëparshme [9].
- Nuk zgjidh problemet/diskutimet, por mundohet të fitojë debatin. --Liridon (diskutimet) 25 dhjetor 2015 00:51 (CET)
Votimi
- PËR Arsyet i kam përmendur në propozim Liridon (diskutimet) 25 dhjetor 2015 00:51 (CET)
- PËR Aspak bashkepunues. Akuzon te tjeret per shtim permbatjeje joneutrale,[10] nderkohe qe vete shton opinione personale ne artikuj.[11] Bllokon te tjeret per sulme personale, nderkohe qe mua me quan mashtrues.[12] --Olsi (diskutimet) 25 dhjetor 2015 01:31 (CET)
- PËR — AMMARTIVARI DISKUTO 25 dhjetor 2015 07:25 (CET)
- PËR Kurfar dobie nuk kem nga puna e tij, vetem deme.--PLANETI DISKUTO 28 dhjetor 2015 07:45 (CET)
- PËR --Margott (diskutimet) 28 dhjetor 2015 14:37 (CET)
- ASNJANËS Mbaj një qëndrim asnjanës për shkak se nuk di çfarë pasoja do të ketë heqja e privilegjeve për përdoruesin në fjalë. Ai mund të shkurajohet (po, kjo është fjalë shqipe, fjalori.shkenca.org ma këshillon si sinonim për "dekurajoj") dhe të ndalë kontributin e tij ose mund t'a kuptojë si një shenjë që të përmirësohet në sjelljen e tij. Shpresoj që të jetë kjo e fundit. Mbase e kupton gjatë leximit të mendimit tim që Wikipedia shqiptare nuk është mjedis i egër dhe ai s'ka arsye që të sillet si i tillë. -- Franx 4 janar 2016 14:03 (CET)
- U bë!. Admin flag removed. Taketa (diskutimet) 8 janar 2016 06:17 (CET)