Wikipedia:Zyra e Ankesave

(Përcjellë nga Wikipedia:Ankesa)
Latest comment: 3 orë më parë by LefterDalaka in topic Abuse filter
Stema e Zyrës së Ankesave
Zyra e Ankesave

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Artikuj që janë vetëm tituj të librave

Redakto

Një shikim brenda Speciale:AllPages e shfaq problemin më të madh në Wikipedia-n shqip: ka tepër tepër artikuj rreth librave jo të shquar, që vetëm kanë titullin, autorin, numrin e faqeve, dhe ndoshta botuesin. Nëse është me fat, ka ndonjë përshkrim të shkurtër të librit. Wikipedia është enciklopedi digjitale dhe jo magazinë apo librari. Për më tepër është e ndaluar të përfshijmë përmbajtje intelektuale të mbrojtur nën të drejtën autoriale, përveç nëse ekziston një arsyetim ku mund të përdoret një formë e reduktuar e veprës intelektuale.

Prandaj... pse është ky problem kaq i përhapur nëpër Wikipedia shqip për kaq shumë kohë?

Nuk besoj që jemi të interesuar të kemi faqe si "Skënderbeu" ose misioni i pamundur i Schmitt-it apo 200 vjet të Jeronim de Radës : veprat e Jeronim de Radës në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", artikuj që karakterizohen me tituj tepër të gjatë dhe përmbajtje shumë të shkurtër.


https://sq.wikipedia.org/wiki/Fikrije_Lushaku informacione te rreme fshijeni?

A ekziston diçka që Wikipedia shqip mund të bëjë rreth këtij fenomeni?

Fallbackintoreality (diskutimet) 10 prill 2024 21:23 (CEST)Reply

Fallbackintoreality, përshëndetje!
Nëse sheh Speciale:FaqeTëShkurtra do të vësh re se ka shumë artikuj problematikë të së njëjtës natyrë. Besoj se çështja e librave bie më shumë në sy ngaqë njerëz të ndryshëm kërkojnë "të ndihmojnë" e hapin artikuj për librat që kanë në shtëpi apo librat e rinj që sapo dalin. Plani im është që pasi të arrijmë 100 000 artikuj të fillojmë të mundohemi të rrisim pak cilësinë e artikujve duke bërë disa krasitje të tyre. — Klein Muçi (diskutimet) 11 prill 2024 09:17 (CEST)Reply
Me atë hap i bjen edhe dy vjet për me e futë atë plan në lëvizje... Fallbackintoreality (diskutimet) 12 prill 2024 01:44 (CEST)Reply
Fallbackintoreality, shpresa është që shifra të arrihet brenda këtij viti. Gjithsesi 2 vite do të ishin sërish më pak kohë se sa disa 5 vjeçarë që mund të kenë artikuj të ndryshëm që presin për fshirje, fatkeqësisht. Për një plan më të hollësishëm të vizionit tim vetjak në lidhje me çështjen mund të shikosh këtu. Se sa realizohet e si ndryshohet rrugës më pas nuk i dihet duke qenë se sigurisht nisma të tilla të mëdha nuk mund të jenë zgjedhje e vetëm një personi, edhe nëse ky person është një administrator. — Klein Muçi (diskutimet) 12 prill 2024 12:14 (CEST)Reply

Abuse filter

Redakto

U përpoqa të rregulloja referencat në artikullin Dhimitër Stamo, duke i zëvendësuar ato me burime nga artikulli anglisht, por nuk më lanë të njiheshin keqdashëse! A mund ta çaktivizoni filtrin e abuzimit? Faleminderit shumë.

më jep këto dy njoftime

Artikulli juaj nuk përmban asnjë burim.

Krijimi i faqeve shumë të shkurtra është veprim i ndaluar. - LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 03:49 (CEST)Reply

@LefterDalaka, përshëndetje! Mbase gabimisht jeni përpjekur të punoni diku tjetër dhe jo te artikulli në fjalë. Shoh që te artikulli në fjalë e keni kryer një ndryshim (largimi i një referimi). Ishte kjo ajo që dëshironit të bënit? - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2024 10:28 (CEST)Reply
jo, nuk doja ta bëja këtë. Doja të ndryshoja citimet - vendosni ato që janë në hyrjen në anglisht https://en.wikipedia.org/wiki/Dhimit%C3%ABr_Stamo LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 20:17 (CEST)Reply
tani eshte ne rregull Faleminderit shumë LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 20:21 (CEST)Reply